• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tirana mirëpret Kongresin Botëror të Ligjit, Cremadez: Shqipëria shembull harmonie dhe transformimi drejt BE-së

by A R
07/05/2026 11:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka nisur në Tiranë sesioni hapës i Kongresit Botëror të Ligjit, një ngjarje ndërkombëtare që pritet të mbledhë vitin e ardhshëm në Shqipëri personalitete të rëndësishme të drejtësisë dhe politikës globale.

Presidenti i Shoqatës Botërore të Ligjit dhe Fondacionit Botëror të Ligjit, Javier Cremades, gjatë fjalës së tij foli për sfidat që po kalojnë demokracitë moderne dhe rrezikun e depërtimit të autokracisë në sistemet demokratike.

Ai deklaroi se bota sot po përballet me një realitet më kompleks duke theksuar se “autokracia po penetron në demokraci”, ndërsa sistemet demokratike po bëhen gjithnjë e më disfunksionale dhe të paqëndrueshme.

“Kemi parë që ka qenë një botë e rrezikshme e ndarë nga një perde e hekurt që nga njëra ishte totalitarizmi dhe ju e dini shumë se në cilën anë të kësaj perde keni qenë ju. Sigurisht që bota ka qenë e rrezikshme por ka qenë e thjeshtë dhe njerëzit donin të arratiseshin dhe të arrini ato hapësira ku prosperiteti ishte i mundur. Sot brezi ynë përballet me një situatë më komplekse, ku duket sikur autokracitë tashmë po bëhen më funksionale dhe demokracitë po bëhen disfunksionale. Autokracia po penetron në demokraci, po bën një destabilizim të demokracisë, po krijon konfuzion dhe po bën të pamundur që sistemi të funksionojë”, u shpreh Cremades.

Ai renditi tre sfida kryesore për shoqëritë moderne, ku veçoi aksesin tek e vërteta në epokën digjitale, presionin ndaj drejtësisë dhe polarizimin politik. Sipas tij, pa të vërtetën nuk mund të ketë liri dhe as sundim të ligjit.

Ai u ndal edhe tek reforma në drejtësi në Shqipëri, duke vlerësuar transformimin që po kalon vendi në kuadër të integrimit europian. Sipas tij, Shqipëria është zgjedhur për të mirëpritur Kongresin edhe për shkak të harmonisë fetare dhe pozitës së saj strategjike në marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Ka 3 sfida kryesore, njëra është aksesi tek e vërteta, në fakt është shumë e vështirë që në botën digjitale sot ti detyrojmë qytetarët që të jenë të mirinformuar për realitetin sepse pa të vërtetën nuk mund të krijohet liria, e vërteta dhe nuk mund të krijohet sundimi i ligjit.  Shtet po i shohin gjyqtarët sikur janë politikanë të veshur me mantelin e drejtësisë dhe mund të themi që drejtësia është në një rrethim. Ndonjëherë nuk shohim kundërshtarë por shohim vetëm armiq të demokracisë dhe po ndajmë hapësirën publike dhe po përpiqemi që të kuptojmë nacionalitetin për atë që është e mirë në propozimet e kundërshtarit tuaj. Por pse u zgjodh Tirana? Sepse mendojmë që ne mund të mësojmë shumë prej jush. Në këtë vend kaq të vogël keni disa gjëra që janë shumë interesante. Këtu jetojnë besime të ndryshme fetare në harmoni. Për shembull kryeministri juaj është një ndër miqtë më të mirë të presidentit të vendit tim, madje dhe një nga miqtë më të ngushtë të Trump. Pra a mund të mendojmë një vend tjetër që mund të ketë një pozicion kaq të favorshëm. Kemi thënë se KE nuk është thjesht një treg, apo një hapësirë për një qytetari të ndarë por është thjeshtë një hapësirë për sundimin e ligjit. Dhe për këtë arsye transformimi i vendit tuaj dhe i reformës tuaj në drejtësi na bën që ne të vijmë në Shqipëri. Ju do t’ju duhet të transformoni  shoqërinë tuaj dhe sistemin tuaj për të futur në BE”, tha ai.

Next Post
“Mos u kujtoni vetëm për zgjedhjet në 2029!”/ Balla: Duhet një marrëdhënie e re dhe më e fortë mes Kuvendit dhe Diasporës!

Ndryshimet në Kodin Rrugor pas aksidentit në Durrës, shtyhen diskutimet. Balla: Të njihen të gjithë deputetët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri shkrumbon ullinjtë shekullorë në Mallakastër, digjen mbi 1 hektarë tokë! Shkak dyshohet shkëndijë në kabinën elektrike

Zjarri shkrumbon ullinjtë shekullorë në Mallakastër, digjen mbi 1 hektarë tokë! Shkak dyshohet shkëndijë në kabinën elektrike

August 18, 2026
Fundi i arratisjes së Sokrat Vatës! Vrau 20-vjeçarin francez, autori kapet i fshehur në bagazhin e një makine në Levan

DINAMIKA/ Turisti portugez dyshohet se u vra brenda lokalit “Principotes” në Ksamil dhe më pas trupi u nxor jashtë! Tre orë i pajetë në plazh

August 18, 2026
U transferua te Spartaku, Daku reagon nga Moska: Ndihem sikur kam 3 vite këtu!

U transferua te Spartaku, Daku reagon nga Moska: Ndihem sikur kam 3 vite këtu!

August 18, 2026
Kryeministri britanik bie pre e një mashtrimi! Shkëmbeu mesazhe me personin që hiqej si shefja e stafit të Trump

Kryeministri britanik pranon se u mashtrua nga një person që hiqej si shefja e stafit të Trump: E trajtova situatën siç duhet, u morën dhe masat

August 18, 2026
Rrjeti televiziv ABC i “Disney” padit administratën e Trump për lirinë e shprehjes: Na shenjëstrojnë për atë që transmetojmë!

Rrjeti televiziv ABC i “Disney” padit administratën e Trump për lirinë e shprehjes: Na shenjëstrojnë për atë që transmetojmë!

August 18, 2026
Pse nuk është absurd hetimi i SPAK për “çfarë ka bërë Veliaj” në 2000-shin, dhe është absurd hetimi për Olsi Dadon në 2008?

Pse nuk është absurd hetimi i SPAK për “çfarë ka bërë Veliaj” në 2000-shin, dhe është absurd hetimi për Olsi Dadon në 2008?

August 18, 2026
“Do ketë pasaportën dhe monedhën e vet”- Shteti Bektashi në shtator? Media franceze zbulon: Gjithçka është gati, ja detyra që do marrë ish-këshilltari i Bill Klinton

“Do ketë pasaportën dhe monedhën e vet”- Shteti Bektashi në shtator? Media franceze zbulon: Gjithçka është gati, ja detyra që do marrë ish-këshilltari i Bill Klinton

August 18, 2026
“Ana nuk është vetëm”- I mbijetoi zjarrit në hotelin e Vlorës, Koçiu reagon pas nisjes së 25-vjeçares në Turqi: Kurimi me shpenzimet e Qeverisë !

“Ana nuk është vetëm”- I mbijetoi zjarrit në hotelin e Vlorës, Koçiu reagon pas nisjes së 25-vjeçares në Turqi: Kurimi me shpenzimet e Qeverisë !

August 18, 2026
Po transportonin autorin e vrasjes së turistit në Ksamil, kjo është makina e turqve të dyshuar që ndihmuan Sokrat Vatën! (VIDEO)

Po transportonin autorin e vrasjes së turistit në Ksamil, kjo është makina e turqve të dyshuar që ndihmuan Sokrat Vatën! (VIDEO)

August 18, 2026
Shqipëria shpenzon për arsimin vetëm 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë dhe Ballkanin Perëndimor!

Shqipëria shpenzon për arsimin vetëm 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë dhe Ballkanin Perëndimor!

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com