• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tirana i refuzon stadiumin Partizanit, Nallbani: Na ka mbetur sahati prapa

by Java News
06/12/2016 13:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana ka refuzuar dje zyrtarisht kërkesën e bërë nga klubi i Partizanit që të luante ndeshjet në stadiumin “Selman Stërmasi” edhe pse një gjë e tillë ishte disi e paralajmëruar nga bardheblutë. Në një prononcim për “Panorama Sport”, ish-kapiteni i Tiranës, por që ka luajtur për disa sezone me të kuqtë, është shprehur:

“Unë nuk kam asnjë interes as te Tirana dhe as te Partizani, ndaj të them të drejtën më vjen keq që është bërë debat kaq i madh dhe që kjo punë është fryrë kaq shumë. Me sa jam informuar nga media, di që presidenti Halili ka rënë dakord me presidentin e Partizanit, Demi. Por, e di që tifozët e Tiranës nuk do ta pranojnë një gjë të tillë.

Por, ne na ka mbetur disi mbrapa sahati, duke parë kushtet që kemi këtu. Nuk është se Tirana si qytet ka fusha të tjera. Stadiumi “Qemal Stafa” është duke u ndërtuar dhe pse Tirana të mos e shfrytëzojë “Selman Stërmasin”, pasi do të marrë lekët”. Por, Nallbani nga ana tjetër mbetet disi i habitur për këmbënguljen e të kuqve, që sipas tij tashmë kanë një akord me “Elbasan Arena”.

“Unë habitem edhe me Partizanin se si këmbëngul të luajë akoma aty, duke qenë se ka bërë kontratë për t’i zhvilluar ndeshjet në Elbasan”, ka thënë “Tata”, që sheh më tutje duke thënë se në të ardhmen situatat edhe mund të ndryshojnë. “Mes skuadrave ka luftë vetëm në aspektin sportiv. Por mund t’i ndodhë Tiranës që të luajë edhe në fushat e Partizanit, kur këta të kenë terrenin e tyre. Jeta e tillë është dhe nuk i dihet se si i vijnë situatat Tiranës nesër”, vazhdoi ish-portieri i njohur i të dyja skuadrave.

Kundërshtimi
Për Nallbanin, ndërhyrja e tifozëve të Tiranës në një çështje të tillë nuk ka sens, pasi kjo është një punë që u përket drejtuesve të klubit, duke qenë se janë ata që marrin vendimet finale. “Fundja fare tifozët nuk janë ata që vendosin. Tifozët e Tiranës mund të kërkojnë llogari pse ekipi nuk del kampion, por jo të hyjnë deri aty sa të thonë që nuk lënë Partizanin ose Dinamon. E thashë që tifozët e dy skuadrave t’u kërkojnë llogari lojtarëve për kampionatin, të mos hyjnë të pjesët administrative, të cilat nuk u takojnë”, ka vazhduar Nallbani në deklaratën e tij.

Në fund, Nallbani ka bërë me dije se të ishte ai president, do ta lejonte Partizanin dhe çdo ekip tjetër që të luante në ambientet e stadiumit “Selman Stërmasi”.

“Të isha unë president, mendoj se Tiranën nuk do e gjente gjë që të luante Partizani në stadiumin e saj, pasi ka lënë të luajë Korabin dhe ekipe të tjera dhe shumë mirë ka bërë. Pse të mos luajë dhe Partizani, pasi fundja fare të ardhura do të marrë klubi”, ka përfunduar Nallbani. Por, pavarësisht deklaratës së tij, nuk kanë pasur të njëjtin mendim drejtuesit e Tiranës, që kanë refuzuar klubin e kuq, pas largimit të Korabit, për të zhvilluar ndeshjet në “Zeqir Ymeri”.
Panorama Sport/d.i.

Next Post
Detajet tronditëse, udhëtimi në kohë është i mundur por mbahet i fshehtë!

Detajet tronditëse, udhëtimi në kohë është i mundur por mbahet i fshehtë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In