• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

TIRANE/ Çudi shqiptare, s’paraqiten arbtritat, ndeshjen e futbollit mes femrave e gjykon shoferi i furgonit

by Java News
18/08/2017 19:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Çudi shqiptare në futbollin e femrave. Në mungesë të një arbitri, miqësorja e djeshme e futbollit të femrave mes Kinostudios dhe Mitrovicës e luajtur në Yrshek është drejtuar nga shoferi i automjetit, një ish-arbitër në karrierën e tij, që transportoi skuadrën mike drejt kryeqytetit.

Ndeshja ishte planifikuar të luhej në orën 09:00, por dy skuadrat kanë pritur afërsisht 40 minuta derisa të mbërrinte treshja e gjyqtarëve. Por, më pas, drejtuesit e dy skuadrave janë njoftuar se gjyqtarët nuk do të vinin për shkak se ishin duke kryer normat. Kësisoj, me pëlqimin e të dy klubeve u ra dakord që ndeshja të drejtohej nga drejtuesi i automjetit të skuadrës mike.

Kinostudio ka humbur në miqësoren e dytë të luajtur ndaj kosovareve të Mitrovicës me rezultatin 1-2. Të parat që shënuan, ishin mitrovicaret me anë të kapitenes Xhemile Berisha nga pika e 11-metërshit. Më pas, kanë barazuar lojtaret e Kinostudios me një gol të bukur të afrikanes Gazile Lamo me një parabolë brenda zonës. Në fraksionin e dytë, kryeqytetaset me futjen në lojë të Altea Aliajt, e cila ishte mjaft aktive, rritet impulsi i sulmit, ku rrezikohet porta e Mitrovicës 3-4 herë.I pafalshëm ishte rasti i minutës së 69-të, kur Klarita Myrtollari del e vetme me portierin, por nuk arrin që ta shmangë atë. Pas dy minutash, skuadra e Mitrovicës në një kundërsulm arrin të shënojë edhe golin e fitores me anë të Gresi Berisha, e cila ka ekzekutuar një goditje dënimi në mënyrë të përkryer nga 22 metra. Në fund të takimit, trajneri kosovar i Mitrovicës i ka kërkuar trajnerit të Kinostudios edhe 5 lojtare, të cilat i kanë pëlqyer gjatë ndeshjes së djeshme. Përgjatë ndeshjes, pati rezerva për gjykimin. (panorama sport) /ma.me

Next Post
Conte tallet me deklaratën e Costas për Chelsean

Conte tallet me deklaratën e Costas për Chelsean

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi i PS, reagon Bardhi: I korruptuari mbron të korruptuarit! Rama zyrtarisht peng i Ballukut

“Përgjimi ishte i datës 20 nëntor…”, Bardhi kundërshton raportin e PS për Ballukun

March 10, 2026
Polonia kufizon tifozët shqiptarë, vetëm 3000 bileta për ndeshjen e play-off të Kupës së Botës

Polonia kufizon tifozët shqiptarë, vetëm 3000 bileta për ndeshjen e play-off të Kupës së Botës

March 10, 2026
Ç’ndodh nëse humbet fleta në postë? Ja ç’thotë Ilirjan Celibashi për votat e diasporës

Reforma gati në qershor? Çfarë ndryshimesh priten në Kodin Zgjedhor

March 10, 2026
Këlliçi: Rama ka nisur një fushatë kërcënimi dhe shantazhi kundër gjyqtarëve që nuk i binden

Nisma e Gjykatës së Lartë, reagon Këlliçi: Duan t’i shërbejnë pushtetit dhe korrupsionit

March 10, 2026
Bien çmimet e naftës! Trump: Lufta drejt fundit; Irani: Fundin e përcaktojmë ne, jo amerikanët

Bien çmimet e naftës! Trump: Lufta drejt fundit; Irani: Fundin e përcaktojmë ne, jo amerikanët

March 10, 2026
Raportuesi për Shqipërinë në Bundestag takohet me kryeministrin Rama, nesër me Berishën

Raportuesi për Shqipërinë në Bundestag takohet me kryeministrin Rama, nesër me Berishën

March 10, 2026
Komisionerja Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve politike

Komisionerja Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve politike

March 10, 2026
Akt-ekspertimi i shënimit “për Shkëlzenin”/ Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Fatmir Mediut

“Gërdeci”/ Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

March 10, 2026
Shpërthime në Teheran, raketat iraniane godasin kampin ushtarak gjerman në Jordani

Shpërthime në Teheran, raketat iraniane godasin kampin ushtarak gjerman në Jordani

March 10, 2026
Gjykata e Lezhës lë në burg portugezin që ekzekutoi Nikulajn

Vrasja e Nikulajt në Shëngjin, portugezi paraqitet në gjyq, priten konkluzionet e mbrojtjes

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In