• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Inflacioni, tre herë më i ulët se në 2022”, Sejko: Ja tre sfidat me të cilat përballet ekonomia shqiptare

by A R
12/12/2024 11:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në konferencën e parë ndërkombëtare të organizuar nga Universiteti Luarasi, i pranishëm ka qenë edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Sejko, gjatë fjalës së tij, tha se ekonomia shqiptare, pavarësisht sfidave globale, ka shfaqur qëndrueshmëri dhe ka përshpejtuar rritjen ekonomike.

Guvernatori i BSH renditi dhe disa nga arritjet përgjatë viteve të fundit, duke theksuar se niveli i inflacionit është tre herë më i ulët se në vitin 2022 dhe shtimin e interesit të investitorëve të huaj.

“Ekonomia shqiptare ka shfaqur një qëndrueshmëri mbresëlënëse ndaj sfidave globale. Përballimi i pasojave të pandemisë, menaxhimi i tronditjeve gjeopolitike dhe përballja me presionet inflacioniste, kanë qenë sfida të mëdha dhe komplekse edhe për Shqipërinë.

Pavarësisht këtyre goditjeve, Shqipëria jo vetëm ka ruajtur stabilitetin ekonomik, por ka përshpejtuar ritmin e rritjes ekonomike. Kjo ecuri dëshmon si menaxhimin e kujdesshëm për  makroekonomike ashtu edhe qëndrueshmërinë e burimeve të rritjes ekonomike të vendit tonë.

Vëllimi i aktivitetit ekonomik në vendin tonë ka shënuar një rritje me 18.3% në krahasim me fundin e vitit 2019.  

Punësimi dhe pagat janë rritur përkatësisht me 3.9% dhe 15.4%, ndërsa shkalla e papunësisë ka rënë në minimumin historik, në 10.7%.

Paralelisht me këto zhvillimeve, borxhi publik, borxhi i huaj dhe raporti i kredive me probleme kanë treguar përmirësime të dukshme.

Në veçanti, inflacioni është tre herë më i ulët se në vitin 2022 duke zbritur në nivelin e 2.2%.

Të gjitha këto kanë mundësuar ndër të tjera edhe përmirësimin e vlerësimit të riskut të Shqipërisë nga institucionet ndërkombëtare.

Një tjetër zhvillim pozitiv, ka qenë rritja e interesit të investitorëve të huaj për Shqipërinë. Vendi ka mirëpritur gjithnjë e më shumë vizitorë vitet e fundit.

Investimet e huaja direkte janë rritur nga viti në vit. BSH si institucion qendror financiar ka  kontribuuar aktivisht në këtë histori duke adresuar në kohë rritje e inflacionit dhe duke mbikëqyrur sektorin bankar.

Paralelisht me to, investimet në zhvillimin e sistemit të pagesave, inovacionin dhe digjitalizimi i institucioneve financiare, kanë luajtur një rol kyç në stabilitetin ekonomik dhe zhvillimin e sektorit financiar në vend”, tha Sejko.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë gjithashtu renditi dhe disa nga sfidat me të cilat përballet ekonomia shqiptare, teksa theksoi se adresimi i tyre kërkon një qasje të integruar dhe një vizion strategjik.

“Besojmë se perspektiva e zhvillimit ekonomike të vendit do të jetë pozitive, megjithatë trendet globale krijojnë një mjedis kompleks i cili ofron jo vetëm sfida, por edhe mundësi të reja për të ardhmen.

Së pari, një nga sfidat më të mëdha të ekonomisë shqiptare është përmirësimi i produktivitetit dhe arritja e një niveli konkurrueshmërie e krahasueshme me ato të vendeve të zhvilluara europiane.

Pavarësisht, përmirësimeve të deritanishme, Shqipëria ka ende punë për të bërë  për të pasur një strukturë ekonomike të orientuar ndaj sektorëve me vlerë të shtuar në ekonomi.

Një sfidë komplekse është plakja e popullsisë dhe mungesa në rritje e fuqisë punëtore. Ky proces ndikon si në tregun e punës ashtu dhe perspektivat afatgjate të rritjes ekonomike dhe të qëndrueshmërisë së sistemit të pensioneve dhe borxhit publik.

Një sfidë tjetër është ndikimi i ndryshimeve klimatike në sektorët kyç si bujqësia dhe turizmi, të cilët shfaqin ndjeshmëri ndaj tyre.

Adresimi i këtyre sfidave kërkon një qasje të integruar dhe një vizion strategjik. Në këtë kontekst mendoj se është e rëndësishme  të ndërmerren disa hapa. Së pari, modernizimi i infrastrukturës fizike dhe digjitale, zhvillimi i kërkimit shkencor, përditësimi i filozofisë së praktikave menaxheriale dhe përmirësimi i klimës së biznesit në të gjitha dimensionet e saj, do të rrisin  produktivitetin dhe do të ndihmojnë në përballimin e konkurrencës në rritje si në planin kombëtar dhe në atë rajonal e global”, tha Sejko.

/a.r

Next Post
“Mos ju kanë rrahur!?”, Spaho-Spiropalit: Në fytyrë jeni shumë e egër! Nëse ju ka ndodhur gjë na thoni…

“Mos ju kanë rrahur!?”, Spaho-Spiropalit: Në fytyrë jeni shumë e egër! Nëse ju ka ndodhur gjë na thoni…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat, ambasadorët e SHBA, BE dhe Gjermanisë takohen me presidentin Bajram Begaj! Në takim edhe dy krerë të shtetit

Protestat, ambasadorët e SHBA, BE dhe Gjermanisë takohen me presidentin Bajram Begaj! Në takim edhe dy krerë të shtetit

October 20, 2026
Studentët zhvendosin protestën te Kryeministria, krijojnë barrikadë me të rinjtë dhe grumbullojnë pirgje gurësh për të goditur Policinë! (FOTO)

Studentët këngë e valle me daulle në bulevard, në krah mblidhen gurë për tjetër sulm ndaj Policisë!

October 20, 2026
Shtetet anëtare të OBSh-së angazhohen për të mbrojtur sigurinë dhe ndjekjen së bashku të zhvillimit!

Shtetet anëtare të OBSh-së angazhohen për të mbrojtur sigurinë dhe ndjekjen së bashku të zhvillimit!

October 20, 2026
Trump nga Kansas: Nuk planifikoj të dëmtoj prodhuesin kanadez të avionëve Bombardier

Trump nga Kansas: Nuk planifikoj të dëmtoj prodhuesin kanadez të avionëve Bombardier

October 20, 2026
Studentët zhvendosin protestën te Kryeministria, krijojnë barrikadë me të rinjtë dhe grumbullojnë pirgje gurësh për të goditur Policinë! (FOTO)

Studentët zhvendosin protestën te Kryeministria, krijojnë barrikadë me të rinjtë dhe grumbullojnë pirgje gurësh për të goditur Policinë! (FOTO)

October 20, 2026
Protestat në Shqipëri, ODIHR del me reagim të fortë: Shqetësim për dhunën, thirrje për ruajtjen e qetësisë!

Protestat në Shqipëri, ODIHR del me reagim të fortë: Shqetësim për dhunën, thirrje për ruajtjen e qetësisë!

October 20, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Komente në kafene, televizione, portale e rrjete sociale, por vetëm 0.3% në protesta!

October 20, 2026
Dy konfederata i hapin “luftë” FIFA-s, UEFA dhe CONCACAF po planifikojnë një Ligë të Kombeve të përbashkët!

Përplasja e ‘titanëve’, UEFA i lë dy javë kohë Infantinos për të bërë publike dokumente të rëndësishme

October 20, 2026
Kriza humanitare në jug të Ukrainës, Papa Leone i telefonon Zelenskit: Bisedime me Moskën dhe ndihma banorëve!

Kriza humanitare në jug të Ukrainës, Papa Leone i telefonon Zelenskit: Bisedime me Moskën dhe ndihma banorëve!

October 20, 2026
EMRAT/ Dhuna në protestën e djeshme, 33 të arrestuar dhe 41 të proceduar nga Policia!

EMRAT/ Dhuna në protestën e djeshme, 33 të arrestuar dhe 41 të proceduar nga Policia!

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com