• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

TIRANE/ Gjykata dënon kirurgun turk, u pagua 7500 euro për zmadhimin e gjoksit, sakatosi pacienten

by Java News
28/06/2017 08:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Një mjek turk, kirurg plastik në një spital privat në Tiranë, u dënua me 1 vit burg nga gjykata e kryeqytetit për akuzën e “mjekimit të pakujdesshëm”.

I pandehuri Hakan G. u fajësua për operacionin e kryer në dhjetor të vitit 2011 te një femër që kishte kërkuar zmadhim të gjoksit dhe heqjen e rrudhave e dhjamit në pjesën e barkut.

Ndërhyrja estetike, për të cilën ka paguar 7500 euro, jo vetëm që nuk e ka zbukuruar pacienten G.B., por i ka sjellë asaj probleme të rënda shëndetësore dhe humbje e përhershme në 25 për qind të aftësisë për punë, shkruan “Panorama”.

Procesi ndaj mjekut Hakan G., i cili u gjykua pa masë sigurimi, nisi në maj 2015 dhe përfundoi në ditët e para të qershorit 2017. Në të njëjtin vendim gjykata i hoqi atij të drejtën e ushtrimit të profesionit të mjekut për një periudhë 2-vjeçare.

Për të bashkëpandehurën e tij, mjeken Rezarta K., gjykata vendosi pushimin e akuzës, pasi ndjekja penale ndaj saj nuk duhet të vazhdonte me. Në vijim zbardhet historia e gabimit mjekësor të kirurgut estetik turk, referuar vendimit të Gjykatës së Tiranës.

HISTORIA
Më 21.12.2011 shtetasja G.B. i është nënshtruar një trajtimi kirurgjikal në një spital privat në Tiranë në pjesën e gjoksit dhe të barkut, ku nëpërmjet këtij operacioni kërkonte të zmadhonte gjoksin dhe të bënte tërheqje të lëkurës në zonën e barkut. Sipas saj, që nga koha kur ajo është operuar ka pasur probleme të rënda shëndetësore si rezultat i operacionit të kryer.

Është administruar kopje e kartelës së kësaj shtetaseje, si dhe është marrë deklarimi i së dëmtuarës, ku deklarohet se për një vit rresht gjendja e saj nuk është përmirësuar, por i janë shkaktuar dëmtime të rënda fizike si rezultat i operacionit të bërë nga ana e mjekut Hakan G. Nga deklarimi i shtetases G.B. ka rezultuar se mjekët Hakan G. dhe Rezarta K. i kanë kryer asaj një vizitë.

E kanë pyetur se çfarë ndërhyrjesh ishte e interesuar të bënte. Ajo u ka thënë që donte të operonte barkun dhe të zmadhonte gjoksin. Sipas saj, mjeku turk i ka shpjeguar se është e mundur që këto ndërhyrje kirurgjikale të realizoheshin njëherazi dhe doktori turk i ka premtuar se rezultati i operacionit do të ishte i shkëlqyer. Duke qenë se doktori që i kishte premtuar ishte dhe ai që do të bënte ndërhyrjen i ka shpjeguar se shpenzimet për operacionin ishin 3900 euro për barkun dhe 3500 euro për gjoksin.

Duke u bazuar te parashikimet e mjekut dhe premtimet e tij, kallëzuesja ka vendosur të kryente operacionin më datë 21.12.2011. Duke u nisur nga premtimi i mjekut se pamja e jashtme do t’i përmirësohej, ajo ka vendosur që të bëjë operacionin duke rënë dakord edhe për pagimin e shumës përkatëse.

OPERACIONI
Më datë 21.12.2011, kallëzuesja është paraqitur te spitali në fjalë në orën 08:00. Ka takuar koordinatoren dhe bashkë me të ka firmosur disa letra që ajo ia ka dhënë, por që G.B. nuk i ka lexuar. Rreth orës 11:00 ka hyrë në operacion dhe ka dalë nga operacioni rreth orës 19:00. Më pas, ajo ka qëndruar 4 ditë e shtruar në spital. Në momentin që i ka dalë narkoza ka ndier dhimbje të madhe te pjesa e barkut dhe e gjoksit.

Mjeku i cili kishte bërë ndërhyrjen, doktori turk Hakan G., i ka shpjeguar se ishte normale që të kishte dhimbje. Pas 4 ditësh ajo ka dalë nga spitali, megjithëse nuk ishte e zonja të ngrihej në këmbë, por i kanë thënë që është normale dhe duhet të largohej, ose duhej të paguante spitalin çdo natë 80-120 euro. Duke qenë se ishte keq, ajo sqaron se dy ditë ka qëndruar me forcë, pasi plaga i rridhte gjak, ndërkohë mjekët i thoshin se ishte normale.

“ESHTE NORMALE”
G.B. ka deklaruar se mjekët i kishin vënë dy tuba, me një prej të cilëve urinonte dhe tjetri ishte për të nxjerrë gjakun që grumbullohej në plagë. Ditën që ka dalë nga spitali i kanë hequr tubin e kanalit të urinës. Ajo ka paguar 7500 euro dhe më pas është larguar nga spitali. Gjendja e saj ishte e keqe, pasi kishte shumë dhimbje dhe barku ka filluar t’i infektohej. I ka telefonuar doktoreshë Rezartës dhe i ka treguar që kishte dhimbje, dhe ajo i ka thënë se duhej të bënte durim pasi ishte normale. Pas katër ditësh ka ardhur përsëri në Tiranë, pasi plaga i ishte hapur.

OPERACION PER SE DYTI
Pasi ka shkuar te spitali privat e kanë pritur dy doktorët që e kanë operuar. Ata e ka futur sërish në sallën e operacionit dhe e kanë operuar përsëri, operacion i cili zgjati tri orë. Kësaj radhe ka qëndruar në spital vetëm një natë. G.B. është kthyer përsëri në qytetin e saj në Jug të vendit dhe ka qenë në të njëjtën gjendje me dhimbje të forta dhe rrjedhje gjaku, duke ndenjur e shtrirë një muaj pa lëvizur nga krevati.

Ndërkohë që vazhdimisht ka telefonuar spitalin për shqetësimet që kishte. I ka shpjeguar doktoreshës që edhe gjoksin nuk e kishte normal. Është ngritur në këmbë mbas tre muajve dhe për shkak se i duhej të bënte disa dokumente për leje qëndrimi në Itali ka shkuar atje.

Për një vit e 3 muaj ajo ka qenë e paaftë për punë, për shkak të kësaj ndërhyrjeje që i ka shkaktuar probleme të mëdha shëndetësore dhe mund t’i rrezikohej jeta në rast se nuk kryen ndërhyrje tjetër kirurgjikale. Kur është kthyer te spitali privat, mjekët nuk i kanë dalë më në takim.

Dëme të pakthyeshme, gjykata: Kirurgu duhet ta parashikonte
Në dëshminë e dhënë para gjykatës, ekspertët të cilët kanë përpiluar akt-ekspertimin mjekoligjor kanë konstatuar se dëmet e vërejtura te kallëzuesja G.B. “klasifikohen si dëmtime të përhershme, të pariparueshme, me prishje të estetikës së trupit, deformim të nivelit të gjoksit dhe të barkut”.

Sipas tyre, spostimi i buzës së plagës dhe asimetria e gjinjve është pasojë e mjekimit të pakujdesshëm. Gjykata në vlerësimin e saj shprehej se: “I pandehuri, me veprime aktive, të shtrira në kohë, i ka krijuar bindjen së dëmtuarës për të bërë ndërhyrjen në mënyrë të paprotokolluar, pa hartimin korrekt të kartelës klinike për këtë fakt, që më pas ka sjellë dëmtimin e rëndë të pacientes”.

Po sipas gjykatës, i pandehuri Hakan G. kishte detyrim dhe mundësinë të kuptonte që një operacion i tillë do të sillte pasoja shëndetësore për pacienten. “I pandehuri nuk e ka dëshiruar pasojën e ardhur, por kishte detyrimin dhe mundësinë ta parashikonte atë”, shprehej gjykata.

ma.me

Next Post
Serbia hap panairin me armatime e mjete të reja ushtarake

Serbia hap panairin me armatime e mjete të reja ushtarake

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Toka me dokumente false, Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 milionë euro pasuri

June 9, 2026
34-vjeçari rezulton i zhdukur prej 6 ditësh, dyshohet për ngjarje kriminale

34-vjeçari rezulton i zhdukur prej 6 ditësh, dyshohet për ngjarje kriminale

June 9, 2026
Deputetja e PD Tabaku mbron nismën për kujdestarët e fëmijëve me autizëm dhe sindromën Down: Këto familje kanë nevojë për mbështetje

Deputetja e PD Tabaku mbron nismën për kujdestarët e fëmijëve me autizëm dhe sindromën Down: Këto familje kanë nevojë për mbështetje

June 9, 2026
Aksidenti në aksin Librazhd-Elbasan, policia jep detajet: Viktima një 33 vjeçar nga Kina

Tjetër aksident në Vlorë, makina përplaset me motorin, një person përfundon në spital

June 9, 2026
GJKKO dënon me 2 vite e 4 muaj burg bashkëpunëtorin e drejtësisë, Artan Tafani

GJKKO dënon me 2 vite e 4 muaj burg bashkëpunëtorin e drejtësisë, Artan Tafani

June 9, 2026
“Mbështesim protestën qytetare”, Berisha: Ndodhemi në sallën e urgjencës për faj të Ramës

“Mbështesim protestën qytetare”, Berisha: Ndodhemi në sallën e urgjencës për faj të Ramës

June 9, 2026
Dhunimi i drejtorit të AKU Shkodër, arrestohet një prej autorëve të dyshuar

Dhunimi i drejtorit të AKU Shkodër, arrestohet një prej autorëve të dyshuar

June 9, 2026
Amnistia Penale/ Balliu: Të ulet mosha e pensionit për policët e burgjeve, Ministria e Drejtësisë: I japim zgjidhje përfitimit financiar

Amnistia Penale/ Balliu: Të ulet mosha e pensionit për policët e burgjeve, Ministria e Drejtësisë: I japim zgjidhje përfitimit financiar

June 9, 2026
“Shohim njerëz nga PS para drejtësisë, por nuk pendohemi për reformën”, Rama: Gjyqësori s’është më në duart e politikës

“Gënjeshtër e madhe nga padija”, Rama-protestuesve: Nuk po shkatërrojmë natyrën!

June 9, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 10 Qershor 2026

June 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In