Sot ose kurrë! Shqipëria luan ndeshjen e fundit në grup, kundër Rumanisë, duke ditur që një fitore mund ta çojë midis 16 më të mirave të kontinentit. Edhe barazimi ose një gol do të ishin arritje historike, pasi do të ishin të parët për Shqipërinë në finalet e mëdha, megjithatë kuqezinjtë shpresojnë goditjen e madhe. Ashtu si tifozët në Tiranë, të cilët po përgatiten për takimin me historinë në mbrëmje.
D.I.