• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tiranë-hajdutët e shtëpive/Jo vetëm me maska, por të miturit vjedhin edhe të veshur si kloun!

by Java News
29/05/2021 17:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një banesë njëkatëshe në Tiranë është boshatisur krejtësisht nga një hajdut, i cili ka vjedhur jo vetëm orenditë, por edhe veshjet dhe çdo gjë që mbahej në të. Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në rrugën “Beqir Luga”, kurse kallëzimi është dorëzuar pranë policisë numër 1 nga mirëmbajtësi i shtëpisë që ishte kontaktuar nga një familje tiranase për ta ruajtur. Kjo familje sipas kallëzuesit me inicialet F. N jeton në Austri dhe për këtë arsye për shkak të njohjeve familjare dhe lidhjeve të ngushta ia kishin besuar shtëpinë e vjetër tiranase që ta ruante dhe ta kontrollonte herë pas here. Por duke ndjekur këtë rutinë dhe teksa kujdesej, në ditën e radhës ky shtetas është ndeshur me një surprizë të keqe, që gjeti muret bosh.

“Kujdesesha përditë, në banesë kishte orendi si frigorifer, oboding ngjyrë bezhë, lavatriçe në ngjyrë të bardhë e markës borsh, tapete ngjyrë gri dhe bezhë, lule të shtëpisë, rroba të ndryshme, batanije dhe po kështu orendi të tjera”, përshkruan burri se si kishte qenë shtëpia që u bastis.

“Gruaja ime shkoi rreth orës 11.00 për të parë shtëpinë dhe të kujdesej për të, sapo është afruar ka parë derën e oborrit të hapur ka hyrë brenda dhe ka parë derën e hapur të shtëpisë dhe aty ka vënë re se sendet në shtëpi ishin marrë”.

Denoncuesi sqaron se disa shtëpi pranë shtëpisë përdhese ishin prishur mbasi aty do ndërtohej një pallat dhe duke aluduar ai ka shtuar se pikërisht hajdutët kanë përfituar nga kjo situatë për të boshatisur shtëpinë në fjalë. “Por kjo shtëpi që ne kujdeseshim nuk do të shembej, kështu që nuk ka mundësi që ta kenë boshatisur për këtë qëllim”, thekson bahçevani.

Mbas shumë kontrollesh dhe marrjesh në pyetje, policia thotë se ka identifikuar autorin që është një fëmijë i moshës 13 vjeç.

O. H tregon në prani të psikologut se i mori sendet në këtë objekt duke i futur në një karrocë plehrash dhe pa u shqetësuar nga askush. Sipas fëmijës ai i mori sendet mbasi prindërit e tij janë të varfër dhe duke menduar se kjo banesë do të shembej, i lumtur “I largova prej andej pasi neve si familje na mungojnë këto gjëra kështu që përpara se të shkatërroheshin neve na shpëtonin”, pohon 13-vjeçari që nuk u arrestua mbasi është nën moshë.

I veshur si kloun

Prej muajsh Gazetasi.al ka dhënë alarmin e shtimit të vjedhjeve, jo vetëm të sulmeve në rrugë ku të maskuar me maska anti-covid u rrëmbejnë kalimtarëve telefona, çanta dhe bizhuteri. Por edhe nga ata që vjedhin kryesisht biçikleta, shtëpi, farmaci dhe dyqane rrobash apo ushqimesh. Rasti i mëposhtëm që Gazetasi.al po e përshkruan ekskluzivisht bën fjalë për një të ri që vendosi një paruke të kuqe, u ngjyros në fytyrë dhe me dy thika mishi kërcënoi se do të vidhte çdo gjë, lopët, lekët dhe ç’të kishte shtëpia. Ngjarja ndodhi në fshatin Tagan sipas burimeve të Gazetasi.al dhe autor është fëmija e një çifti që u maskua dhe që deshi të vjedhë fqinjët. Gruaja me inicialet M. C shkoi në polici dhe kërkoi ndihmë mbasi ndihej e pasigurt. Si dëshmitare bëjnë me dije burimet u mora vajza e gruas që kujton: I thashë mami, erdhi djali i M. me dy thika në dorë, kishte vënë paruke dhe e kishte bërë fytyrën vija-vija si kloun.

Të shqetësuar kryefamiljarët telefonuan prindërit e të miturit që nga ana e tyre e kanë mbrojtur fëmijën “Shiko kush ka ardhur se djali im s’ka punë aty”, ka dëshmuar babai.

Por vajza e shtëpisë këmbëngul “erdhi në shtëpi, e njoha, shkoi tek viçi, preu litarët dhe tha do ta marr dhe do ta ther”. E mitura tregon se si fqinji goditi gjyshen dhe po ashtu edhe atë dhe se duke bërtitur kishte shtuar “mua s’më bën dot gjë policia, pasi s’kam mbushur 17 vjeç”.

Si dëshmitare është pyetur edhe e moshuara që shpjegon se si i mituri e kishte qëlluar me shkelma, mbasi ajo nuk e lejoi që të merrte viçin. “Ai erdhi vërdallë nëpër shtëpi, shkoi përsëri tek lopa donte të merrte lopën, pastaj uli pantallonat dhe në oborr bëri urinën në sy tonë. Më pas ky shtetas tha – “do vijmë me thika natën dhe do ju vrasim”.

Por prindërit e të miturit insistojnë se vajza e përshkruan këtë skenë sulmi nga inati, meqenëse dyshon se ai e ka ndarë nga i dashuri. Mbasi janë marrë dëshmitë policia bën me dije se ka marrë në pyetje dhe të miturin për të cilin dosja është hapur çuditërisht jo për vjedhje por për vepra të turpshme.

“Denoncueset i kam kushërira dhe ne nuk flasim prej vitesh. As që i njoh dhe as që ju shkojmë në shtëpi. Për ditën kur ato tregojnë se kam qenë atje, isha tërë ditën në punë në mobilieri. Thëniet e kushërirave nuk janë aspak të vërteta. Kam qenë tërë ditën në punë dhe nuk kam aspak kohë të merrem me këto gjëra. Më habit fakti që kushërira me të cilën nuk flas mendon dhe thotë këto gjëra”, deklaron pranë policisë i mituri.

Policia shton se do të marrë edhe dëshmi të tjera, kurse mbasi ka ushtruar kontrolle nuk ka gjetur as parukën dhe as thikat.

“E vetmja rrethanë e konfirmuar – tha agjenti i policisë është se familja e sulmuar, e ka një viç dhe një lopë që i mbajnë lidhur dhe ne jemi të prirur të besojmë përshkrimet e dy vajzave të vogla që e detajojnë sulmin dhe agresorin”. Por përse është hapur hetimi vetëm për vepra të turpshme dhe jo për vjedhje? Agjenti sqaron se i dyshuari i kishte mjetet për ta kryer vjedhjen, por nuk e kreu atë, veprimi që ai kreu ishte urinimi duke u zhveshur në sy të anëtarëve të familjes dhe kjo konsiderohet si vepër e turpshme.

Next Post
Qershori/ Muaji që do sjellë ndryshime institucionale në Shqipëri?!

Qershori/ Muaji që do sjellë ndryshime institucionale në Shqipëri?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Teza e re” nga njerëzit pranë Berishës: Edhe Merkel ka qenë e vetme në garë!

‘Teza e re” nga njerëzit pranë Berishës: Edhe Merkel ka qenë e vetme në garë!

May 12, 2026
Ish-zyrtari i NATO-s: As SHBA, as Irani nuk duan ta vazhdojnë luftën. Një raund negociatash nuk mjafton

“Nuk më intereson rritja e çmimeve”, Trump: SHBA do ta “përfundojnë punën” kundër Iranit!

May 12, 2026
Si e shndërroi Izraeli skenën e Eurovisionit në një mjet ndikimi

Si e shndërroi Izraeli skenën e Eurovisionit në një mjet ndikimi

May 12, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Ish-ambasadori Bimo: Shqipëria të vendosë çështjen shqiptare mbi integrimin europian

May 12, 2026
“Bravo Robert Ndrenika”, rrëfimi i Kullës: Kur u arrestua vëllai i Servet Pëllumbit, ishin prindërit e mi që…

“Bravo Robert Ndrenika”, rrëfimi i Kullës: Kur u arrestua vëllai i Servet Pëllumbit, ishin prindërit e mi që…

May 12, 2026
Të birin e prisnin sot në gjyq, Berisha e mbron publikisht: Shkëlzeni s’ka marrë asnjë njoftim. Po ma sulmojnë për arsye politike

Pse opozita anti-Berisha nuk organizohet në parti?

May 12, 2026
Salianji: Berisha në kushtet e Bashës në 2021, demokratët në dëshpërim të thellë

Salianji i kujton Berishës premtimin e 2021: Statuti ndalon kandidimin e tij dhe jo timin…

May 12, 2026
Humbja e thellë e opozitës, Minxhozi: Berisha e Meta duhet të ishin larguar nga postet e tyre

Nuk e kanë me Robertin, nuk e kanë as me Ndrenikën

May 12, 2026
“Pije helmin vetë, mos të gjej gjallë”, djali kërcënon nënën 80-vjeçare për një lopë

“Pije helmin vetë, mos të gjej gjallë”, djali kërcënon nënën 80-vjeçare për një lopë

May 12, 2026
“Largohu nga politika, të hiqet non grata!”. A ishte kjo oferta që iu bë Berishës nga ndërkombëtarët?!

“Largohu nga politika, të hiqet non grata!”. A ishte kjo oferta që iu bë Berishës nga ndërkombëtarët?!

May 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In