• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Turp për punëdhënësit që japin paga minimale e blejnë vila!”/ Rama: Ata që ikin në Gjermani, s’ka kafe me muhabet si në Shqipëri

by Java News
05/04/2023 17:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama zhvilloi takim me një nga bizneset private në kryeqytet për të diskutuar rreth pagave. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se qeveria po merr masa në mënyrë që të mos shfrytëzohen punëtorët dhe të marrin paga minimale ndërsa pronarët shtojnë vilat e tyre.

Kreu i qeverisë përsëriti se nuk do të marrë tender asnjë kompani ndërtimi me pagë minimale dhe shtoi se  është e turpshme që shqiptarët të shfrytëzojnë shqiptarët e më pas ankohen se emigrojnë drejt vendeve të tjera.

“Investimi , pagesa e punonjësve është investim dhe për ne kjo nuk është thjesht një çështje rritje pagash në sektorin privat, është një çështje beteje kundër shfrytëzimit, ky është shfrytëzim. Ti japësh sot njerëzve paga minimale dhe ndërkohë vetë të vazhdosh të blesh vila ky është shfrytëzim, kjo nuk duhet të ndodhë dhe ne do marrim masa.

Ne nuk mund ta vendosim këtë, se nuk është qeveria që vendos sa do jetë paga, por ne nuk do i japim asnjë shërbim kompanive që nuk shpërblejnë si duhet punonjësit. Nuk do pranojmë që të na futen në tenderat e shteti me paratë e shtetit kompani ndërtimi që thonë që paguajme punëtore me pagë minimale, gënjejnë pasi nuk ka punëtor sot që hip në skelë dhe të vjen me pagë minimale.

E dyta ajo që paguajnë në të zezë duhet të dalë në të bardhë dhe e tretë nuk mundet ne t’ju japim leje ndërtimi askund kompanive që duan të bëjnë pallate me punëtore që nuk marrin një pagë dinjitoze.

Ne nuk mund të mbështesim me paratë e popullit shqiptar dhe shteti punon i gjithi me taksa, kompani të cilat shfrytëzojnë shqiptarët. Shqiptarë që shfrytëzojnë shqiptarë, për turpin e dheut. E fundit që kam është të jeni të bindur për një gjë që kjo paga këtu, paga juaj mesatare do të shkojë në vazhdim do shkojë afro 85 mijë lekë”, tha Rama.

Në përfundim, Rama krahasoi ‘qejfin’ në Shqipëri dhe Gjermani duke thënë se konsumimi i kafes atje nuk bëhet me muhabet si në vendin tonë.

“Kafen si këtu harrojeni se e gjeni në Gjermani për muhabet. Në Gjermani është për të mos bërë muhabet dhe e treta, harrojeni se krahasohet lodhja këtu me atë atje. Këto që thashë unë barazohen me 0 nëse paga s’është e arsyeshme. Kompaninë është mirë të mos e marrësh si të mirëqenë se ka muret e dritat por ta shohësh aty ku kompania ka burimin e oksigjenit të saj. Një gjë besoj që do e mbani parasysh para se të më shani që ju bëra këtë muhabet që të paktën ju mbajta ulur”, tha Rama.

Gjatë ditëve të fundit, kreu i qeverisë ka prezantuar rritjen e pagave për mjekët, efektivët e Forcave të Armatosura, policët, e ndërsa i ka bërë thirrje edhe sektorit privat që të ndjekë të njëjtën ritëm.  Në përgjigje të kritikëve, ai tha se ky vendim ka qenë i planifikuar shumë kohë më parë dhe se nuk ka lidhje me zgjedhjet vendore të 14 majit./m.j

Next Post
Flet Jurgena: Kiara kërkoi Instagramin e Luizit për ta mbyllur! Donte të fliste me produksionin…!

Flet Jurgena: Kiara kërkoi Instagramin e Luizit për ta mbyllur! Donte të fliste me produksionin...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

September 18, 2026
Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

September 18, 2026
Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

September 18, 2026
“Nuk është verdikt përfundimtar!”- BE reagon para vendimit për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK: Respektoni verdiktin e Speciales, e drejta…!

Se për ta, liria e Kosovës ishte e para

September 18, 2026
25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

September 18, 2026
Orët e Tiranës

Orët e Tiranës

September 18, 2026
Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

September 18, 2026

“Po paguajmë shtrenjtë”, Erion Braçe kërkon të hiqen taksat që rëndojnë naftën

September 18, 2026
“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

September 18, 2026
Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com