• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Tirana po rilind’! Cocciante merr ‘Çelësin e qytetit’ nga Veliaj

by Java News
21/12/2017 14:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti sot në një takim këngëtarin dhe kompozitorin e njohur italian, Riccardo Cocciante, dhe këngëtaren shqiptare Elhaida Dani, të cilët do të performojnë në skenën e Festivalin të 56 të Këngës në RTSH. Kryebashkiaku Veliaj falenderoi këngëtarin Cocciante për gjithçka ka bërë për Shqipërinë, por në mënyrë të veçantë për promovimin e artistëve shqiptarë, dhe në shenjë mirënjohjeje i dhuroi atij çelësin e qytetit.I rikthyer në Tiranë pas 4 vitesh, këngëtari Cocciante u shpreh i surprizuar për transformimin që ka pësuar kryeqyteti. “Ndihem si njëri prej jush. Falë këtij çelësi, tashmë ndihem si pjesë e këtij vendi dhe kjo më jep shumë kënaqësi. Faleminderit për miqësinë tuaj! Kam qenë këtu para katër vitesh dhe Tirana ka ndryshuar rrënjësisht, ka ndryshuar në sensin pozitiv. Dje ishim në një vend që ishte rinovuar totalisht, e mrekullueshme. Ju shpreh përgëzimet, sepse para disa vitesh kishte shumë punë për të bërë, iu vutë punës dhe dua të them se është një qytet që po rilind. Tirana po rilind, pikërisht nga problemet që ka pasur në të kaluarën dhe kjo duket qartë duke ecur nëpër qytet”, tha kompozitori italian.

Kryebashkiaku Veliaj falenderoi dy këngëtarët për këtë vizitë dhe u shpreh se ata përfaqësojnë dy nga artistët më të dashur për shqiptarët. “Jam shumë i lumtur sot që kemi dy miq shumë të dashur për qytetin, të famshmin Riccardo Cocciante dhe të famshmen Elhaida Dani. Më vjen mirë sepse përfaqësojnë dy gjenerata të frymëzimit në Shqipëri. Gjenerata e Cocciante-s është gjenerata e prindërve tanë, të atyre prindërve që gjatë komunizmit jetonin ditët e vështira dhe në mënyrë ilegale gjenin frymëzim në këngë të bukura që hapnin një dritare për një botë të re, një botë të cilën e takuam vetëm pas viteve ‘90. Jam i sigurt që çelësi i qytetit të Tiranës është një tribut edhe në emër të prindërve tanë dhe gjeneratës së tyre për atë që përfaqësonte Cocciante, Italia dhe bota e civilizuar në ato vite”, u shpreh ai.

Veliaj shtoi se, falë edhe kontributit të Cocciantes, Shqipëria ka sot një këngëtare të talentuar dhe që përfaqëson gjeneratën e re. “Me vjen mirë që Elhaida është këtu, ajo është një urë për gjeneratën e të rinjve. Siç Cocciante përfaqëson prindërit, gjenerata e Elhaidës është gjenerata e atyre që vijnë nga familje të thjeshta, që nuk vijnë nga emra të mëdhenj, që nuk janë rritur në bllok, por që me sukses, me shumë pasion dhe me shumë punë ia kanë dalë. Më vjen mirë që jam mes dy historive të suksesit që vazhdojnë të na frymëzojnë edhe sot”, tha Veliaj.

Këngëtarja shqiptare Elhaida Dani tha se së bashku me Coccianten do të këndojnë në skenën e Festivalit të 56 të Këngës në RTSH. “Më ka mbështetur gjithnjë, vazhdon ta bëjë dhe fakti që pranon të kthehet gjithmonë në shtëpinë tonë është një nder për mua. Do performojë hitet e tij më të mëdha dhe do të kem fatin të këndoj me të”, tha Dani.

Next Post
KGB, Putin po rikthen institucionin e frikshëm

KGB-ja/ Si ziheshin në kurth diplomatët e huaj nëpërmjet seksit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

August 21, 2026
Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

August 21, 2026
Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

August 21, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

E fundit: 8 vatra zjarri mbeten aktive, shpëtohen disa banesa në Pukë e Mirditë, ndërhyrje nga ajri në Dukat!

August 21, 2026
Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin -

Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin –

August 21, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Vendimi i gjykatës britanike mund të pengojë deportimin e viktimave shqiptare të trafikimit

August 21, 2026
La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

August 21, 2026
Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

August 21, 2026
Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com