Një grua e pajetë është gjetur paraditen e sotme, në zonën e Lundrës, në periferi të Tiranës.
Rreth orës 09:50, në një arë në Lundër, është gjetur pa shenja jete një shtetase rreth moshës 75-vjeçare, ende e paidentifikuar.
Nga këqyrjet në trup nuk rezulton të ketë shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Trupi i pajetë u gjet nga kalimtarë të rastit, duke u lajmëruar policia.
Paraprakisht dyshohet që e moshuara të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
/a.r











