• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Tirana, qytet me zhvillim dhe të ardhme të mirë”, delegacioni i CSU-së takohet me Veliajn

by Java News
02/10/2019 18:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana është një qytet me zhvillim dhe me të ardhme të mirë. Kështu e vlerësoi Tiranën kryetari i Grupit Parlamentar të CSU-së në Landtagun e Bavarisë, Thomas Kreuzer, i cili së bashku me një delegacion parlamentarësh të kësaj force, u prit sot në një takim nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ku u diskutua për marrëdhëniet mes dy vendeve si dhe perspektivën evropiane të Shqipërisë.

Kreuzer falenderoi kryebashkiakun Veliaj për mikpritjen, ndërsa theksoi zhvillimin që ka pësuar Tirana dhe mundësitë që ky qytet ka për një të ardhme më të mirë.

“Faleminderit shumë për pritjen e ngrohtë. Tirana është një qytet me shumë të rinj,Tirana është një qytet me zhvillim të mirë, me shumë shanse dhe me të ardhme të mirë. Ju urojmë më të mirën ju dhe qytetit”, tha kreu i Grupit Parlamentar të CSU-së në Landtagun e Bavarisë, Thomas Kreuzer.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shprehu miqve nga Bavaria mirëseardhjen dhe i falenderoi ata për mbështetjen që CSU i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit dhe sidomos për vendimin për çeljen e negociatave. “Jam shumë i lumtur që kemi pritur një delegacion fantastik nga Bavaria i CSU, një parti e cila ishte kyç në vendimin që Shqipërisë t’i hapen negociatat në BE, ndaj ishte një moment për të treguar falenderim dhe mirënjohje, një mundësi fantastike për të eksploruar pak si po zhvillohemi”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Ai theksoi se me vendimin e 29 shtatorit, Bundestagu i dha një mundësi shqiptarëve që të tregojnë se janë vërtetë perëndimor dhe i përkasin familjes së madhe të BE-së duke ndërtuar dhe zhvilluar vendin e tyre. “Ndryshe janë gjërat në burokraci, kur ti lexon letra, ndryshe është kur vjen në terren e shikon realitetin. Delegacioni po bën një tur në Ballkan, nga Kosova, tani në Shqipëri dhe më pas edhe në vende të tjera, por jam vërtet mirënjohës dhe në emër të qytetarëve të Tiranës, dua të falenderoj delegacionin e CSU që na dha një shans ta provojmë veten si një vend potencial për të qenë anëtar i BE dhe si një hapësirë evropiane që po mundohemi me shumë pasion të ndërtojmë këtu në Tiranë”, u shpreh Veliaj.

Pjesë e delegacionit ishin edhe shumë politikanë të rëndësishëm të kësaj force politike në Landin e Bavarisë, si Prof. Dr. Winfried Bausback, Alexander König, Tobias Reiß dhe Tanja Schorer-Dremel, të katërt nënkryetarë të Grupit Parlamentar të CSU-së na Landtagun e këtij rajoni. Gjithashtu, pjesëmarrës ishin edhe Josef Widmann, Drejtor Ekzekutiv i Grupit Parlamentar dhe Markus Merk, Zv. Drejtor Ekzekutiv i Grupit Parlamentar. /l.m

Next Post
Vërtetë kemi ndryshuar?

Trakte dhe protesta- deviza e re e opozitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

February 3, 2026
Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

February 3, 2026
“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

February 3, 2026
Vakancat në Kushtetuese/ KED i çon Gjykatës së Lartë listën me tre kandidatët, përzgjidhet një prej tyre

“Nuk kam ndryshuar unë, por…”/ Ylli Manjani: Duhet reformë e re në drejtësi me gjykatë të paanshme, si dhe një Kushtetutë të re

February 3, 2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

February 3, 2026
Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

February 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

February 3, 2026
Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

February 3, 2026
Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

February 3, 2026
“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In