• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

TIRANE/ 16 vite burg bandës prej 5 anëtarësh, që grabiste me gurë, tulla e thikë

by Java News
14/05/2017 10:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Një grup të rinj në Tiranë, mes të cilëve bënte pjesë dhe një vajzë e mitur, kryente grabitje në zonën e Liqenit Artificial, duke përdorur si mjete kërcënimi një thikë, gurë që mbanin me vete ose tulla ndërtimi që i gjenin në rrugë. Pesë të rinjtë që kryenin grabitje janë deklaruar fajtor dhe dënuar nga gjykata e Tiranës, pasi në bashkëpunim me njëri tjerin grabisnin të rinj të ndryshëm, duke i marrë telefona dhe sasi lekësh. Aparatet telefonike i shisnin tek tregu çam.

Për këto veprime shtetasi M.B është dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, shoku i tij, A.P. ­­­­­­­­­­­3 vjet e 4 muaj burgim, Skerdi Fejzo 1 vit e 8 muaj burgim, E.L. 3 vjet e 4 muaj burgim dhe E.L 2 vjet e 6 muaj burgim.Sipas prokurorisë së Tiranës në disa raste,të pandehurit e mësipërm,në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe pothuajse me të njejtin mekanizëm,i kanë marrë të dëmtuarve të ndryshëm sendet që mbanin me vete (kryesisht celularë,lekë apo ora) duke i kërcënuar se do t’i dëmtonin fizikisht nën presionin e thikës apo sendeve të forta (tulla). Në të gjitha rastet, të pandehurit i afroheshin personave kryesisht të mitur në ambinetet e liqenit artificial Tiranë, i kërkonin aparate celular ose lekët dhe më pas nuk ia kthenin më,duke i kërcënuar me thikë ose me ndonjë gur që mbanin në dorë. Më pas, të pandehurit i shisnin aparatet celular dhe paratë e siguruara i konsumonin për nevojat e tyre.

Tek zona e liqenit
Në datën 2 gusht 2016, në ambientet e Komisariatit nr.1 Tiranë ka paraqitur kallëzim penal një adoleshent, i cili ka parashtruar se atë ditë, pranë kodrave të liqenit artificial në Tiranë, ai ka qënë duke bërë një shëtitje së bashku me shokun e tij. Ata i kanë kërcënuar gjithashtu që të mos bëjnë kallëzim në polici se përndryshe do t’i thernin me thikë. Pasi këta shtetas kanë treguar për karaktreristikat e personave, të cilët i kanë vjedhur nën kërcënimin e thikave, policia në rrugë operative ka bërë të mundur identifikimin e një vajze, e cila më pas nën praninë e avokates dhe psikologes ka deklaruar në ambientet e Komisariatit nr 1 se ka qënë e shoqëruar e të pandehurve në datën 2 gusht 2016 pranë liqenit artificial të Tiranës. Ajo ka spjeguar për disa episode vjedhjeje, përfshirë edhe të gjithë dinamikën e ngjarjes se si ata kanë marrë sendet e denoncuara.

Grabitje me tulla e thikë
Pas ndalimit të të pandehurve,janë kryer procedurat e paraqitjes për njohje dhe i dëmtuari ka njohur personat e arrestuar. Më datë 29 korrik 2016 i dëmtuari ka paraqitur kallëzim penal në Komisariatin e Policisë nr.1 Tiranë duke spieguar se ditën e kallëzimit ka qenë me shokët e tij për të vrapuar në Kodrat e Liqenit, Tiranë. Rreth orës 19:30, në afërsi të Amfiteatrit, i janë afruar 7 persona,6 djem dhe 1 vajzë. Personat e mësipërm, i kanë ndaluar të dëmtuarin dhe shokët e tij dhe kanë nisur t’i kontrollonin xhepat, duke i marrë 100 lekë dhe një aparat telefonik të markës Samsung Duo ngjyrë e bardhë.

Njëri nga autorët mbante në dorë një thikë, ndërsa një tjetër një tullë gati për të goditur të dëmtuarin dhe shokët e tij. Autorët e veprës i kanë kërcënuar të dëmtuarit që të mos tregonin dhe më pas i kanë lënë të lirë. Faktet e mësipërme janë konfirmuar edhe nga shoku i të dëmtuarit Renis Bejta.Në vijim të hetimeve, nga ana e oficerëve të policisë Gjyqësore është verifikuar se telefonat e vjedhur në dy episodet e mësipërme janë shitur nga të pandehurit tek tregtarët e telefonave të përdorur në vendin e quajtur “Tregu Cam” ose ”Tregu i Dollarit” Tiranë. Më datë 28 korrik 2016 kanë paraqitur kallëzim penal në Komisariatin e Policisë nr.1 Tiranë në lidhje me një ngjarje të ndodhur atë ditë.

Sipas kallëzuesve, rreth orës 10:30 ata kanë qenë duke shëtitur në Kodrat e Liqenit Artificial Tiranë dhe në afërsi të shkollës Willson i janë afruar 3 djem dhe një vajzë. Njëri nga djemtë ka pretenduar se ata (të dëmtuarit) kanë ngacmuar vajzën që ndodhej me të duke pretenduar se “pse e shikoni ashtu”. Më pas, të tre personat i janë afruar kërcënueshëm duke i kërkuar lekët që mund të kishin me vete. Të ndjerë të frikësuar, ata I kanë dhënë gjithçka që kishin me vete.
ma.me

Next Post
Statistikat/ Bie me 1.4 % numri i familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike

KRITERET/ Doni të përfitoni ndihmë ekonomike, ja çfarë duhet të përmbajë dosja juaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Fier-Vlorë, përplaset për vdekje një person

Aksident i rëndë në Fier-Vlorë, përplaset për vdekje një person

June 5, 2026
“Topi është në fushën e Trumpit”, Teherani: Negociatat me SHBA në ngërç!

“Topi është në fushën e Trumpit”, Teherani: Negociatat me SHBA në ngërç!

June 5, 2026
Protestuesit rikthehen në rrugë të shtunën, tubime për Zvërnecin në disa qytete!

Protestuesit rikthehen në rrugë të shtunën, tubime për Zvërnecin në disa qytete!

June 5, 2026
Rama ironizon 5 kushtet e protestës: Po jap dorëheqjen, po 4 kërkesat e tjera kush do t’i zgjidhë?

Rama ironizon 5 kushtet e protestës: Po jap dorëheqjen, po 4 kërkesat e tjera kush do t’i zgjidhë?

June 5, 2026
Gonzato në protestën për Zvërnecin? Delegacioni i BE-së tregon si qëndron e vërteta

Gonzato në protestën për Zvërnecin? Delegacioni i BE-së tregon si qëndron e vërteta

June 5, 2026
Pas 4 orësh, përfundon protesta kundër projektit të Zvërnecit

Pas 4 orësh, përfundon protesta kundër projektit të Zvërnecit

June 5, 2026
Pjesë e grupeve kriminale, ekstradohen nga Dubai në Shqipëri 6 anëtarët

Pjesë e grupeve kriminale, ekstradohen nga Dubai në Shqipëri 6 anëtarët

June 5, 2026
“Punët vazhdojnë përpara…”/ Rama-gazetarit italian: Unë i gjunjëzohem vetëm Melonit (VIDEO)

“Punët vazhdojnë përpara…”/ Rama-gazetarit italian: Unë i gjunjëzohem vetëm Melonit (VIDEO)

June 5, 2026
Bllokada amerikane ‘godet’ Iranin, eksportet e naftës bien në nivelin më të ulët në gjashtë vjet

Bllokada amerikane ‘godet’ Iranin, eksportet e naftës bien në nivelin më të ulët në gjashtë vjet

June 5, 2026
Trump tregon kur do të bien çmimet e naftës

Trump tregon kur do të bien çmimet e naftës

June 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In