Tirana është gdhirë e qetë më 1 janar, pas festës së vitit të ri, por edhe çuditërisht e pastër. Në një fotoreportazh të gazetares Entela Resuli të gazetës Dita, Tirana e orëve të para të këtij viti shfaqet krejt ndryshe nga pamjet e zakonshme pas festave. Thuajse aspak njerëz në rrugë, ku bien në sy punonjësit e pastrimit.