• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tirana rinis fushatën e mbjelljes së 100 mijë pemëve

by A R
21/09/2018 14:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana do të rinisë fushatën e madhe të mbjelljes së 100 mijë pemëve, për të vijuar revolucionin e gjelbër për kryeqytetin. I pranishëm në aktivitetin “ECDAY 2018, “Për një Botë Plot Ngjyra” të organizuar me rastin e Ditës së Bashkëpunimit Evropian, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ftoi qytetarët t’i bashkohen nismës pozitive për qytetin.

“Në qoftë se secili prej jush do të mbjellë një pemë për ditëlindje, Tirana mund të ketë edhe 100 pemë të tjera, ashtu si edhe 100 mijë pemët që mbollëm vjet. Ambicja jonë është që fushatën e mbjelljeve ta nisim muajin tjetër, nga fundi i tetorit. Ashtu siç na mëson edhe ky projekt bashkëpunimi, të gjithë duhet të japim një dorë”, iu drejtua Veliaj fëmijëve pjesëmarrës në aktivitet.

Gjithashtu, Tirana është qyteti i parë në Ballkan që i është bashkuar nismës për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike në markete apo supermarkete. Veliaj kërkoi prej qytetarëve që të përdorin trastat, për të reduktuar në maksimum përdorimin e qeseve, të cilat janë një nga problemet më shqetësuese për mjedisin.

“Para një viti morëm një vendim, thamë: Në Tiranë nuk do të ketë më qese plastike. Nëse do të shkosh në supermarket, do të duhet ta blesh, ose në disa raste, kur ato janë të padegradueshme për 100 vjet, nuk do t’i përdorim fare. Ajo që unë dua nga ju, është që këtë vit, secili prej jush, me prindërit, të këmbëngulë që të përdorim vetëm trasta dhe jo qese plastike, që ndotin qytetin, që futen nëpër ushqime, që bëjnë pis lumenjtë, liqenet, dhe që bllokojnë gjithë kanalizimet në kohë shirash. Nëse do të më jepni një dorë që ta bëjmë të gjithë bashkë këtë, ju garantoj se Tirana do të jetë akoma edhe më e pastër sesa është sot”, u shpreh ai.

Duke folur përpara nxënësve të shkollave 9-vjeçare të Tiranës për Ditën e Bashkëpunimit Evropian në Tiranë, kryebashkiaku Veliaj theksoi se bashkëpunimi është kyç për të arritur progresin. Ai nënvizoi se Europa ku Shqipëria kërkon të integrohet, është një vend ku njerëzit nuk e pengojnë njëri-tjetrin, përkundrazi e ndihmojnë.

“Nëse e pengojmë njëri-tjetrin nuk vizatojmë dot, as nuk bëjmë dot piktura, as nuk mbjellim dot pemë, as nuk pastrojmë, sepse e kemi tërë kohën mendjen se si do t’i prishim punë tjetrit. Ndërkohë, kur bashkëpunojmë fitojmë të gjithë. Është shumë e rëndësishme të kuptojmë që në Europën ku duam të shkojmë bashkëpunimi është kyç. Europa është një vend që njerëzit nuk bëjnë luftë me njëri-tjetrin, nuk bëjnë sherre me njëri-tjetrin, nuk e pengojnë njëri-tjetrin, përkundrazi e ndihmojnë njëri-tjetrin”, deklaroi Veliaj.

Ai vlerësoi se falë këtij mentaliteti bashkëpunues, siç Tirana ka ndryshuar, ashtu edhe  Ballkani mund të jetë një vend fantastik për të jetuar. “Një nga gjërat pse ne në Tiranë ecim përpara është sepse pengojmë njeri. Kur dikush bën një përpjekje i themi: Bravo të qoftë, të lumtë, forca për më tej! Nëse edhe me fqinjët tanë sillemi me të njëjtin mentalitet që kemi ndryshuar Tiranën, atëherë mund të kemi jo vetëm një Shqipëri të mirë dhe një Tiranë të mirë, por i gjithë Ballkani mund të jetë një vend fantastik për të jetuar, për t’u rritur dhe për t’u bërë i suksesshëm”, theksoi Veliaj, teksa u shpreh se Tirana ofron të gjitha mundësitë që të rinjtë të shkëlqejnë në fusha të ndryshme. “Tirana është vendi ku kush do që të shkëlqejë, mund të shkëlqejë. Jam i bindur se secili prej jush mund të shkëlqejë në Tiranë”, tha ai.

Përfaqësuesi i Autoritetit Menaxhues të Programit Interreg V-B “Balkan-Mediterranean 2014-2020, Themis Chatzikonstantinou, theksoi se ky program bashkëpunimi sjell bashkë Greqinë, Shqipërinë, Bullgarinë, Qipron dhe Maqedoninë. “Misioni ynë është që me ato pak mjete që kemi ta bëjmë jetën tonë më të mirë, dhe ne mund ta bëjmë këtë vetëm nëpërmjet bashkëpunimit. Bashkëpunimi është guri ndërtues i Europës dhe në këtë kohë mjaft interesante që po jetojmë ne mund të arrijmë të bëjmë gjëra vetëm kur jemi sëbashku”, tha Themis Chatzikonstantinou.

Ky aktivitet u organizua nga Programi Interreg V-B “Balkan-Mediterranean 2014-2020, Bashkia e Tiranës dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Next Post
Turqia prangos ushtarakun nga Austria, dyshohet për terrorizëm

Turqia prangos ushtarakun nga Austria, dyshohet për terrorizëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

September 12, 2026
Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

September 12, 2026
Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

September 12, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

September 12, 2026
VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

September 12, 2026
Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

September 12, 2026
Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

September 12, 2026
Tentativë vrasje, bazë armatimi dhe trafik droge, arrestohen tre shqiptarë në Selanik! (Emrat)

Kush është Lulzim Caka, “misteriozi” i arrestuar në Greqi për trafikun e 84 kg kokainë, ish-i dënuari për disa vrasje që u arratis nga burgu

September 12, 2026
Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

September 12, 2026
Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com