• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tiranë, bashkia thirrje qytetarëve të bëhen pjesë e aksionit për pastrim

by Java News
12/11/2016 12:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për të mbajtur pastër qytetin, por edhe për ndërgjegjësimin e qytetarëve, Bashkia e Tiranës organizon nesër, nga ora 8.00 e mëngjesit, aksionin e madh të pastrimit të Tiranës.
Nënkryetari Andi Seferi ftoi sot të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të bëhen pjesë e këtij aksioni, për të pastruar lagjen e tyre dhe për të mbajtur pastër ambientin e përbashkët. Ai theksoi se është shumë e rëndësishme që, veç angazhimit të Bashkisë së Tiranës, dhe që ky aksion të jetë i suksesshëm, duhet edhe pjesëmarrja dhe angazhimi i qytetarëve.

“Ftojmë të gjithë banorët e 24 njësive administrative t’i bashkohen aksionit të madh ‘Të pastrojmë Tiranën!’ Është një moment shumë i rëndësishëm që të gjithë bashkë të solidarizohemi në pastrimin e qytetit, të japim një dorë në pastrimin e shtëpisë sonë të përbashkët, aq më tepër që është edhe një mision qytetar që gjithsecili prej nesh ka ndaj qytetit ku jeton”, tha nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi. Ai theksoi se ky aksion duhet të shërbejë jo vetëm për të pastruar qytetin në një ditë, por edhe si ndërgjegjësim që qytetarët të mbajnë pastër qytetin, sidomos tashmë kur po afrohen festat dhe kur Tirana do jetë më e vizituar.

“Është shumë e rëndësishme që në këtë prag festash të nëntorit dhe fund vitit, shtëpia jonë e përbashkët që do vizitohet nga turistët, miqtë tanë për të kaluar festat e fundvitit, të jetë e pastër”, shtoi Seferi.

Ai gjithashtu u bëri thirrje banorëve që ndërgjegjësohen dhe të mbajnë pastër ambientin e tyre, duke përdorur sa më pak qeset plastike dhe sa më shumë qeset e letrës.

“Nga pastrimi i shtretërve të lumenjve gjatë përmbytjeve të ditëve të fundit u vu re se në pak kohë pastruam rreth 600 tonelata qese, mbetje, shishe plastike, gjë që tregon se jo vetëm pastrimi ka rëndësinë e vet, por edhe mirëmbajtja e qytetit është shumë e rëndësishme. Për këtë arsye, gjej rastin të ftoj të gjithë qytetarët, banorët e Tiranës, të minimizojnë përdorimin e qeseve plastike, sepse është një element i cili, nga kalimi që bën në zgara, puseta, kanale përfundon në shtretërit e lumenjve duke krijuar probleme shumë të mëdha, si ato që patëm para disa ditësh”, u shpreh Seferi. Sa i përket aksionit që do të ndërmerret ditën e nesërme ai bëri të ditur se Bashkia e Tiranës për të mirëorganizuar këtë aksion, do jetë e gjitha në terren në krah të qytetarëve.

“Agjencitë, ndërmarrjet, strukturat, punonjësit, të mirëkoordinuar nga administratorët e çdo njësie administrative, së bashku me ndërlidhësit komunitarë, kryepleqtë, administratorët e pallateve, do të mundësojnë organizimin e aksionit. Do të doja të ftoja edhe njëherë të gjithë qytetarët e Tiranës që të marrin pjesë masivisht në këtë aksion kaq të rëndësishëm, ku krahas Bashkisë së Tiranës janë ftuar e janë bashkuar edhe shumë institucione shtetërore, përfaqësi diplomatike, organizata qeveritare dhe jo qeveritare, shoqëria civile dhe trupi i vullnetarëve, të cilët do të japin një kontribut shumë të madh”, mbylli deklaratën e tij nënkryetari Seferi.

Aksioni i nesërme i organizuar nga Bashkia e Tiranës, do të nisë në orën 08.00 të mëngjesit dhe do të vazhdojë përgjatë gjithë ditës. Ai do të shtrihet në të gjitha zonat e Tiranës.

Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

Përmbytjet/ Basha denoncon me foto, akuza Ramës: Njerëzit në mëshirë të fatit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flamingot e hershme të Shtëpisë së Verdhë

Flamingot e hershme të Shtëpisë së Verdhë

September 17, 2026
“Besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve”/ Djali i Hashim Thaçit dhe ai i Kadri Veselit krah njëri-tjetrit në protestë

“Besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve”/ Djali i Hashim Thaçit dhe ai i Kadri Veselit krah njëri-tjetrit në protestë

September 17, 2026
Çështja e pagave, Xhafaj: Reagimet gjyqtarëve kanë shkuar larg, kërkohet vetëpërmbajtje

Çështja e pagave, Xhafaj: Reagimet gjyqtarëve kanë shkuar larg, kërkohet vetëpërmbajtje

September 17, 2026
Deputeti i Albin Kurtit: Sa herë Tirana ka ndërhyrë në punët e Kosovës, na ka bërë dëm!

Deputeti i Albin Kurtit: Sa herë Tirana ka ndërhyrë në punët e Kosovës, na ka bërë dëm!

September 17, 2026
Pagat e magjistratëve/ Bylykbashi: Projektligji shkel Kushtetutën. Manja: S’kemi diskutuar kurrë për uljen e tyre, por masën e rritjes

Pagat e magjistratëve/ Bylykbashi: Projektligji shkel Kushtetutën. Manja: S’kemi diskutuar kurrë për uljen e tyre, por masën e rritjes

September 17, 2026
Vendimi i Hagës si moment reflektimi

Vendimi i Hagës si moment reflektimi

September 17, 2026
Tragjedi në Athinë! Shuhen në aksident tre të rinj nga Fieri, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Tragjedi në Athinë! Shuhen në aksident tre të rinj nga Fieri, dy të tjerë në gjendje të rëndë

September 17, 2026
Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

September 17, 2026
Të birin e prisnin sot në gjyq, Berisha e mbron publikisht: Shkëlzeni s’ka marrë asnjë njoftim. Po ma sulmojnë për arsye politike

“Isha dakord të ngrihej Specialja, por…”, Berisha për dënimet e krerëve të UÇK-së: Rast unikal në botë

September 17, 2026
Pagat e magjistratëve/ “Koeficienti rritet në 0.38”, Bylykbashi prezanton draftin e PS; Bardhi: Puç kushtetues!

Pagat e magjistratëve/ “Koeficienti rritet në 0.38”, Bylykbashi prezanton draftin e PS; Bardhi: Puç kushtetues!

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com