Një 35-vjeçare është drejtuar për në polici ditën e djeshme, ku ka denoncuar se ka hipur me dëshirë në një makinë, ku kanë qenë dy persona, ku pasi kanë dalë jashtë Tirane, kanë kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirë më të.
Gruaja me iniciale L.B nuk ka dhënë emra se cilët kanë qenë dy personat në fjalë, por vetëm ka denoncuar në polici ngjarjen.
Lidhur me denoncimin, policia thotë se ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e tyre.
Njoftimi i policisë:
Më datë 26.01.2018, shtetasja L.B vjeçe 35 banuese në Tiranë, ka kallëzuar se, ka hipur me dëshirë në një mjet, me dy persona ende te paidentifikuar që kanë udhëtuar jashtë Tiranës dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 102 i Kodit Penal./a.m.










