• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PS refuzon opozitën për të mbledhur nesër Këshillin Politik: Shihemi të premten, zvarritja nuk pi ujë

by A R
15/09/2020 18:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Socialiste refuzon kërkesën e opozitës PD-LSI për mbledhjen e Këshillit Politik ditën e nesërme.

Opozita kërkoi mbledhjen e Këshillit Politik nesër me argumentin se do të prezantojë kërkesën për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR për cështjen e listave dhe koalicioneve.

Por Damian Gjiknuri në përgjigjen e kthyer për opozitën thotë se kjo është tentativë për zvarritje të procesit, por koha nuk pret.

Përgjigja e plotë e Gjiknurit

Sapo u njoha me kërkesën Tuaj për organizimin e një mbledhjeje jashtë radhe të Këshillit Politik, me temë “marrjen e ekspertizës së OSBE-ODIHR, për çështjet që nuk biem dakord në Këshillin Politik”.

Në vijim të diskutimeve të kryera në mbledhjen e mbrëmshme, më lejoni të ju ritheksoj se nëse ju kërkoni të shfrytëzoni ekspertizë të huaj për qartësimin e pozicioneve tuaja lidhur me implementimin e dispozitave të reja të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë që bëjnë fjalë për zgjedhjet, ju mund ta bëni këtë me këdo që ju e gjeni të përshtatshme, por nuk mund të kërkoni që anëtarët e tjerë të Këshillit Politik, për të cilët zbatimi i Kushtetutës është një çështje që as vihet në diskutim, as zvarritet dhe as anashkalohet të bëhen pjesë e kësaj kërkese, aq më tepër të kërkoni që ekspertiza e OSBEO/DIHR-it të keqpërdoret me prapamendim.

OSBE/ODIHR ka qenë gjithmonë gati të përfshihej me ekspertizë teknike për shqyrtimin dhe përpumimin e propozimeve dhe drafteve tona të reformës. Ne kemi qenë mirënjohës sa herë që nga OSBE/ODIHR na kanë ardhur komente dhe sugjerime, sikurse kemi qenë po aq të keqardhur, kur për shkak të insistimit tuaj, sugjerimet e tyre janë neglizhuar e sakrifikuar pa asnjë shkak të llogjikshëm.

Ne jemi të bindur se ekspertiza e OSBE/ODIHR-it lidhur me teknologjinë në zgjedhje dhe barazinë gjinore do ta kishte bërë reformën zgjedhore vërtet cilësore, sikurse jemi të sigurtë se nëse nuk do i ishim nënshtruar refuzimit tuaj për ta përfshirë ekspertizën e ODIHR-it në debatin për administratën zgjedhore, sot kuadri ligjor për administrimin e zgjedhjeve do të formonte model për një administratë zgjedhore neutrale, të përgjegjshme dhe profesionale që në zgjedhjet e ardhshme.

Ju referoni tek marrëveshja e 14 Janarit për të mbështetur kërkesën Tuaj, por Ju nuk mund të bëni sikur sjellja Juaj e mëparshme ndaj ekspertizës së OSBE/ODIHR-it nuk ka qenë e Juaja. Me sjelljen tuaj të deritanishme, Ju e keni abroguar më shumë se sa një herë këtë pikë të marrëveshjes, pa motiv, pa shpjegim dhe me arrogancë. Unë nuk mund të mos ta kujtoj këtë fakt.

Gjithësesi, ne duam bashkëpunimin me synim arritjen e një konsensusi sa më të gjërë. Ne duam që opozita jashtëparlamentare të jetë e përfshirë, të ndjehet e përfillur në këtë proces, të jetë kontribuese. Që kjo të ndodhë duhet që të gjithë bashkë të punojmë për implementimin e dispozitave të reja të Kushtetutës për zgjedhjet. Puna e do që ne të shtrojmë në tavolinë jo vetëm idetë, por mbi të gjitha propozimet tona të detajuara, pse jo draftet tona të plota e ezauruese për pragun zgjedhor, për formulën dhe procedurën për numërimin, tabulimin dhe kalkulimin e votave parapëlqyese, për regjistrimin e të drejtat proceduriale dhe materiale të koalicioneve zgjedhore, për pasqyrimin në fletën e votimit, për numërimin e votave, tabulimin dhe kalkulimin e votave parapëlqyese të listës së koalicionit.

Këto janë lëndë e bollshme për amendamentet që duhen hartuar në zbatim të Kushtetutës. Kërkohet punë dhe përkushtim, sepse koha nuk pret. Lidershipi juaj ka deklaruar pas miratimit të dispozitave të reja të Kushtetutës, se nuk do t’i njihte ato. Ju i qendruat të njejtës linjë me letrën tuaj zyrtare të datës 14.09.2020 dhe në debatin vijues në Këshill. Ka ardhur koha që të deklaroni besnikërinë dhe respektin ndaj Kushtetutës së vendit Tuaj, ashtu siç bëjnë të gjitha partitë simotra të Evropës demokratike ndaj kushtetutave të vendeve të tyre. Po ashtu ka ardhur koha që të tregoni me prova vullnet të mirë ndaj këtij procesi që po zhvillojmë bashkarisht. Taktikat e pengimit, zvarritjes, bllokimit dhe konfliktualitetit artificial nuk pijnë më ujë. Unë ju ftoj përzemërsisht të futeni në rrugën e duhur, në rrugën e drejtë.

Si përfaqësues i Partisë Socialiste Ju konfirmoj se, sa na takon ne, nuk do ketë asnjë produkt të punës sonë të përbashkët që nuk do t’i nënshtrohet ekspertizës së OSBE/ODIHR-it. Por, përpara se kjo të ndodhë ne duhet të fillojmë të prodhojmë produkte konkrete, jo të pengojmë.

Në vazhdim të diskutimit të mbledhjes së fundit, unë mirëpres propozimet tuaja, qoftë dhe fillestare, për çështjet e sipërcituara, në mbledhjen e planifikuar për ditën e Premte datë 18.09.2020, ora 10:30. Ndërkohë ju informoj se ekipi i PS-së është në punë për të konkretizuar dispozitat e Kushtetutës dhe për ti reflektuar ato respektivisht në Kodin Zgjedhor.

Në cilësinë e përfaqësuesit e mazhorancës, në mbledhjen e ditës së Premte unë do të paraqes draftin me propozimet konkrete që reflektojnë ndryshimet Kushtetuese në Kodin Zgjedhor për çështjet e sipërcituara.

/a.r

Next Post
Vrasja në Selenicë, kush është viktima me dy emra që trafikoi 1 ton drogë

Tronditet Bathorja! Kunati vret kunatën me armë zjarri, detaje nga krimi i rëndë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Një fuqi e madhe si Rusia mund të jetë edhe aleate”/ Habit Le Pen: Na ndihmon në…

“Rreziku është real”- Paralajmërimi “i çmendur” i Marine Le Pen: Ose NATO hyn në luftë, ose do të kemi një “Luftë Njëqindvjeçare”!

September 19, 2026
Çelet ekspozita me fotot e rralla të Nënë Terezës në COD

Çelet ekspozita me fotot e rralla të Nënë Terezës në COD

September 19, 2026
1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

“Groenlanda “molla e sherrit”, arrihet marrëveshja historike mes SHBA dhe Danimarkës, ja për çfarë u ra dakord mes palëve

September 19, 2026
Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

Zgjedhjet e së dielës në Berlin dhe Mecklenburg, një test i ri për kancelarin Merz pas humbjes së rëndë në Saksoni

September 19, 2026
Shpërthen dhuna pas ndeshjes, tifozët e Vllaznisë godasin autobusin e ekipit të Teutës dhe i thyejnë xhamat!

Shpërthen dhuna pas ndeshjes, tifozët e Vllaznisë godasin autobusin e ekipit të Teutës dhe i thyejnë xhamat!

September 19, 2026
I njohur për arratisjet spektakolare/ Si arriti Alket Rizai të merrte 16 leje nga burgu grek?

Alket Rizai nga leja në arrati, por zbulohet edhe në pamjet e një vrasjeje të bujshme brenda Burgut të Domokosit! Kamerat e filmuan, dyshohet se…

September 19, 2026
Futbolli italian në zi, ndahet nga jeta legjenda e Interit!

Futbolli italian në zi, ndahet nga jeta legjenda e Interit!

September 19, 2026
Asambleja e PS në shtator, gazetarja zbulon datat që janë në diskutim, ja çfarë pritet të vendoset për qeverinë e Ramës

“Prania Besnike”, zbardhen raportimet, ankesat e mbledhura dhe porositë e kryeministrit! Rama: Procesi duhet të vijojë sipas objektivave (VIDEO)

September 19, 2026
Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

September 18, 2026
Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com