• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Tirana, sa nevojë për postin e kryearkitektit!

by Ben Andoni
02/03/2016 08:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni/

Ndërtimet dhe zhvillimet e qyteteve kanë fizionominë e kryearkitektëve të tyre, pra ata që i japin formën dhe mundësinë brezave me të cilët bashkëjetojnë dhe atyre pasardhës. Por, pas vitit 1992, posti i kryearkitektit të Tiranës është zëvendësuar me postin e “drejtorit të urbanistikës”, një post që shpeshherë e mbajnë njerëz, që paçka punës së tyre janë larg konceptit të kryeideatorit të formës së jetës së qytetit. Ndaj, veç njerëzve që i lidh puna, pakkush i njeh në qytete këta punonjës, që janë në nivelin e burokratëve të zakonshëm.

Në një farë mënyre, futja e shtetit nëpërmjet partive është kaq e madhe edhe këtu, saqë qytetet tona dhe veçanërisht Tirana po vuan një kaos, që kushdo që vjen si kryebashkiak së pari i duhet të menaxhojë pikërisht tollovinë e mbartur. Kështu është përshembull përpjekja e sotme që të vendosë rregull në morinë e ndërtimeve të paligjshme, që kërkojnë të legalizohen  dhe që numërojnë plot 430.000 objekte syresh.

Tirana (qytet) sot e ka një Plan të Përgjithshëm Vendor, të miratuar në përputhje me ligjin, dhe funksional (i miratuar në vitin 2013) dhe me rregulloren e tij, por ai në shumë raste nuk përfshin realisht kërkesat e qytetarëve dhe shpesh ndërtimet që bëhen janë krejt pa logjikën urbane apo aspak transparente. Të kujtojmë ndërtimet që po bëhen në Bllok, transformimin e shumë vilave që janë objekte kulture, të kujtojmë dikur edhe punimet e mbikalimit, e së fundmi dhe konfuzionin e Parkut të Liqenit.

Duke u kthyer në argumentin tonë: Kryearkitekti në të gjithë problemet e mëdha me të cilat përballet qyteti, me tagrin e madh të njeriut jopolitik, e me një përvojë të certifikuar nga puna e tij teknike mund të ishte personaliteti, që duhej t’i jepte zgjidhje ankesave dhe të daraviste kurdo tollovinë. Mungesa e tij, në fakt, duhet thënë e staturës së tij, e bën publikun të jetë shumë i ngatërruar dhe shpesh pré e konfuzioneve të lloj-lloj kinseve, që i kanë kthyer qytetet shqiptare gati të pabanueshme. Për të thënë se ai mund të kishte dhe oponencë teknike, që mund të vinte nga teknicienët e tjerë të bashkisë, studiove të arkitektëve dhe urbanistëve, Shoqatës së Ndërtuesve e kështu me radhë.

Por fatkeqësisht, kjo nuk ndodh. Kryebashkiakët duan thjesht të mbarojnë shpejt punë, kurse politika t’i ngatërrojë ede më shumë punët me interesat që janë të dukshme sot, pas 26 vitesh demokraci.

Në argumentin tonë, Tirana ka përvojë të jashtëzakonshme me një aradhë njerëzish të nderuar në postin e kryearkitektit. Dhe atë që filluan kryearkitektët Qemal Butka, Anton Lufi, Vasil Noçka për Tiranën në kohën e mes Luftërave të Mëdha Botërore, kurse pastaj, pas Luftës së Dytë Koço Miho, dhe me radhë Sokrat Mosko, Pavllo Luarasi, Faik Alimehmeti, qyteti me siguri do t’i kish plagët më të vogla, por edhe vetë kryebashkiakët andrallat më të pakta, pasi do t’i transferonin problematikat tek këta persona dhe të merreshin me politikat reale të zhvillimit të qytetit.

Kurse kryearkitekti do kishte vendin e tij të merituar, kuptohet nëse do e përmbushte, në elitën e vërtetë të qytetit, së bashku me kryetarin e Bashkisë, shkrimtarin më të njohur, drejtorin e filarmonisë, ekipin e futbollit ose basketbollit, ose çdo lloj sporti…etj.

Ai do ishte realisht përfaqësuesi i traditës së qytetit dhe pjesa e gjallë e historisë së një komuniteti që jeton me ndërtimet që i ka konceptuar vetë. Vërtetë, sa duket një kryearkitekt.

Next Post

Holanda: S’i kemi ne përgjegjësitë për kostot e Speciales

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Panik te banorët! Greqia goditet nga një tjetër tërmet, ja sa ishte forca e lëkundjeve dhe epiqendra e tij

Tërmet në Korçë, ja sa ishte magnituda

August 17, 2026
VIDEO E PLOTË/ Nga sherri mes rojeve te sulmi ndaj shefit të krimeve, pamjet zbardhin përplasjen në lokalin e Sarandës

VIDEO E PLOTË/ Nga sherri mes rojeve te sulmi ndaj shefit të krimeve, pamjet zbardhin përplasjen në lokalin e Sarandës

August 17, 2026
“Përmbytjet më të rënda në 30 vjet”, të paktën 6 viktima dhe qindra të evakuuar në SHBA

“Përmbytjet më të rënda në 30 vjet”, të paktën 6 viktima dhe qindra të evakuuar në SHBA

August 17, 2026
“Zjarri” i Tokës që prish pushimet, kufizime në Aeroportin e Katanias, probleme në Siçili

“Zjarri” i Tokës që prish pushimet, kufizime në Aeroportin e Katanias, probleme në Siçili

August 17, 2026
Tetë vatra zjarri aktive, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë

Tetë vatra zjarri aktive, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë

August 17, 2026
Telenovela e portës/ Juventusi vendos për Vicario, Spalletti e pret para fundjavës

Telenovela e portës/ Juventusi vendos për Vicario, Spalletti e pret para fundjavës

August 17, 2026
Kërkohet vazhdimi i seancës në Kuvend, PDK sërish me aksion në Kryeministri: Kurti, uzurpator

Kërkohet vazhdimi i seancës në Kuvend, PDK sërish me aksion në Kryeministri: Kurti, uzurpator

August 17, 2026
Vendimi i KLGJ për ndihmësit ligjorë, Lamallari: Hap pozitiv për uljen e stokut të dosjeve

Lamallari thërret drejtuesit vendorë të Policisë në takim urgjent! Çfarë pritet?

August 17, 2026
Tifozi i Berishës shfaqet si avokat i Pëllumb Gjokës dhe sulmon Bardhin: SPAK të hetojë për publikim të sekretit hetimor

Revolucioni shqiptar kërkon pronarin!

August 17, 2026
Sinjal për Kim Jong Un? Trump ‘frenon’ stërvitjet ushtarake në Korenë e Jugut

Sinjal për Kim Jong Un? Trump ‘frenon’ stërvitjet ushtarake në Korenë e Jugut

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com