• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Projektligji në Kuvend: Aborti të shpallet “vrasje me dashje”

by
02/10/2015 11:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

EKSKLUZIVE/ Numri i lartë i aborteve në vend ka detyruar një grup deputetësh të hartojnë një projekt-ligj, i cili synon dhënien fund të praktikave klandestine në spitalet private dhe ato shtetërore në lidhje me abortin. Nëpërmjet kësaj nisme ligjore ato e shpallin abortin vepër penale dhe mbi personat përgjegjës do të ngrihet akuza “për vrasje me dashje”. Sipas projektligjit, në të gjitha ato klinika që kapen duke bërë aborte atyre u hiqet përgjithmonë licensa, ndërsa drejtuesit e këtyre institucioneve kalojnë për ndjekje penale me akuzën e “vrasjes me dashje”. Sipas projektligjit, asnjë abort nuk do të kryhet në spitale private. Ndërsa sa Ii përket aborteve në siptalet shtetërore, ato do të kryhen vetëm në raste ekstreme, mbi bazën e një vendimi të komisioneve mediko-legale, ku vlerësohet se jeta e nënës dhe e foshnjes është në rrezik. Nard Ndoka, një prej deputetëve që është edhe nismëtar i këtij projektligji së bashku me disa deputetë të tjerë, shprehet se aborti është një krim kundër jetës jo vetëm sa i përket vlerave të familjes, por edhe në aspektin njerëzor. Sipas tij, të dhënat flasin për shtimin e ratsve të abortit në mënyrë të pakontrolluar, që vetëm sa po pasuron me shpejtësi disa klinika private deri dhe të palicensuara, duke krijuar nga ana tjetër trauma të mëdha sociale. “Aborti është vrasje e jetës njerëzore. Si i tillë duhet kategorizuar si vrasje”, shprehet Ndoka.

Situata

Të dhënat më të fundit janpin një panoramë shumë shqetësuese lidhur me numërin e aborteve të fshehta që po kryhen kryesisht në spitalet private. Sipas këtyre të dhënave, numëri i aborteve kryesisht tek vajzat e reja, për frymë popullsie, është 8 herë më i lartë se në vendet e BE-së. Sipas legjislacionit në fuqi, abortet në vendin tonë kryhen vetëm në spitale brenda kritereve dhe rregullave të përcaktuara në ligjin për ndërprerjen e shtatzënisë. Kjo do të thotë se nuk mund të kryhet në klinika private, të cilat nuk janë të licencuara nga Ministria e Shëndetësisë. Por realiteti është krejt tjetër. Ka një numër të konsiderueshëm klinikash private, që operojnë në kryeqytet, kryesisht në periferi të Tiranës, apo në skuta të tjera, ku abortet kryhen lirshëm.

Pagesat

Në klinikat private aborti me pilula shkon deri në 14 mijë lekë të reja, ndërsa me ndërhyrje shkon deri në 19 mijë lekë të reja. Gjithshka bëhet në kushte informaliteti dhe fshehtësie. Klinikat private nuk I regjistrojnë asnjëherë pacientet që kryejnë aborte. Ndërsa në sektorin publik, procedurat për abort vullnetar kanë një tarifë prej 6.000 Lekë. Por shumë pak I drejtohen sektorit publik, pasi duan të ruajnë fshehtësinë./Me. Ar/

Next Post

Delawie: Kosovarë mjaft me bojkot, në demokraci vendos shumica

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I “zhytur” në borxhe Shkëlqimi lidh ortakëri me mikun e ngushtë: I besoja marrëzisht, por…

I “zhytur” në borxhe Shkëlqimi lidh ortakëri me mikun e ngushtë: I besoja marrëzisht, por…

May 24, 2026
Mediat izraelite: Trump drejt vendimit për Iranin, çfarë pritet të ndodhë brenda 24 orëve

“Unë bëj marrëveshje të mira, jo si Obama”/ Trump: Askush nuk e di se çfarë përmban pakti me Irani

May 24, 2026
Policia turke hyn me forcë në selinë e partisë opozitare për të larguar udhëheqjen e shkarkuar

Policia turke hyn me forcë në selinë e partisë opozitare për të larguar udhëheqjen e shkarkuar

May 24, 2026
Rusia goditi kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, reagon BE: Iu rrezikua jeta

Rusia goditi kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, reagon BE: Iu rrezikua jeta

May 24, 2026
Si funksionojnë bandat në Amerikën Latine? Zbulohet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës

Si funksionojnë bandat në Amerikën Latine? Zbulohet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës

May 24, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Problemi është se Berisha i ka dëshpëruar të gjithë të vetët, përveç Ramës

May 24, 2026
Lamtumirë Birçe Hasko! Përcillet mes nderimesh për në banesën e fundit legjenda e ekranit dhe skenës

Lamtumirë Birçe Hasko! Përcillet mes nderimesh për në banesën e fundit legjenda e ekranit dhe skenës

May 24, 2026
Si duket pas 30 vitesh vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuluan në një burg në SHBA

Si duket pas 30 vitesh vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuluan në një burg në SHBA

May 24, 2026
Kthehen në atdhe tre nga shqiptarët që mbetën në Izrael kur nisën sulmet

Sulmi pranë banesës së ambasadorit shqiptar në Kiev, MEPJ: Notë verbale Moskës

May 24, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Godoja (Pasardhësi) do shfaqet pas rrënimit!

May 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In