Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, ka konfirmuar se do të marrë pjesë në Samitin e Kryeministrave që do të mbahet nesër në Tiranë.
Pjesë e këtij samiti do të jetë edhe kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili mbërrin që sot në kryeqytetin shqiptar.
Në këtë samit do të mungojë kryeministri grek, Alexis Tspiras, i cili ka refuzuar ftesën e Edi Ramës për shkak të problemeve në ujërat e Detit Jon.