• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Tirana vjen tek ti”, Veliaj: Muzeu i Lëvizshëm do e çojë kryeqytetin në të gjithë trevat

by A R
15/09/2020 18:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të Tiranës 100 vjet kryeqytet, Sheshi “Skënderbej” u shndërrua ditën e sotme në një muze të hapur, pjesë e nismës Muzeu i Lëvizshëm, i cili synon promovimin e turizmit, kulturës dhe traditave të qyteteve shqipfolëse, të bashkuara tanimë në Unionin e Bashkive Shqiptare në Rajon. Kjo nismë, e cila ka si qëllim promovimin e turizmit ndërqytetas, përfshin qytetet e Prizrenit, Gjakovës, Pejës, Prishtinës dhe Preshevës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili përshëndeti nismën, u shpreh se ky muze do të përçojë më të mirën e Tiranës për t’i ardhur në ndihmë edhe promovimit dhe zhvillimit të ekonomisë lokale. Ai tha se Muzeu Lëvizës është një derë e hapur në secilin prej qyteteve të përfshira në këtë nismë.

“Meqenëse Tirana si kryeqytet u prek nga dy tërmete dhe nga fatkeqësia e pandemisë në vitin e 100 vjetorit, menduam të krijojmë mundësi që njerëzit ta shijojnë historikun e Tiranës jo duke ardhur fizikisht këtu, por duke çuar një copë të Tiranës në Prishtinë, e në disa nga qytetet kryesore të Kosovës. Në fakt, është një muze lëvizës i cili, qoftë edhe simbolikisht, do e shpjerë Tiranën në të gjitha këto treva, për t’u dhënë mundësi qytetarëve në Prishtinë, Preshevë, Tetovë, Shkup, Gjakovë e Prizren, qytetarëve në Pejë e Ulqin, të njohin rrugëtimin e Tiranës, duke pranuar se Tirana është jo vetëm kryeqendra e Shqipërisë, por është edhe kryeqendra e shqiptarisë, e asaj që e quajmë albanosfera në rajonin tone, e një shtëpie të dytë, jo vetëm për ata që vijnë nga qytete të tjera të Shqipërisë, por edhe nga ata që vijnë nga Kosova, Lugina e Preshevës, Maqedonia e Veriut apo nga jugu i Malit të Zi”, u shpreh ai.

Muzeu lëvizës i Tiranës strehon në miniaturë rrugëtimin dhe kujtesën e një qyteti që përgjatë një shekulli, falë bujarisë dhe trashëgimisë së tij më të mirë, si dhe kontributit të elitave kombëtare, u shndërrua në kryeqytetin e të gjithë shqiptarëve.

Janë të shumta rrugët, sheshet, ndërtesat e dokumentat që rikthehen në vëmendje përmes imazheve fotografike, duke dëshmuar momentet më të forta të historisë së qytetit, por edhe të dinamikave të shndërrimit të tij të përhershëm që e karakterizon qysh në zanafillë: nga ballkoni i Bibliotekës së Vjetër Kombëtare, ku u ngrit flamuri i pavarësisë së tij prej përfaqësuesve të familjeve më në zë të Tiranës, ecet drejt vendimeve të Kongresit të Lushnjes që e shpalli Kryeqytet, shkohet tek kremtimet e para të kryeqytetit të ri të shqiptarëve, zhvillimet e shtetit modern dhe monarkisë shqiptare, vijohet me dëshmitë e çasteve të rënda të pushtimit nazi-fashist, por edhe me rezistencën e shkëlqyer e betejën e çlirimit të saj.

Një pjesë e vogël e traditës së Tiranës është vendosur në pjesën e jashtme të muzeut, me veshjet etnografike, sofrën tiranase dhe bujarinë e mikpritjen e pakushtëzuar që Tirana di t’ia dhurojë kujtdo.

/a.r

Next Post
“PD-LSI refuzojnë hapjen e listave”, Gjiknuri pas takimit: Opozita nuk do që çështja të trajtohet në Këshilli

PS refuzon opozitën për të mbledhur nesër Këshillin Politik: Shihemi të premten, zvarritja nuk pi ujë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“U hoq nafta falas”, fermerët në protestë para Ministrisë së Bujqësisë

“U hoq nafta falas”, fermerët në protestë para Ministrisë së Bujqësisë

April 7, 2026
FOTO/ Ditën e votimit si ministër, Gonxhe tregon bashkëpunimin me paraardhësen Margariti

“11% turistë më shumë në mars”, Gonxhja: Oferta shqiptare po fiton vëmendjen e botës

April 7, 2026
SHBA-Izrael intensifikojnë sulmet ndaj Iranit, Teherani hakmerret me goditje në të gjithë rajonin

SHBA-Izrael intensifikojnë sulmet ndaj Iranit, Teherani hakmerret me goditje në të gjithë rajonin

April 7, 2026
“Je provincial!” Përplasje e ashpër mes politikanëve në Spanjë për pikturën e Picassos

“Je provincial!” Përplasje e ashpër mes politikanëve në Spanjë për pikturën e Picassos

April 7, 2026
Ulet për herë të parë për këtë vit çmimi i naftës: Ja sa do të kushtojë një litër

Nafta 224 lekë, Konfindustria: Rishikoni politikën fiskale të karburanteve

April 7, 2026
Misioni Artemis II shënon rekord historik në eksplorimin e hapësirës, astronautët nisin kthimin

Misioni Artemis II shënon rekord historik në eksplorimin e hapësirës, astronautët nisin kthimin

April 7, 2026
BE prezanton sistemin e ri të hyrjes/daljes, çfarë ndryshon për udhëtarët

BE prezanton sistemin e ri të hyrjes/daljes, çfarë ndryshon për udhëtarët

April 7, 2026
FOTOLAJM / Deputetët e PD, dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës

FOTOLAJM / Deputetët e PD, dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës

April 7, 2026
“Të gjithë para Kryeministrisë”, mesazhi i Berishës pak orë para protestës

PD funksionon si “klub”! Gazetari: Berisha e ka shuar opozitën. Sulmon këdo që e konsideron armik

April 7, 2026
Drejtori i Policisë nis nga puna/ Takim me shefat e komisariateve, porositë që la

Drejtori i Policisë nis nga puna/ Takim me shefat e komisariateve, porositë që la

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In