• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Tirana mikpret për herë të parë Paradën e Shqiptarëve më 28 Nëntor

by Java News
09/11/2023 13:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 28 nëntor, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me shoqatën “Albanian Roots”, do të organizojnë paradën e shqiptarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. E kthyer tashmë në një traditë në Nju Jork, shqiptarët nga e gjithë bota do të bëhen bashkë në Tiranë në paradën e krenarisë. Marko Kepi, president i “Albanian Roots” (Rrënjë Shqiptare) u shpreh se kjo traditë e bukur do të mbahet çdo vit në një qytet shqiptar. “Sivjet për herë të parë do të zhvillohet Parada e Shqiptarëve në Tiranë, pra në Shqipëri dhe dëshira jonë është që çdo vit Paradën ta përcjellim nëpër qytete shqiptare, pra në Prishtinë, në Tiranë, në Shkup, në Ulqin, në të gjitha trevat shqiptarë që ta bëjmë si traditë bashkimin e shqiptarëve. Të paktën të festojmë njëherë në vit së bashku, të lëmë anash politikën dhe gjërat që na përçajnë por të mblidhemi për diçka që na bashkon që është të jemi shqiptarë”, tha ai.

Marko Kepi vlerësoi angazhimin e Bashkisë së Tiranës dhe të kryebashkiakut Veliaj për organizimin e kësaj parade dhe që bëri bashkë mbi 125 bashki nga trojet shqiptare. “Dua të falenderoj Bashkinë e Tiranës dhe kryetarin e saj Erion Veliaj që po na ndihmon dhe po bashkëpunojmë së bashku që ta zhvillojmë këtë paradë. Ata kanë bërë të mundur që të ftojmë 125 bashki në trojet shqiptare, përfshirë edhe arbëreshët e Italisë. Janë më shumë se 300 veta që do vijnë nga Italia. Shpresojmë të jetë tamam një paradë, ashtu si ka emrin një paradë shqiptare që na bën të gjithëve krenarë, të shpalosim ato vlerat tona shqiptare përveç që ta shohin shqiptarët nëpër media, por edhe të huajt. T’i japë një arsye edhe të tjerëve, të huajve që vijnë në Shqipëri edhe për paradën shqiptare. Pra t’i shtojmë diçka turizmit shqiptar, t’i shtojmë diçka Shqipërisë, një bukuri me ngjyrat tona siç kemi me veshje kombëtare, me muzikën shqiptare. Të jetë një arsye tjetër për të huajt që të vijnë në Shqipëri, të vizitojmë Shqipërinë. Siç shkojnë të huajt apo amerikanët në Gjermani kur është “October Fest” ose në vende të tjera që janë bërë traditë disa festa të tyre, ta bëjmë edhe ne traditë në Shqipëri që edhe më shumë të sjellim turistë dhe të huaj në Shqipëri. Të shohim kush jemi ne shqiptarët vërtetë, sa të bukur jemi me traditat dhe kulturat tona”, shprehet ai.

Presidenti i “Rrënjë Shqiptare” u shpreh se janë të shumta kërkesat për të marrë pjesë nga SHBA, Anglia apo Zvicra. “Çdo vit kemi kërkesa nga shqiptarët në të gjithë botën që thonë ta bëjmë dhe një në Londër, ta bëjmë edhe ne në Zvicër. Është pothuajse një vazhdim ose një përgjigje ndaj atyre thirrjeve të shqiptarëve nëpër botë që e shohin paradën e Nju Jorkut dhe kanë dëshirë edhe ata që nuk mund të marrin pjesë në Nju Jork, të marrin pjesë në një Paradë Shqiptare. Mendojmë se kjo paradë do ta përhapë patriotizmin shqiptarë edhe në trojet ku ata shqiptarë jetojnë sot për sot. Ne do jemi si këtu në Nju Jork, do hapim paradën shqiptare, do i prijmë paradës shqiptare. Në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, është një koordinim shumë i mirë dhe jemi duke ecur shumë bukur me punimet e kësaj parade dhe do vazhdojmë paradën në Tiranë që të mundohemi që çdo vit ta bëjmë sa më bukur”, deklaroi Kepi.

Next Post
Flet motra e shqiptarit që u ekzekutua me plumb në kokë: Ishte njeriu më i sjellshëm, nuk lëndonte askënd

Flet motra e shqiptarit që u ekzekutua me plumb në kokë: Ishte njeriu më i sjellshëm, nuk lëndonte askënd

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mesazhet me Ramën, Kryemadhi: E kam zemër, do të vijë dëshmitar në gjyqin tim

Mesazhet me Ramën, Kryemadhi: E kam zemër, do të vijë dëshmitar në gjyqin tim

July 29, 2026
Kritikat për Zvërnecin, Rama: Flisni me fakte, projekti do të respektojë standardet e BE-së!

Kritikat për Zvërnecin, Rama: Flisni me fakte, projekti do të respektojë standardet e BE-së!

July 29, 2026
Kryemadhi pas seancës në GJKKO: Ky është gjyq politik! Çfarë s’të vret, të bën më të fortë

Kryemadhi pas seancës në GJKKO: Ky është gjyq politik! Çfarë s’të vret, të bën më të fortë

July 29, 2026
Hyri me Jet Car mes pushuesve në Shëngjin, drejtuesi gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti lundrues

Hyri me Jet Car mes pushuesve në Shëngjin, drejtuesi gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti lundrues

July 29, 2026
“Travel of Path” rekomandon Shqipërinë: Destinacion i sigurt, ofron përvojë unike për turistët

“Travel of Path” rekomandon Shqipërinë: Destinacion i sigurt, ofron përvojë unike për turistët

July 29, 2026
Përpjekjet për paqe në Ukrainë, Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik

Përpjekjet për paqe në Ukrainë, Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik

July 29, 2026
Bankat drejt digjitalizimit të plotë/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike

Bankat drejt digjitalizimit të plotë/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike

July 29, 2026
Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore, SHBA reagoi me bombardime

Sondazh: 73 % e amerikanëve mendojnë se Trumpi nuk po u kushton vëmendjen e duhur problemeve më të rëndësishme të Amerikës

July 29, 2026
Irani godet bazat amerikane/ Lëshon raketa balistike në objektivat ushtarake në Jordani

Irani godet bazat amerikane/ Lëshon raketa balistike në objektivat ushtarake në Jordani

July 29, 2026
Siguria rrugore, plan për uljen e kufijve të shpejtësisë dhe zgjerimin e kontrollit me kamera

Siguria rrugore, plan për uljen e kufijve të shpejtësisë dhe zgjerimin e kontrollit me kamera

July 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com