• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Trakte dhe protesta- deviza e re e opozitës

by Ilir Yzeiri
02/10/2019 19:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Megjithëse opozita nuk është më në rrugë dhe protestat e dhunshme nuk janë të pranishme, ajo duket sikur ngazëllehet me rastet e vërteta të dhunës që janë shfaqur këto ditë. Paralajmërimi për tërmetin apokaliptik që nxori në rrugë mijëra njerëz u mor në mbrotje nga Berisha. Akti i rëndë terrorist me dashje ose jo që u zbulua në stadium, u mor, gjithashtu, në mbrojtje prej Berishës dhe ndjekësve të tij. Një ish-deputet thotë në një studio televizive se Rama mund të largohet ose me atentat ose…. Ndërsa Lulëzim Basha si kapoja i njësiteve guerrile u shkruan trakte bankave dhe të huajve dhe i këcënon që në qoftë se nuk veprojnë ashtu siç do ai, njësiti guerril i PD-së do të hidhet në veprim kur të vijë në pushtet. Situata bëhet qesharake pastaj kur po Lulëzim Basha u jep ultimatum të gjithëve, por sidomos qeverisë dhe Edi Ramës që të zbatojnë planin e tij ose ndryshe të hapin krahun se vjen vetë Luli dhe na shpëton. « O tempora o mores », – thoshin latinët.

Në anën tjetër, partnerët ndërkombëtarë me kancelaren Merkel në krye, duket se janë bindur që në tetor Shqipëria, bashkë me Maqedoninë, të marrë miratimin për çeljen e negociatave me BE-në. Kushtet që kanë vënë gjermanët dhe që mund të vënë edhe të tjerë, gjitashtu, janë ato reforma që kanë nisur me vullnetin e qeverisë shqiptare dhe që po shkojnë drejt përfundimit, kështu që, në një farë kuptimi, ato nuk janë kushte, por detyra që kanë nisur të realizohen prej kohësh.

Në gjithë këtë histori, Lulëzim Basha duket se është krejtësisht pa asnjë peshë dhe mbështetje. Retorikës së tij të egër ku shpifëse dhe ku denigruese për Shqipërinë, jo vetëm që nuk ia vuri veshin njeri, por, siç duket, miqtë tanë janë bezdisur më shumë me fjalorin e rëndë dhe akuzat e shpëlara të tij.

Në fillim u duk se Basha do t’i kthehej tavolinës, por edhe aty u bë qesharak. Dërgoi një jallan shahit që lexoi një tekst të cilin partnerët tanë jo vetëm që ia hodhën poshtë, por e çmuan edhe si të pakuptimtë. Ndërkohë, Basha deklaroi se Edi Rama nuk pranonte përfshirjen e të huajve në procesin e reformës në drejtësi. Të huajt e thirrur në këtë kauzë, deklaruan se ata vetë nuk dëshirojnë të marrin atë rol.

Pra, i vetmi ngushëllim i Lulëzim Bashës ka mbetur ligjërimi. Vetëm kur flet dhe kur shkruan letra Lulëzim Basha e ndien veten të fortë, sfidues. Letrat e tij janë në fakt krijime publicistike në kuptimin që ato ndërtohen me sikur, nuk janë dokumente politike që përfshihen në aktet performative. Lulëzimi shkruan letra, del para kamerave dhe kërcënon dhe sapo largohet nga kompjuteri apo sapo largohet nga kamerat, teksti i tij apo fjala e tij e mbaron veprimin. Ai nuk arrin të kuptojë se veprimet në politikë janë akte fizike që kryhen me fjali të thjeshta. Se në politikë në fillim kryhet akti, pra ulesh në një tryezë, zgjedh një bashkëbisedues dhe nis veprimin. Me anë të këtij komunikimi shtyhet përpara veprimi politik. Në vendet ku një pjesë ose një krah i politikës shkëput komunikimin më pjesën tjetër, atëhere ligjërimi merr formën e monologut dhe deklaratat për shtyp kthehen në trakte, në tekste kërcënuese. Nuk ka rëndësi se ku ndodhesh, në mal i fshehur apo në pyje si opozita kolumbiane, apo në mes të Tiranës si opozita jonë, në të dyja rastet efekti dhe veprimi është i njëjtë. Të parët kanë zgjedhur luftën e armatosur. Lulëzimi, mesa duket, do të shkojë përsëri te protestat. Pra trakte dhe protesta – kjo do të jetë mesa duket deviza e opozitës edhe për vitin që vjen. /l.m

Next Post
“Daily Telegraph”: Shqiptarët përdorin Facebook-un për aktivitete kriminale

“Mafia shqiptare, mafia e së ardhmes në Europë”, deklarata e fortë e prokurorit italian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dalin pamjet e momentit kur protestuesit heqin flamurin e Ambasadës së Izraelit në Tiranë (Video)

Dalin pamjet e momentit kur protestuesit heqin flamurin e Ambasadës së Izraelit në Tiranë (Video)

June 21, 2026
Dragoi gjigant “ndez” Pekinin! Spektakël në festivalin e Kanalit të Madh

Dragoi gjigant “ndez” Pekinin! Spektakël në festivalin e Kanalit të Madh

June 21, 2026
Corriere della Sera: Tensionet Meloni–Trump, ja si Italia po shmang përplasjen e madhe diplomatike me SHBA!

Corriere della Sera: Tensionet Meloni–Trump, ja si Italia po shmang përplasjen e madhe diplomatike me SHBA!

June 21, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Flamingot”, Zhizhek dhe ideologjia e Qendrës

June 21, 2026
Deputetja e PS: Protesta pa kokë, me parti të vogla dhe PD-në brenda saj!

Deputetja e PS: Protesta pa kokë, me parti të vogla dhe PD-në brenda saj!

June 21, 2026
Gjermania thyen “mallkimin” e Botërorëve, kualifikohet nga grupet për herë të parë që nga 2014

Gjermania thyen “mallkimin” e Botërorëve, kualifikohet nga grupet për herë të parë që nga 2014

June 21, 2026
Mila: PS respekton protestën, por nuk ka dorëheqje të Ramës dhe as zgjedhje të parakohshme

Mila: PS respekton protestën, por nuk ka dorëheqje të Ramës dhe as zgjedhje të parakohshme

June 21, 2026
Mediat: Kryeministri britanik pritet të japë dorëheqjen të hënën, kush pritet pritet të jetë pasardhësi?

Mediat: Kryeministri britanik pritet të japë dorëheqjen të hënën, kush pritet pritet të jetë pasardhësi?

June 21, 2026
La Repubblica: Dubai kërkon të ringrihet pas tensioneve në Lindjen e Mesme!

La Repubblica: Dubai kërkon të ringrihet pas tensioneve në Lindjen e Mesme!

June 21, 2026
Avokati nxjerr prapaskenat e protestës: E kontrolluar nga Berisha, financimi vjen nga Shkëlzeni!

Avokati nxjerr prapaskenat e protestës: E kontrolluar nga Berisha, financimi vjen nga Shkëlzeni!

June 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In