Nuk mjaftuan 7 plumba për t’u siguruar që kishin shkaktuar dy viktima për autorin e vrasjes mbrëmë në Tiranë, i cili pasi është larguar disa metra mësohet se është kthyer në vendin e krimit për t’u siguruar se kishin ndërruar jetë.
Dëshmitarët në vendin e ngjarjes tregojnë skenën dhe autorin që me qetësi u rikthye sërish, por që ka hasur në përgjigjen e drejtuesit të makinës Elvis Gacaj, i cili dyshohet se ka qëlluar në drejtim të tij me pistoletë.
Pavarësisht se ishte plagosur, 40 vjeçari e ka detyruar atentatorin të largohet me shpejtësi.
Nëse Gacaj nuk do të ishte kundërpërgjigjur mund të kishte fatin e dy viktimave bashkë me vajzën që ishte e ulur në sediljen e pasme.