• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KRITERET/ Doni të përfitoni ndihmë ekonomike, ja çfarë duhet të përmbajë dosja juaj

by Java News
14/05/2017 10:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka publikuar udhëzimet e fundit për kriteret e përfitimit të ndihmës ekonomike për familjet në nevojë. Në këto udhëzime janë publikuar dokumentet që duhet të dorëzojnë pranë institucioneve, kategoritë përfituese.

Konkretisht për familjet në nevojë, kryetari i familjes/ anëtari madhor, së bashku me bashkëshorten, kur ka një të tillë, kërkojnë të aplikojnë pranë administratorit shoqëror të seksioneve të ndihmës dhe të shërbimeve shoqërore në bashkinë/njësinë administrative, ku kanë vendbanimin duke paraqitur këtë dokumentacion:

a) Kopjen e kartës së identitetit të aplikantëve;

b) Certifikatën e pronësisë, të lëshuar nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme/vërtetimin e lëshuar nga Zyra e Kadastrës, apo aktin e marrjes në pronësi ose në përdorim të tokës, për zonat ku regjistrimi i pronësisë nuk ka përfunduar ende.

“Për rastet që janë në proces zgjidhjeje martese dhe ende nuk ka një vendim gjykate të formës së prerë, dokumentacioni paraqitet i ndarë nga secili bashkëshort. Krahas këtij dokumentacioni paraqitet edhe vërtetimi i gjykatës që bashkëshortët janë në proces zgjidhjeje martese. Për familjet në nevojë, që në përbërje të tyre kanë invalidë pune apo persona me aftësi të kufizuara që përfitojnë pagesë për aftësinë e kufizuar, krahas dokumentacionit të përcaktuar si më sipër paraqesin edhe kopjen e vërtetimit të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë.

Për fëmijët e familjeve në nevojë, që ndjekin arsimin bazë, paraqesin edhe vërtetimin për ndjekjen e shkollës të lëshuar nga shkolla, i cili është i detyrueshëm për t’u dorëzuar dy herë brenda një viti shkollor, për të përfituar pagesën shtesë.

Për fëmijët e familjeve në nevojë që vaksinohen paraqesin edhe fotokopje nga libri i shëndetit të fëmijës për vaksinën e kryer sipas kalendarit të detyrueshëm për grup-moshat e fëmijëve, për të përfituar pagesën shtesë”, thuhet në udhëzim.

Dokumentet që duhet të dorëzojnë jetimët

Jetimët, të cilët nuk janë në institucione, paraqesin pranë administratorit shoqëror të seksioneve të ndihmës dhe të shërbimeve shoqërore në bashkinë/njësinë administrative:

a) kopjen e kartës së identitetit;

b) kopjen e noterizuar për statusin e jetimit, sipas kërkesave të parashikuara në ligjin për statusin e jetimit, të ndryshuar;

c) për jetimët që ndjekin arsimin bazë, paraqesin edhe vërtetimin për ndjekjen e shkollës, të lëshuar nga shkolla, i cili paraqitet 2 herë brenda vitit akademik, për të përfituar pagesën shtesë;

d) për jetimët që vaksinohen paraqesin edhe fotokopje nga libri i shëndetit të fëmijës për vaksinën e kryer sipas kalendarit të detyrueshëm për grupmoshat e fëmijëve për të përfituar pagesën shtesë;

Prindërit me më shumë se 2 fëmijë

Prindërit me më shumë se 2 fëmijë të lindur njëherësh, që u përkasin familjeve në nevojë:

a) kërkesë për tu trajtuar me ndihmë ekonomike;

b) certifikatë familjare;

c) verifikimi social-ekonomik i familjes nga administrator shoqëror që është familje në nevojë.

ç) për fëmijët që ndjekin arsimin bazë, paraqesin edhe vërtetimin për ndjekjen e shkollës, të lëshuar nga shkolla, i cili paraqitet 2 herë brenda vitit akademik, për të përfituar pagesën shtesë;

d) për fëmijët që vaksinohen paraqesin edhe fotokopje nga libri i shëndetit të fëmijës për vaksinën e kryer sipas kalendarit të detyrueshëm për grupmoshat e fëmijëve për të përfituar pagesën shtesë;

Viktimat e trafikimit dhe të dhunës në familje

Viktimat e trafikimit, pas daljes nga institucionet e përkujdesjes shoqërore deri në çastin e punësimit të tyre, paraqesin:

a) kopjen e kartës së identitetit;

b) vërtetimin e trajtimit në institucionet e përkujdesjes shoqërore, të lëshuar brenda 30 ditëve të fundit.

Viktimat e dhunës në marrëdhënie familjare, për periudhën e vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes ose të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes paraqesin:

a) kopjen e kartës së identitetit;

b) urdhrin e mbrojtjes ose urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes, për periudhën e

vlefshmërisë së tij.”

“Personat e grup-moshës 35-70 vjeç, të cilët janë anëtarë të familjeve përfituese të skemës së ndihmës ekonomike duhet të kryejnë kontrollin mjekësor bazë në një nga ditët e muajit të lindjes.” Administratori shoqëror në bashkëpunim me mjekun e familjes, merr listën emërore të personave të kësaj grup-moshe, të cilët nuk e kanë kyer kontrollin mjekësor bazë dhe i njofton ata 3 muaj rresht, para muajit të lindjes.” Personi i njoftuar duhet të kryejë kontrollin mjekësor bazë dhe të dorëzojë pranë administratorit shoqëror, vërtetimin e lëshuar nga qendra shëndetësore që ka kryer kontrollin mjekësor bazë.” Për koordinimin e këtij procesi, administratori shoqëror bashkëpunon me mjekun e familjes dhe strukturat e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.”, thuhet në udhëzim./Scan

Next Post
1082 vende të lira pune në administratë, si bëhet përzgjedhja

PUNESIMI/ Vendet e BE-së po transferojnë teknologjinë, ja sektorët ku mund të përfitojë Shqipëria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Greqi! Makina përplaset me kamionin, humbin jetën nënë e bir nga Shqipëria

Aksident tragjik në Greqi! Makina përplaset me kamionin, humbin jetën nënë e bir nga Shqipëria

August 7, 2026
Vijojnë përpjekjet për izolimin e zjarrit në Panahor, ndërhyrje nga ajri

Vijojnë përpjekjet për izolimin e zjarrit në Panahor, ndërhyrje nga ajri

August 7, 2026
Tre shqiptarë shuhen në aksident, po ktheheshin drejt Gjermanisë pas pushimeve në Kosovë

Tre shqiptarë shuhen në aksident, po ktheheshin drejt Gjermanisë pas pushimeve në Kosovë

August 7, 2026
Europa nën kërcënimin e vapës ekstreme, rekord temperaturash dhe alarm për energjinë

Europa nën kërcënimin e vapës ekstreme, rekord temperaturash dhe alarm për energjinë

August 7, 2026
Hapet një segment i ri i Korridorit VIII / Karakaçi: Përmirësohet qarkullimi dhe siguria rrugore

Hapet një segment i ri i Korridorit VIII / Karakaçi: Përmirësohet qarkullimi dhe siguria rrugore

August 7, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

DETAJE / Sherri mes komshinjve për drutë, i moshuari në Roskovec humbi jetën pasi i biri u përfshi në konflikt

August 7, 2026
Vijojnë punimet në aksin Elbasan–Qafë Thanë, Rama: Investim modern për juglindjen

Vijojnë punimet në aksin Elbasan–Qafë Thanë, Rama: Investim modern për juglindjen

August 7, 2026
Meta gjobitet me 567 milionë dollarë për rrezikun e të miturve në platformat e saj

Meta gjobitet me 567 milionë dollarë për rrezikun e të miturve në platformat e saj

August 7, 2026
Mot me diell dhe temperatura të larta në të gjithë vendin

Mot me diell dhe temperatura të larta në të gjithë vendin

August 7, 2026
Hiqet gjuha shqipe nga tabela në kufi, Bujar Osmani: Shkelje e ligjit dhe provokim i qëllimshëm

Hiqet gjuha shqipe nga tabela në kufi, Bujar Osmani: Shkelje e ligjit dhe provokim i qëllimshëm

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com