• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tirana solidarizohet me Kharkivin e shkatërruar, Veliaj premton ndërtimin e një shkolle të re

by A R
06/07/2022 20:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në shenjë solidariteti me popullin ukrainas, Bashkia e Tiranës do të ndërtojë një shkollë të re në qytetin e Kharkivit, të shkatërruar nga lufta, si dhe do të ndihmojë në procesin e rindërtimit.

Në një fjalim të mbajtur para anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, përmes një lidhjeje direkte me video, kryetari i Bashkisë së Kharkivit në Ukrainë, Ihor Terekhov falenderoi kryebashkiakun Veliaj dhe Shqipërinë për mbështetjen ofruar vendit të tij.

“Sigurisht, ne do të jemi në gjendje ta rindërtojmë Kharkivin pas luftës, më shpejt, nëse marrim ekspertët dhe specialistët më të mirë në fusha të ndryshme. Tani ekipi im është duke punuar për krijimin e një Këshilli Koordinues të qyteteve partnere, për të shfrytëzuar në mënyrë sa më efikase mjetet e bashkëpunimit ndërkomunal. Qyteti i Tiranës ka përvojën e tij në rimëkëmbjen urbane dhe zhvillimin ekonomik, prandaj ne jemi mirënjohës për ndihmën tuaj në procesin e rindërtimit të pasluftës, duke përfshirë pjesëmarrjen e qytetit tuaj në punën e Këshilli Koordinues të qyteteve partnere. Jam i bindur se vetëm me përpjekje të përbashkëta mund të arrijmë paqe, stabilitet dhe prosperitet. Faleminderit për vëmendjen dhe ndihmën tuaj për Ukrainën”, tha kryebashkiaku Terekhov.

Kryebashkiaku Veliaj iu përgjigj menjëherë pozitivisht ftesës së kryebashkiakut të Kharkivit për të qenë pjesë e Këshillit Koordinues të qyteteve partnere, që do të ndihmojnë në rindërtimin e Ukrainës. Veliaj shprehu gatishmërinë e Tiranës për të kontribuar për rindërtimin dhe kapërcimin e pasojave të luftës.

“Jam i sigurt se do të ketë një “Plan Marshall” për rindërtimin e Ukrainës, ku ne duam të luajmë rolin tonë. Përsa kohë që mes luftës ne jemi duke folur për shkolla, arsim, për dije, për fëmijët, për të ardhmen, unë besoj se ky është një moral ku ne jemi pjesë vëllazërisht me miqtë tanë në Kharkiv. Mezi pres të luajmë rolin tonë modest. Unë besoj se mes qyteteve mund të jemi praktik, mund të jemi efiçentë, dhe do doja shumë që në frymën e shkollave fantastike që kemi bërë në Tiranë, me të njëjtin dizajn, me të njëjtin concept, t’i dhurojmë Kharkivit një shkollë të bukur, siç kemi konceptuar shumë prej hapësirave fantastike të Tiranës, për djemtë dhe vajzat e qytetit tuaj. Ne jemi Shqiptarë, jetojmë në Tiranë, në Kryeqytetin Europian të Rinisë. Ne duam të bëjmë një të mirë në këtë det të madh të kontributeve, duke menduar dhe projektuar që tani Ukrainën e lirë, Ukrainën fitimtare, Ukrainën e të ardhmes”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se Shqipëria dhe Tirana kanë qenë gjithmonë pranë atyre që kanë pasur nevojë dhe shprehu besimin se fitorja në Ukrainë nuk do të vonojë. “Të gjitha qëndrimet e kombit tonë, të qytetit tonë, të shtetit tonë, kanë qenë në mbështetje të vëllezërve dhe motrave kosovare kur ata kishin nevojë, në mbështetje të opozitës së Iranit kur ata kishin nevojë dhe u transferuan në Shqipëri, në mbështetje të aktivistëve të Shoqërisë Civile dhe gazetarëve të Afganistanit kur ata kishin nevojë, dhe sot mbështesim qindra fëmijë nga Ukraina kur ata kanë nevojë. Është fryma dhe ADN-ja jonë. Ne këta jemi! Pavarësisht se mbështetja jonë është simbolike, me emërtimin e një rruge “Ukraina e Lirë” në qytetin tonë, ose disa herë me ndërtimin konkret të një shkolle, dua që ta dini se jemi me ju dhe ju mbështesim me të gjitha mundësitë tona. Sigurisht, jemi një shtet i vogël, por me Kryeministrin dhe Shqipërinë që është anëtare e Këshillit të Sigurimit, apo me gjithë rrjetin tonë të qyteteve mbështetëse për Ukrainën, jemi me ju. Mezi presim orën e fitores që padyshim do të vijë”, nënvizoi Veliaj.

/a.r

Next Post
Një rrugë në Tiranë merr emrin e publicistit dhe gazetarit Fatos Baxhaku

Një rrugë në Tiranë merr emrin e publicistit dhe gazetarit Fatos Baxhaku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria ul akcizën e naftës me 20%, sa pritet të bjerë çmimi në treg

Qeveria ul akcizën e naftës me 20%, sa pritet të bjerë çmimi në treg

March 20, 2026
Lejimi i bazave për SHBA-të, Irani paralajmëron Britaninë e Madhe, zbardhet telefonata

Lejimi i bazave për SHBA-të, Irani paralajmëron Britaninë e Madhe, zbardhet telefonata

March 20, 2026
Festa e Bajramit në Kosovë, Tërnava thirrje politikës: Kemi mbetur peng të krizave

Festa e Bajramit në Kosovë, Tërnava thirrje politikës: Kemi mbetur peng të krizave

March 20, 2026
Princesha e Norvegjisë thyen heshtjen për lidhjet me Epstein-in: U manipulova dhe u mashtrova!

Princesha e Norvegjisë thyen heshtjen për lidhjet me Epstein-in: U manipulova dhe u mashtrova!

March 20, 2026
“Po shkruaj tre libra”, Meta flet nga qelia: ‘Darka e ngjalave’ ishte një autokritikë e Edi Ramës

“Po shkruaj tre libra”, Meta flet nga qelia: ‘Darka e ngjalave’ ishte një autokritikë e Edi Ramës

March 20, 2026
“Ndërtoni identitet mbi vlera“/ Analisti Roland Bejko këshillon partitë e vogla për të çarë në sferën politike

Salianji sfidon Berishën për kreun e PD, Bejko: Rruga më e mirë për partinë, të ndjekë statutin aktual

March 20, 2026
Peleshi takon Presidenten Bundestagut: Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Peleshi takon Presidenten Bundestagut: Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

March 20, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme / Abu Dhabi arreston 109 persona për përhapje paniku në rrjetet sociale

Lufta në Lindjen e Mesme / Abu Dhabi arreston 109 persona për përhapje paniku në rrjetet sociale

March 20, 2026
“Lejoji priftërinjtë të martohen”, kërkesa e peshkopit trondit Papa Leon dhe Vatikanin

“Lejoji priftërinjtë të martohen”, kërkesa e peshkopit trondit Papa Leon dhe Vatikanin

March 20, 2026
Izraeli ndërpret faljen e Fiter Bajramit në Al-Aksa, shpërndan besimtarët me gaz lotsjellës

Izraeli ndërpret faljen e Fiter Bajramit në Al-Aksa, shpërndan besimtarët me gaz lotsjellës

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In