• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Tirana, Kryeqyteti i Rinisë 2022”, firmoset marrëveshja me Kongresin Rinor Kombëtar

by Ardit Rada
17/09/2020 16:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana vijon përgatitjet për të mirëpritur qindra aktivitete si Kryeqyteti Europian i Rinisë në vitin 2022. Në vazhdën e përgatitjeve paraprake për pritjen e titullit, Kongresi Rinor Kombëtar, si strukture rinore mbështetëse e këtij titulli, dhe Bashkia e Tiranës, si qytet aplikues, nënshkruan sot një Marrëveshje Bashkëpunimi që i paraprin zbatimit të kësaj ngjarjeje në vitin 2022. Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtoresha Ekzekutive e Kongresit Rinor Kombëtar, Dafina Peçi dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ky memorandum i hap rrugën qindra aktiviteteve për të rinjtë e kryeqytetit, e jo vetëm. “Sot është një ditë e veçantë sepse kalojmë në një marrëveshje praktike, që Bashkia e Tiranës lidh me ombrellën më të madhe të organizatave dhe aktivistëve rinorë në Shqipëri, që është Kongresi Rinor Shqiptar. Mezi pres që këto qindra aktivitete që kemi planifikuar, të zënë vend në buxhetin e bashkisë dhe të Ministrisë, e pastaj, duke mbajtur angazhimin tonë financiar, të dalim faqebardhë në organizimin e këtyre qindra aktiviteteve”, tha ai.

Veliaj shtoi se kjo marrëveshje është një mundësi fantastike që të rinjtë e Europës të vijnë në Tiranë. “Një bashkëpunim i veçantë me Kongresin Rinor Shqiptar na siguron që, edhe të rinjtë nga zonat periferike të Shqipërisë, ku këto aktivitete nuk ndodhin shpesh, të kenë mundësi të ndihen të përfaqësuar. Është një mundësi për të treguar se çfarë mund të bëjnë të rinjtë shqiptarë nëse bëhen të gjithë bashkë. Imagjino çfarë potenciali kanë djemtë dhe vajzat shqiptare, që nëpërmjet këtyre organizatave rinore do të kenë një mundësi fantastike për të organizuar vitin Europian të Rinisë në 2022, e mandej për ta përdorur si një trampolinë për karrierat e tyre, qofshin lokale, apo në institucionet europiane ku duam të integrohemi”, deklaroi ai.

Veliaj nënvizoi se rinia është sot pasaporta më e bukur shqiptare në Europë. “Si epiqendër e kësaj energjie rinore, jo vetëm që do marrim shumë, por edhe do japim. Shumë të rinj, që do të vijnë nga vende të tjera të Europës, do të kenë mundësi të shohin se si me pak kreativitet, e jo me shumë financa, përballojmë shumë sfida. Viti 2022 do të jetë një vit ku, me gjasë, do të kemi përfunduar një pjesë të madhe të rindërtimit pas tërmetit, e do të kemi mundësi të tregojmë se jemi një komb i kalitur, ku popullsinë e re nuk e shohim si dobësi, por si pikë të fortë përballë një Europe që është e madhe në moshë, por krahu i punës sa vjen e zvogëlohet. Mezi pres që ta kthejmë në një vit suksesi, bashkë me djemtë dhe vajzat e Kongresit, të cilët jam i sigurt se do të japin më të mirën”, tha kryetari i bashkisë.

Zëvendësministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Aspasjana Kërxhalli, shtoi se titulli favorizon jo vetëm organizatat që operojnë në Tiranë, por njëkohësisht edhe organizatat e tjera. “Ministria do të kujdeset që të kemi bashkëpunim maksimal dhe të suksesshëm, për atë që jemi zotuar edhe gjatë fazës së aplikimit. Mirëpresim krahëhapur të gjitha aktivitetet që do të ndodhin në Tiranë, që nuk janë pak, janë mbi 500 të tilla, dhe jemi shumë të lumtur për këtë dhe për të gjithë të rinjtë që do të vijnë nga Europa, por edhe për të rinjtë tanë që shkojnë në Europë”, tha ajo.

Drejtoresha e Kongresit Rinor Kombëtar, Dafina Peçi, shprehu vlerësimin për titullin që iu besua Tiranës si Kryeqyteti i Rinisë 2022 dhe shtoi se aktivitetet do të prekin temat më të rëndësishme për të rinjtë shqiptarë. “Për ne, është shumë e rëndësishme që ky titull që na u besua nga strukturat europiane, ta gjejë Tiranën si qytet të përgatitur për të zhvilluar aktivitetet në tetë fusha kryesore, si edukimi, pjesëmarrja aktive, sporti, kultura dhe gjithashtu, dimensioni Europian”, tha Peçi. Ajo theksoi rolin e madh që kanë luajtur organizatat rinore dhe ekspertët e rinj për të siguruar këtë titull dhe se ky titull është një përgjegjësi përpara të rinjve shqiptar dhe ndërkombëtarëve që na e kanë besuar.

Tirana përfaqëson një nga qytetet më rinore në Evropë, që ofron shumë mundësi për të rritur rolin e të rinjve në vendimmarrje dhe që angazhon qasjen e krijuese të të rinjve. Falë ndërveprimit të të rinjve, organizatave dhe grupeve rinore me Bashkinë e Tiranës, nën mbështetjen e strukturës rinore të Kongresit Rinor Kombëtar, u bë e mundur arritja e një rezultati të shkëlqyer në cilësimin e Tiranës si Kryeqyteti Evropian i të Rinjve për vitin 2022 nga Forumi Rinor Evropian (EYC) në Amiens të Francës në 17, Nëntor 2019. Në përputhje me sloganin ‘Active’ janë planifikuar projekte inovative dhe gjithëpërfshirëse, që nxisin frymën e aktivizmit tek të rinjtë dhe ushqejnë potencialin e tyre.

 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raporti i KE-së ndez debatet në Kuvend, Bardhi përplaset me Peleshin: I keni vënë kyçin Parlamentit!

Raporti i KE-së ndez debatet në Kuvend, Bardhi përplaset me Peleshin: I keni vënë kyçin Parlamentit!

November 24, 2026
Vrasja e “Sel Çamit”, policia bastis banesën e “Ben Qimes” në Fier

Kronologjia/ Tri dekada hasmëri me Ben Qimen, nga vrasja e Enver Isufajt te ekzekutimi i Selami Hasanit! Gazetari: E ruajtën derisa…

November 24, 2026
“Kanë botën e tyre”- Këngëtarja e njohur shqiptare mesazh prekës për dy fëmijët e saj me autizëm: Mos e merrni si fatkeqësi…

“Kanë botën e tyre”- Këngëtarja e njohur shqiptare mesazh prekës për dy fëmijët e saj me autizëm: Mos e merrni si fatkeqësi…

November 24, 2026
Bilanci i Rrugores së Vlorës: 26 shoferë të arrestuar gjatë gushtit! 110 gjoba për drejtim mjeti në efektin e alkoolit

Mbi 5000 gjoba brenda një jave, Policia Rrugore aksion në rrugët e Tiranës, bllokohen mjete luksoze

November 24, 2026
PS voton përjashtimin e deputetes Elisa Spiropali nga Grupi Parlamentar! Çuçi dhe Braçe abstenuan

PS voton përjashtimin e deputetes Elisa Spiropali nga Grupi Parlamentar! Çuçi dhe Braçe abstenuan

November 24, 2026
Kryebashkiaku Veliaj përballet me seancën e radhës në GJKKO, mbërrin në Gjykatën e Posaçme avokati i tij!

Kryebashkiaku Veliaj përballet me seancën e radhës në GJKKO, mbërrin në Gjykatën e Posaçme avokati i tij!

November 24, 2026
Po shkëlqen në Greqi dhe në Champions, AEK-u “blindon” shqiptarin Stavro Pilo! Ja lëvizja e fundit në merkato

Po shkëlqen në Greqi dhe në Champions, AEK-u “blindon” shqiptarin Stavro Pilo! Ja lëvizja e fundit në merkato

November 24, 2026
Takimi në Nju Jork, Zelensky dhe von der Leyen flasin mbi stabilitetin financiar të Ukrainës -

BE-ja përgatit paketën e 22-të të sanksioneve kundër Rusisë, në shënjestër bankat dhe kriptomonedhat

November 24, 2026
Tentoi të vrasë kushëririn e tij, arrestohet pas një viti në kërkim 32-vjeçari

I prenë rrugën dhe tentuan ta rrëmbenin pas konfliktit, arrestohen xhaxha dhe nip në Kukës, ishin në kërkim!

November 24, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Gara e Tiranës nuk zgjidhet dot me një formulë të thjeshtë aritmetike

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In