• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hepatiti, vetëm 1 në 6 persona e dinë që e kanë, mjekët: Shpesh zbulohet kur mëlçia…

by A R
30/07/2024 14:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hepatiti, një infeksion i heshtur që shkatërron mëlçinë po diagnostikohet gjithnjë e më shpesh rastësisht kur pacientët mund të jenë në faza të avancuara të sëmundjes.

Vetëm 1 në 6 njerëz me hepatit e dinë që janë të infektuar me këtë virus, që shkakton inflacion të mëlçisë me pasoja të rënda deri edhe kancer. Shumica e pacientëve marrin djeni papritur gjatë një ekzaminimi për shkaqe të tjera.

“Shumica e pacientëve diagnostikohen rastësisht përmes analizave në spitale, qendra shëndetësore apo kontrolleve rutinë ku vihen re transaminaza të rritura ose përmes ekzaminimeve radiologjike. Zakonisht përmes këtyre të fundit kapen në stade të avancuara ku Hepatiti ka dhënë dëmtime të konsiderueshme që janë dëmtimederi në cerozë dhe kancer të mëlçisë. Shumë pacientë ekzaminohen në qendrat e dhurimit të gjakut ku kanë shkuar për të dhënë gjak për nevoja të familjarëve të tyre dhe nuk e kanë ditur që janë të infektuar”, shprehet mjekja.

Rrugët e infektimit janë përmes gjakut, marrëdhënieve seksuale dhe transmetimit vertikal nga nëna te fëmija.

“Ndodh kryesisht te pacientët me dializë, pacientët që i nënshtrohen transfuzionit të gjakut ose kirurgjisë si dhe tek pacientët me sëmundje hematologjike të cilët duhet të marrin gjak. Ne kemi shumë të rinj, të moshave 20-25 vjeç të cilët mendohet se janë të vaksinuar nga hepatiti B që në lindje dhe dalin të infektuar me hepatit B ose C për shkak të marrëdhënieve seksuale të pambrojtura, përdorimit të shiringave, tatuazheve, pircing, të cilat janë hallka transmetuese”, shton mjekja.

Mjekja ngre shqetësimin e infektimit edhe nga disa vende apo mjete që përdoren shpesh gjatë jetës

“Hepatitet mund të merren edhe në klinika dentare, në qendra estetike si edhe nga pincat që heqin vetullat apo mjetet që përdoren për thonjtë. Po kështu edhe nga përdorimi i të njëjtit brisk nga njëri person i infektuar te tjetri që është i shëndetshëm“

Mënyra më e mirë për parandalim janë analiza çdo 6 muaj si dhe rivaksinimi pas asaj që bëhet tek të porsalindurit. “Imuniteti zgjat 15-20 vite dhe pas kësaj periudhe të rinjtë duhet të rivaksinohen“

Incidencën më të lartë në popullatën shqiptare e ka Hepatiti B  ndërsa Hepatit C është më i ulët por për shkak të kronicizimit të shpejtë  sëmundja përparon dhe mund të ketë pasoja fatale. Nëse Hepatiti C kapet shpejt thonë mjekët, atëherë ai mund të pastrohet brenda dy muajve me trajtime antiretrovirale, ndryshe nga Hepatiti B, i cili gjatë mjekimit bën mutacione të ndryshme dhe pacientët duhet të ndërrojnë kurën e medikamenteve.

Gazetare: Sonila Mlloja

Next Post
Telegraf: Përveç rusëve, edhe e majta ekstreme e dyshuar për sabotim olimpik

Telegraf: Përveç rusëve, edhe e majta ekstreme e dyshuar për sabotim olimpik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshohet se përvetësoi 69 mln lekë, Gjykata zbut masën për ish-drejtoreshën e Postës

Dyshohet se përvetësoi 69 mln lekë, Gjykata zbut masën për ish-drejtoreshën e Postës

September 25, 2026

BE-ja “dorëzohet” për situatën në Gaza: Zgjidhja me dy shtete po rrezikohet

September 25, 2026
Rrezikon 20 vite burg, shqiptari pranon fajësinë për drejtimin e një “tregu të zi” kibernetik

Rrezikon 20 vite burg, shqiptari pranon fajësinë për drejtimin e një “tregu të zi” kibernetik

September 25, 2026
Trump ngriti dolli për miqësinë me Kinën, gjithçka u bisedua mes dy liderëve

Trump ngriti dolli për miqësinë me Kinën, gjithçka u bisedua mes dy liderëve

September 25, 2026
Rregulla të reja në “Schengen”! Gjermania ul kuotën për punëtorët e huaj, preken dhe shqiptarët

Rregulla të reja në “Schengen”! Gjermania ul kuotën për punëtorët e huaj, preken dhe shqiptarët

September 25, 2026
“Paqja është kusht për zhvillimin ekonomik”, Rama flet në takimin e Këshillit Europian të Korporatave

“Paqja është kusht për zhvillimin ekonomik”, Rama flet në takimin e Këshillit Europian të Korporatave

September 25, 2026
“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

Përplasja për pagat, Sadushi: Vendimet e Kushtetueses të panegociueshme

September 25, 2026
Zbardhet sherri në Lezhë/ Babë e bir u konfliktuan me të plagosurin për pagesën e riparimit të automjetit

Zbardhet sherri në Lezhë/ Babë e bir u konfliktuan me të plagosurin për pagesën e riparimit të automjetit

September 25, 2026
“Nëna ime ishte kundër tij”, gruaja e Schumacher zbulon sekrete që do të donit t’i dinit

“Nëna ime ishte kundër tij”, gruaja e Schumacher zbulon sekrete që do të donit t’i dinit

September 25, 2026
Xi Jinping zhvillon bisedime me Donald Trump

Xi Jinping zhvillon bisedime me Donald Trump

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com