• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tirana mirëpret marrjen e Presidencës së BE nga Hungaria, Veliaj: “Shqipëria po punon përditë për integrimin në BE”

by A R
30/07/2024 14:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hungaria do të udhëheqë Presidencën e Këshillit të Bashkimit Europian për gjashtë muajt e ardhshëm. Për këtë arsye, Bashkia e Tiranës organizoi dje në mbrëmje një ceremoni të posaçme, në bashkëpunim me Ambasadën e Hungarisë, ku mori pjesë kryebashkiaku Erion Veliaj, i ngarkuari me punë i Ambasadës Hungareze në Tiranë, Adam Lovassy, Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja, Majlinda Dhuka, etj.

Në fjalën e tij, Veliaj tha se Shqipëria dhe Tirana e mbështesin Hungarinë në drejtimin e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Europian dhe vuri në dukje marrëdhëniet e mira, ndër vite, mes dy vendeve tona. “Në këto 9 vite si kryebashkiak kam pasur fatin të takoj dy Presidentë të Hungarisë, një herë për sheshin e vogël kushtuar Janosh Huniadit, e më pas për vendosjen e monumetit të Mbretëreshës Geraldinë. Më gëzon fakti kur shoh sot se si po lulëzojnë edhe marrëdhëniet e biznesit mes vendeve tona – një nga kompanitë kryesore ajrore “WizzAir”, theu murin e çmimeve të larta të fluturimeve dhe sot i ka hapur rrugën edhe kompanive të tjera low cost, duke e kthyer aeroportin e Tiranës në numrin një në Ballkanin Perëndimor; kur shikoj edhe kompanitë tona të telekomunikacionit, njëra në pronësi hungareze, kurse tjetra që drejtohet nga një hungarez, kuptoj se si janë forcuar marrëdhëniet e biznesit. Por, edhe një nga bankat kryesore në vend është gjithashtu, një investim hungarez”, tha Veliaj.

Lidhur me integrimin e Shqipërisë në BE, kryebashkiaku i Tiranës tha se Shqipëria vitet e fundit po punon seriozisht për t’ia arritur këtij qëllimi dhe se anëtarësimi në BE do të jetë kurorëzimi i një pune të madhe. “Ambicia e Shqipërisë 2030 është ambicia e Shqipërisë që integrohet në Bashkimin Evropian. Jam i sigurt se ngritja e dorës për miratimin e anëtarësisë sonë mund të zgjasë vetëm 30 sekonda, por pas tyre fshihen 40 vite punë. Ne jemi duke punuar për këtë dhe e kemi marrë shumë seriozisht, sidomos vitet e fundit. Nuk e them se kemi qenë seriozë në të 40 vitet e kësaj praktike, por vitet e fundit e kemi marrë shumë seriozisht, ndaj gjatë presidencës hungareze duam të sigurohemi që bëjmë maksimumin për t’i kthyer ngjyrat kuqezi, aty ku e kanë përkatësinë e tyre, aty ku kanë aspiratën e tyre, aty ku të gjithë shohin drejt Perëndimit”, tha ai.

Veliaj shtoi se është kollaj t’i prishësh gjërat, njësoj sikur shformon Kubin e Rubikut, por duhet shumë kohë për të rikuperuar dhe për t’i kthyer ngjyrat në vendet e tyre fillestare. “Objekti që kam në dorë është Kubi i Rubikut, është e vetmja lodër e komunizmit që i mbijetoi tranzicion. Nëse i them secilit prej jush, ta prishë Kubin e Rubikut, e bën fare thjeshtë. Nuk ka nevojë as për doktoraturë, as të shkosh te Kolegji i Evropës, as të kesh mbaruar kurse trajnimi. Një gjë e bukur prishet kollaj. Por, po t’ju them kthejeni Kubin e Rubikut siç ishte, atëherë duhet pak punë. Kjo është një metaforë shumë e bukur. Është shumë kollaj sot t’i prishësh gjërat. Sot në Europë ka një luftë. Është shumë kollaj të hapësh konflikt, por shumë më e vështirë ta kthesh gjënë e bukur siç ishte. Është shumë kollaj ta thyesh një enë kristali, është shumë e vështirë që ato copat e vogla t’i ngjisësh bashkë, por edhe po i ngjite, prapë nuk do të jenë kurrë si origjinali. Ndaj, unë besoj se në këtë kontinent që ne e quajmë Europë, por edhe në këtë bashkësi politike, që ne e quajmë Bashkimi Evropian, është shumë kollaj të thyesh gjëra, por është shumë e vështirë t’i bësh gjërat bashkë. Shumë gjëra janë thyer për kombin tonë, që nga pushtimi 500-vjeçar te diktatura komuniste, dhe tranzicion jashtëzakonisht i vështirë. Por, si Kubi i Rubikut, me simbolikën e të kthyerit në origjinë, sfida jonë e jashtëzakonshme është të kthyerit aty ku ishim, aty ku e kemi përkatësinë, në Europë dhe në Bashkimin Evropian”, u shpreh Veliaj.

I ngarkuari me punë i Ambasadës së Hungarisë në Tiranë, Adam Lovassy, falënderoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës për mbështetjen dhe organizimin e ceremonisë. “Ne hungarezët jemi përgatitur shumë për Presidencën tonë, prandaj kemi 7 prioritete: Në gjysmën e parë të vitit do të përqendrohemi në konkurrueshmërinë, në politikat e mbrojtjes, të zgjerimit, pikëpyetjet mbi emigracionin, çështjet e bujqësisë dhe jo më pak të rëndësishme, ndryshimet demografike në BE. Dikush mund të thotë që këto 7 prioritete janë të përputhshme për Shqipërinë, por nuk është vetëm Hungaria që ka punuar për Presidencën Evropiane, edhe Shqipëria ka bërë detyrat e saj të shtëpisë dhe i ka kryer ato shumë mirë. Hungaria është gati, Shqipëria është gati. Të gjithë i kemi kryer detyrat e shtëpisë për t’u përqendruar në politikat e zgjerimit të BE. Faleminderit shumë që na keni ftuar këtu sot, e vlerësojmë shumë punën tuaj dedikuar forcimit të marrëdhënieve shqiptaro-hungareze dhe mbështetjen tuaj për ta sjellë Shqipërinë aty ku i takon, brenda BE-së”, tha Lovassy.

/a.r

Next Post
Hepatiti, vetëm 1 në 6 persona e dinë që e kanë, mjekët: Shpesh zbulohet kur mëlçia…

Hepatiti, vetëm 1 në 6 persona e dinë që e kanë, mjekët: Shpesh zbulohet kur mëlçia...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Java nis me kthjellime dhe mot të qëndrueshëm, por pasditja sjell reshje të lehta në jug të vendit

Java nis me kthjellime dhe mot të qëndrueshëm, por pasditja sjell reshje të lehta në jug të vendit

March 16, 2026
Reuters: Irani mban çelësin për rihapjen e tregjeve globale të energjisë, jo SHBA

Reuters: Irani mban çelësin për rihapjen e tregjeve globale të energjisë, jo SHBA

March 16, 2026
“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In