• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të përndjekurit, 860 emrat që marrin dëmshpërblimet (LISTA)

by Aalison Pearse Stevens
19/06/2016 09:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Financave bën të ditur se 860 ish-të dënuar kanë mangësi të dosjes për kompensimin. Emrat në listë (kliko këtu) duhet të postojnë dokumentacionin e kërkuar në një nga pikat e Postës Shqiptare, të çdo rrethi, dhe të nisin dokumentet në adresë të Ministrisë së Financave për Drejtorinë e Pagesave dhe të Dëmshpërblimeve. Këtyre personave u janë bllokuar paratë, sepse nuk kanë përmbushur detyrimin për rifresikimin e dosjes së tyre, siç e parashikon ligji i dëmshpërblimeve.

Përfitimi

Bëhet fjalë për kategorinë e personave që janë gjallë, për të cilët është akorduar edhe 70 për qind e fondit vjetor. Sipas ndryshimeve të bëra në ligj, kjo kategori trajtohet me përparësi, sipas një rendi të caktuar, ku të parat që tërheqin dëmshpërblimin janë të dënuarat femra dhe të gjithë ata që janë në moshë mbi 75 vjeç. Në rendin e pagesave vijohet me ata që vuajnë nga sëmundje të rënda, të dënuarit që kanë pasardhës në moshë të mitur, ata që nuk jetojnë, por kanë lënë trashëgimtarë minorenë, si edhe ish-të përndjekurit që janë nën 75 vjeç. Nga të dhënat e bëra publike janë rreth 2454 ish-të përndjekur, të cilët janë gjallë. Deri më tani ka përfunduar shpërndarja e pagesës së tretë dhe të katërt për pjesën dërrmuese të tyre, ndërkohë që ende nuk ka nisur shpërndarja e këstit të gjashtë. Ndërkohë, për ish-të dënuarit që presin të marrin pagesat deri në këstin e 8-të, duhet të dorëzojnë pranë Ministrisë së  Financave dokumentet përkatëse (certifikatën personale dhe numrin e llogarisë), ndërkohë për trashëgimtarët e tyre dikasteri kërkon edhe dokumentet që vërtetojnë lidhjet e gjakut. Këtë vit në buxhet janë akorduar 2 miliardë lekë, dhe përveç emrave që gazeta boton sot, do të përfitojnë këstet e radhës edhe kategoritë joparësore, ose trashëgimtarët.

Shekulli/d.i.

Next Post

Erdogan paralajmëron ndërtimin e aeroplanmbajtëseve turke

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 8, 2026
Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

November 8, 2026
Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

November 8, 2026
Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

November 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In