• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tirana mirëpret “Vallëzimin me Hijet” të Pluton Vasit

by Java News
19/05/2024 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Është kthyer në ndërmarrje të vështirë për artistët shqiptarë të gjithë disiplinave, që të merren me të shkuarën komuniste. Dhe, mbeten shumë pak, që synojnë të ndriçojnë anatominë e paradoksit dhe mllefit, utopinë, eksperimentin social-politik-ekonomik, që i shkaktoi Shqipërisë aq shumë andralla. Ndërsa një pjesë e stigmatizon dhe e përshkruan komunizmin në formë gati meskine në letra duke arritur të krijojë dhe ekuivoke, fare pak kuptojnë dritë-hijet e saj.

Regjisori Pluton Vasi dhe skenaristi Bashkim Hoxha i shkuan kësaj hullie të vështirë dhe sollën të ekranizuar një paradoks të tillë, kujtesën e të cilit e kemi para sysh. Jo më kot, filmi i tyre “Këtu vallëzohet me hijet”, është nderuar me çmime në Mbretërinë e Bashkuar dhe është projektuar atje, duke dhënë kujtimin e një kohe, që me sa duket ende është e shtresëzuar në copëza përfytyrimesh dhe plazma kujtimesh. Por, sfida mbetet, nëse do përballesh me pasojat e ideologjisë komuniste, zhvilluar nga një teori që vërtetë sot e kësaj dite është bazë studimesh. Për një moment, ndërsa Hoxha ka marrë përsipër të hedhë në letër një histori të vërtetë dramatike dhe pasojat te qeniet humane edhe shumë vite më pas, për regjisorin Vasi sfida ka qenë shumëplanëshe. E para për të mos e relativizuar kujtimin, pasojat e vuajtjeve nga përndjekja, të vërtetën e një shoqërie, që një pjesë tashmë e merr gati si rrëfenjë. Me një grup të zgjedhur aktorësh, që zakonisht janë plan i vazhdueshëm i projekteve të tij: Karafil Shena, Rovena Lule Kuka, Eri Shuka, Neritan Liçaj, Eni Shehu, Juli Emiri, Johnny Pojani, Alert Celoaliaj, Nikol Gazheli, Elvis Lule, Artan Xhaferri, Olti Curri etj., Vasi ka shkuar më tej: ka zbërthyer një metaforë. Duke mbajtur një plan gati idilik (ku përfshihet edhe kujtimi për Nënë Terezën); duke e ndërthurur me planin faktik të jetës së dyfishtë të Zigurit, personazhit kryesor; si edhe përpjekjes së Florës, personazhit që mban idilin e jetës; shtuar me Miriamin, balerinën e bukur me origjinë austriake, të ëmën e Florës; dhe kuptohet me ndihmën dhe sinkronin e të gjithë trupës vjen përballja e individit me një regjim, që mundohet ta zhveshë dhe t’i japë krah turmës, duke dashur të sfumojë dhe mbytur çdo gjë të veçantë. Pikërisht, e veçanta, sak ato takimet e një grupi intelektualësh që e sfidojnë regjimin me artin e poezisë, këngës, humorit, përbën një nga shumë preokupimet e autorit. Dhe, këtu ngërthehet regjimi, e veçanta nuk mund të shkojë jashtë disiplinimit të jetës, hijet aktivizohen dhe ata janë nën vëzhgim real dhe të drejtpërdrejtë. Ziguri është personi i ngarkuar që përgjon dhe di gjithçka për ta, deri kur bukuria e jetës hap mushkëritë e zezonës shpirtërore të tij. Ai bie në dashuri me të ëmën e Florës. Këto zbulohen në sekuencat e filmit, ku regjisori na tregon se Flora, ardhur në kërkimin e referimeve për Nënë Terezën mban mbi supe dhe historinë e të atit të persekutuar e më pas të ekzekutuar. Me misterin tragjik të pajetës. Hijet vërtetë janë fashitur, por ato ngjallen pak metra më tutje në linjën direkte, ku Ziguri i sotëm ka një biznes me të shoqen. Gazetarja bën jetën e saj në ditët shqiptare kurse një tis poetik ndjek dhe narrativën e Vasit, derisa shfaqet ai…I etur për ta shpalosur atë bukuri, por edhe për të nxjerrë të vërtetën, mes episodeve dramatike, pak e nga pak filmi do zbulojë se Flora është fryt e një përdhunimi, që Ziguri i bëri të ëmës së saj. Idili për pak ballafaqohet me realitetin, që regjisori e zgjidh me zgjuarsi dhe pa patetizëm. Tek e fundit: e di mirë se nuk mund të bëj histori për histori. Ziguri nuk arrin edhe kur e fakton atësinë se mund t’i zërë vendin të atit të gazetares. Hijet që materializohen e kanë vendin sërish për hijet, por autori vetë i bën të vallëzojnë në paradokset e jetës dhe në mësimin për shikimin e historisë shqiptare në disa plane. Flora nuk shkëputet nga kujtimi dhe sërish i jepet të atit imagjinar, tashmë të mishëruar që nuk përbën thjesht kujtim por edhe spiranca në një det të trazuar jete.

Premtimi i një shoqërie që do siguronte për të gjithë dhe ku të gjithë do bashkoheshin është tërheqës për shumicën e njerëzve dhe për të arritur këtë qëllim, shumë e pranonin dhunën kundër atyre që e kundërshtonin duke ruajtur idenë e bukur. Ky është filli, që do të tregojë Ziguri dhe pak personazhet si ai. Por, e bukura nuk nënshtrohet në film. Idili mbijeton. Fatkeqësisht, është shumë e lehtë edhe sot që t’i bësh njerëzit të besojnë se përgjegjës për të gjitha problemet e tyre është ky apo ai grup dhe kur e keqja lulëzon në një vend, ndjenja e zemërimit dhe e tradhtisë mund të çojë ata lehtësisht në pranimin e dhunës. Por Flora (ardhur mjeshtërisht nga Rovena Kuka) nuk jepet, Ziguri (në interpretimin e një protagonisti të shkëlqyer galerie të vështirë rolesh) dorëzohet dhe merr dënimin më të madh me shpërfilljen, kurse Miriami (Eri Shuka në një rol shumë të vështirë që e realizoi me përgjegjësi) i tregojnë vendin. Hijet vallëzojnë në subkoshiencë me lojën e Platonit, kurse personazhet tona i dorëzohen jetës. Idilit.

Pluton Vasi është autor i disa filmave me metrazh të gjatë i dhjetëra dokumentarëve dhe një nga regjisorët më të vlerësuar në festivalet ndërkombëtare. Mbi të gjitha, ka treguar se është një individ që vëzhgon mirë ndryshimet dhe tejet i etur për të projektuar Shqipërinë e tij në periudha të ndryshme historike. Filmi është tashmë në projektim në “Millenium”.

Next Post
Zbërthimi i 7 bandave nga SPAK, 4 efektivë të implikuar në aktivitete kriminale

Zbërthimi i 7 bandave nga SPAK, 4 efektivë të implikuar në aktivitete kriminale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
Ngjarje e rëndë në Itali. Djali 53-vjeçari dyshohet se mbyti nënën e tij pas konflikteve të vazhdueshme

Ngjarje e rëndë në Itali. Djali 53-vjeçari dyshohet se mbyti nënën e tij pas konflikteve të vazhdueshme

September 28, 2026
Gjashtë vite nga miratimi/ PS-PD, konsensus për korrigjimin e Reformës në Drejtësi

Kryengritja e Pallatit të Drejtësisë konfirmon dëshirën për të drejtuar “Republikën”

September 28, 2026
Tragjedia në Athinë, ku humbën jetën tre shqiptarë, zbardhet pista kryesore e shpërthimit

Tragjedia në Athinë, ku humbën jetën tre shqiptarë, zbardhet pista kryesore e shpërthimit

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com