Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, të akuzuar për vjedhje. Arrestimi i grabitësve u bë tek “21 dhjetori” dhe “Fusha e Aviacionit”.
Sipas të dhënave të para të policisë, mësohet se 4 të arrestuarit, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, janë autor të vjedhjes së disa automjeteve në Kryeqytet. Po ashtu mësohet se grabitësit po identifikonin disa makina për t’i vjedhur gjatë natës.
Në këtë kuadër, Policia e Tiranës ka nisur këtë mbrëmje një aksion të gjerë dhe ku mësohet se janë bllokuar dy automjete luksoze.