Policia e Tiranës procedon thuajse çdo ditë raste të ngacmimeve, por këtë herë është gjendur përballë një rasti të rrallë. Një person ngacmonte ish-gruan e tij. Deri ktu gjithçka duket normale, por nëse kemi parasysh moshën e personit në fjalë ndoshta shumë persona do të habiteshin.
Një i moshuar 85-vjeçar është ndaluar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka shqetësuar ish-bashkëshorten e tij, e cila është 44 vite më e re në moshë.
Sipas policisë i ndaluari është shtetasi A.B. 85 vjeç banues në Tiranë. Ai ka shkelur vendimin e gjykatës duke shqetësuar ishbashkëshorten e tij, L.Q. 41 vjeçe.