• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Ping-pongu” për statusin, një anëtar i KLGJ “kallëzon” Irena Gjokën në ILD

by A R
05/02/2026 16:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas vendimi të Këshillit të Lartë Gjyqësor për të mos nisur procedurën e verifikimit të statusit të gjyqtares së posaçme Irena Gjoka, çështja është adresuar tek Inspektori i Lartë i Drejtësisë.

Debati mbi gjyqtaren Gjoka, i kthyer në një “patate të nxehtë” për institucionet e drejtësisë, nuk është përcjellë në ILD nga institucioni i Këshilli i Lartë Gjyqësor, por si ankesë nga një prej anëtarëve të qeverisë së gjyqësorit.

Fakti u konfirmua zyrtarisht në zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në përgjigje të interesit të A2 CNN, nëse KLGJ kishte përcjellë shkresërisht vendimmarrjen mbi gjyqtaren Gjoka e nëse vetë ILD kishte nisur hetim me iniciativë për rastin.

“Në përgjigje të email-it tuaj, ju vënë më dijeni se në datën 03.02.2026 pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë është përcjellë ankesa e një anëtari të Këshillit të Lartë Gjyqësor, me objekt fillimin e hetimit për shkelje disiplinore ndaj magjistratit Irena Gjoka, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, iu përgjigj ILD interesit të A2 CNN.

Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë Në vijim të përgjigjes, ILD informonte se Inspektori i Lartë i Drejtësisë do të shqyrtojë ankesën në përputhje me parashikimet përkatëse ligjore, por pa saktësuar nëse është regjistruar një procedim konkret ose jo.

Në mbledhjen e 30 janarit, teksa kishte në tryezë raportin e Prokurorisë së Përgjithshme, që provonte një vendim fajësie ndaj Gjokës nga drejtësia greke, KLGJ vendosi të mos niste verifikim, me arsyetimin se ky veprim duhet të kryhet nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë.

Next Post
Zhupa akuza Manjës: Pranoi me zë dhe figurë që nuk do votojnë asnjë nismë të opozitës!

Zhupa akuza Manjës: Pranoi me zë dhe figurë që nuk do votojnë asnjë nismë të opozitës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com