• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

TIRANE/ Bamirësia në krizë dhe modeli i Nënë Terezës

by Aalison Pearse Stevens
25/08/2016 22:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqiptarja Nënë Tereza është tashmë një figurë e njohur e humanizmit botëror. Ajo vendosi edhe në Shqipëri misionin e motrave të saj për të ndihmuar të varfërit. Por krenaria e shqiptarëve për këtë shenjtore të kohëve moderne nuk u shoqërua gjatë dy dekadave të fundit me veprime të ngjashme humanitare.

Studiuesit pohojnë se bamirësia sot është në krizë sot në Shqipëri. Po mbizotëron njeriu me pasuri, që mendon vetëm për vete. Humanizmi, solidariteti, vullnetarizmi dhe komuniteti u dobësuan gjatë tranzicionit. Studiuesi dhe autori i shumë librave në këtë fushë, Gëzim Tushi, thotë se njerëzit në Shqipëri kanë ngritur mure rreth vetes dhe nuk duan t’ja dinë për të tjerët. Sipas tij, mbizotëron mosbesimi dhe ideja e viteve të komunizmit se shteti duhet të mendojë për të gjitha.
Në Shqipëri sot ka pak persona të pasur që kanë bërë bamirësi të dukshme.Mosbesimi është i dyanshëm: dhuruesit dyshojnë nëse shoqatat i keqpërdorin paratë, por edhe shoqatat dyshojnë se ndoshta ato para janë të pista dhe vijnë nga korrupsioni, paligjshmëria dhe krimi.

Sociologu Zyhdi Dervishi thotë se bamirësia është një ndjenjë e konsoliduar e popullit shqiptar ndër shekuj, kur i mbijetoi luftërave dhe vuajtjeve.

Shqiptarët të frymëzuar nga feja dhe nga humanizmi, financonin jo vetëm për ushqimet e të varfëve, por edhe për mjekimet dhe shkollimet e tyre. Skemat e mbrojtjes sociale në Shqipëri janë shumë të gjera; trajtohen mbi 80 mijë familje me ndihmë ekonomike, qindra persona me aftësi të kufizuara, por një pjesë e madhe kanë ende nevojë të ndihmohen me para dhe shërbime nga dhurimet private. Zoti Tushi thotë se ende në shoqërinë shqiptare mungojnë njerëz që t’i ngjajnë sadopak Nënë Terezës.

Ashtu si ka përfaqësuesit e vet jeta akademike, jeta politike dhe administrative është koha të dalin edhe përfaqësues të jetës sociale, thotë ai, që të ndërtojnë modelet e bamirësisë thjesht duke ndjekur rrugën e Nënë Terezës. Një pjesë e vogël jeton në pasuri të madhe, shtresa e mesme e ka siguruar jetesën, por një pjesë e madhe e shoqërisë është e varfër dhe e pambrojtur dhe ka nevoja jetike.

Në mënyrë paradoksale po ndodh që sa më shumë shtohen pasuritë e një pjese të shqiptarëve aq më shumë ulen kontributet e tyre për bamirësi dhe kundër varfërisë. Profesor Dervishi thotë se pas rrëzimit të regjimit komunist shqiptarët dolën zbuluar pa një kulturë fetare të konsoliduar dhe sulmi ndaj vet shtetit solli anarki në shoqëri, e cila vazhdon edhe sot të tendoset përherë e më shumë dhe mosbesimi ndaj një tjetritështë shumë i madh.

Në Shqipëri ka disa raste të suksesshme organizimesh të bamirësive që mbledhin dhurime dhe i dërgojnë në shtresat në nevojë, por në këtë fushë ka patur edhe shumë abuzime me financime të brendshme dhe të jashtme. Kjo ka bërë të humbet besimi, lidhjet dhe bashkëpunimi me organizatave joqeveritare dhe nismëtarëve të bamirësive. Nga kjo gjendje, pohojnë studiuesit, mund të dilet vetëm duke ndjekur shembullin e Nënë Terezës, një figurë me besim, kurajo dhe sakrifica të mëdha./VOA

Next Post
Kjo pije i bën shumë aktive femrat në seks

Kjo pije i bën shumë aktive femrat në seks

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Goditet me dron Aeroporti Ndërkombëtar në Kuvajt, IDF: Kemi eliminuar disa figura të Iranit!

Goditet me dron Aeroporti Ndërkombëtar në Kuvajt, IDF: Kemi eliminuar disa figura të Iranit!

February 28, 2026
Si të bëni rivlerësimin e pasurisë? Mund të zgjidhni mes tarifës minimale në e-Albania dhe vlerësuesit të certifikuar

Si të bëni rivlerësimin e pasurisë? Mund të zgjidhni mes tarifës minimale në e-Albania dhe vlerësuesit të certifikuar

February 28, 2026
Parshikimi i motit për ditën e parë të marsit, ja çfarë ndodh me temperaturat

Parshikimi i motit për ditën e parë të marsit, ja çfarë ndodh me temperaturat

February 28, 2026
Rusia: Sulmi ndaj Iranit është aventurë e rrezikshme që mund të destabilizojë gjithë rajonin

Rusia: Sulmi ndaj Iranit është aventurë e rrezikshme që mund të destabilizojë gjithë rajonin

February 28, 2026
FOTO / Irani sulmon me raketa kullën “Palm Jumeirah”, hoteli në Dubai shpërthen në flakë

FOTO / Irani sulmon me raketa kullën “Palm Jumeirah”, hoteli në Dubai shpërthen në flakë

February 28, 2026
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres: Dënoj sulmet e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres: Dënoj sulmet e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit

February 28, 2026
ARRSH të hënën nis përcaktimin e afateve për ndërtimin e rrugës alternative në “Arrat e Gurrës”

ARRSH të hënën nis përcaktimin e afateve për ndërtimin e rrugës alternative në “Arrat e Gurrës”

February 28, 2026
“Të ndalen menjëherë veprimet ushtarake!”, Kina reagon për sulmet në Iran

“Të ndalen menjëherë veprimet ushtarake!”, Kina reagon për sulmet në Iran

February 28, 2026
Të “tredhësh” artin politik përmes krenarisë kombëtare

Të “tredhësh” artin politik përmes krenarisë kombëtare

February 28, 2026
Alarm edhe gjatë lidhjes LIVE! Ambasadorja Meri Kumbe: 11 shqiptarë ndodhen në Izrael

Alarm edhe gjatë lidhjes LIVE! Ambasadorja Meri Kumbe: 11 shqiptarë ndodhen në Izrael

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In