• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tirana qëndër eventesh dhe konferencash ndërkombëtare, dizajnerë dhe ekspertë bëhen bashkë për logon e ‘Tirana MICE’

by Java News
05/04/2023 17:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dizajner, arkitektë, aktivistë dhe përfaqësues të Bashkisë së Tiranës u bënë bashkë në takimin e dytë të Tirana MICE për të promovuar zhvillimin e industrisë eventeve dhe konferencave në Tiranë e Shqipëri.
Zëvendëskryetari i Bashkisë së Tiranës Andi Seferi vuri theksin te vizioni i Tiranës për zhvillimin e industrisë së turizmit. Seferi nënvizoi se MICE Tirana është realitet dhe jo thjesht slogan. “Tirana ka xhevahire në çdo hap që ne kthehemi. Xhevahire si gjeografike, si historike, por edhe sociale. Mjafton qe të themi se në Tiranë bashkëjetojnë 144 kombësi të ndryshme, kultura dhe etni të ndryshme. Mjafton të flasim për bashkëjetesën fetare. Ky vit që është Viti i Sporteve, duket sikur gjërat i kemi të shkëputura kur themi Viti i Rinisë, Viti i Sportit. Jo, Tirana tanimë është një qendër që zhvillohet 360° në të gjitha ditët e vitit”, tha Seferi.
Dr. Saimir Kristo, zv Dekan i Universitetit Barleti theksoi se qëllimi i bashkimit të dizajnerëve është për t’u fokusuar tek Tirana si qytet i mikpritjes dhe nuk është diçka formale, por për të krijuar një network funksional. “Të hidhen ide kreative mbi brandin dhe logon Tirana MICE. Diskutime mbi vizionin e Tirana MICE dhe workshop për të dalë ide mbi MICE në Tiranë”, tha Kristo.
Ekspert i dizajnit Fisnik Ismaili, njëherësh autori i obeliskut ‘Newborn’, nënvizoi se Tirana duhet parë si një përvojë që vepron organikisht, por dhe spontanisht. “Duhet të dijmë ta mbajmë një balancë kur duam të bëjmë gjëra nga zemra edhe t’i kontribuojmë ato për vendin, si sot që po shpresojmë me dalë me një produkt si rezultat i brainstorm-eve. Edhe të mësojmë prej folësve, por edhe të prodhojmë diçka të lezetshme që do të përfaqësojë MICE dhe Tiranën. Tirana gjithmonë e ka pasur atë shpirtin të cilin unë mendoj që duhet fuqimisht me ia ruajtur. E kjo është identiteti i saj, shpirtin që e ka e ndjesinë që ta jep”, deklaroi ai.
Endri Pano deklaroi se Tirana MICE është një pjesë shumë e rëndësishme e hotelerisë dhe e veprimtarisë së saj. “Klienti fokusohet shumë te ajo ç’ka ti do dorëzosh, pra, pret nga ty. Mund të jetë i përgatitur për një pjesë, për një koncept, por totalisht pret nga ty. Pret nga ty për kreativa, për arredim, për ndriçimin, audion, foninë, për gjithçka. Dhe, nuk do të dëgjojë “jo”. Bëhet? Po, bëhet. Kjo na ka dhënë një shtysë që MICE ta konsiderojmë pjesën më të rëndësishme të hotelerisë. Sepse edhe shifrat e suportojnë. Një klient i MICE është ndryshe nga një klient i akomodimit. Klienti i MICE shpenzon më shumë”, deklaroi Pano.
Vasjen Katro, dizajner vizual tha: “Funksioni është pjesa më kryesore do thosha. Një dizajn ka dështuar, ka falimentuar nëse funksioni nuk është i kryer. Por ka disa perspektiva në të gjithsesi. Nëse është dizajni si estetikë, si art është tjetër muhabet. Në raste konkrete si puna e MICE nuk mendoj që dizajni duhet të jetë estetik apo art. Arti është i bukur, është subjektiv, por në raste konkrete si MICE dizajni duhet të jetë funksional, dhe arti të përdoret për të zbukuruar anën funksionale”.
Jonid Jorgji, Drejtor i Agjencisë së Industrisë Kreative e cilësoi tepër të rëndësishme iniciativën e ndërmarrë nga Bashkia Tiranë për zhvillimin e Tirana MICE. “Kontributi i të rinjve dhe studentëve në këtë projekt është thelbësor .Ne si industri kreative i mbështetim të rinjtë me hapësira për të punuar dhe zhvilluar idetë e tyre”, theksoi Jorgji./m.j

Next Post
“Turp për punëdhënësit që japin paga minimale e blejnë vila!”/ Rama: Ata që ikin në Gjermani, s’ka kafe me muhabet si në Shqipëri

"Turp për punëdhënësit që japin paga minimale e blejnë vila!"/ Rama: Ata që ikin në Gjermani, s'ka kafe me muhabet si në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

November 12, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

November 12, 2026
‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

November 12, 2026
“Berisha influencon interesa ruse”- Skandali me LaCivita, analisti Meçe: Përfshirja e Trump, pasi preken interesat amerikan!

“Protestat? Ishte grusht shteti”/ Meçe: Grupet kriminale nga Elbasani, Shkodra e Durrësi dolën në shesh

November 12, 2026
Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

November 12, 2026
“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

November 12, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Demokratët ‘kërcënojnë’ Trumpin me bllokim të fondeve: Nuk financojmë luftën me Iranin

November 12, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

“Lista Studentore në Serbi, antieuropiane”, Rexhaj: Dhuna e tetorit, e ngjizur dy javët e para

November 12, 2026
Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

November 12, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Negociatat me BE, Qeveria ndryshon përbërjen e Grupit Negociator, ja emrat e rinj për kapitujt kyç

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In