• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Tirana fiton në Kukës dhe kap vendin e 3-të, fitojnë Laçi dhe Vllaznia

by A R
23/12/2015 17:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana ka marrë një fitore “heroike” në Kukës. Merr fund, kësisoji, tabuja “Zeqir Ymeri” për bardheblutë. Meritë e Gentian Muçës, mbrojtësit kryeqytetas, që ka shënuar të vetmin gol të kësaj sfide në minutën e 29-të. Gjithë loja është zhvilluar në gjysmëfushën e Tiranës, sulmet e njëpasnjëshëm të nënkampionëve nuk kanë pasur të rreshtur, por bardheblutë ia kanë dalë të mos pësojnë.
Ata ngjiten në kuotën e 29 pikëve, duke i rrëmbyer skuadrës verilindore vendin e tretë në klasifikim, sepse ka një pikë më shumë se ajo. Me këtë humbje, e dyta në këtë kampionat në “Zeqir Ymeri”, Kukësi jo vetëm e shikon me “dylbi” titullin, por rrezikon edhe zonën europiane. Ky është realiteti në mbyllje të gjysmës së parë të kampionatit, edhe pse ka ende shumë ndeshje për të dalë në konkluzione të tilla.

Vllaznia e ka mbyllur fazën e dytë me fitore, 3-2, ndaj Bylisit, në “Reshit Rusi”. Zhbllokimi i shifrave ka ardhur nga “tuneli”, si të thuash, sepse kapiteni Shtubina ka shënuar që në minutën e parë. Kjo i ka bërë me krahë kuqeblutë, të cilët nuk e kanë ulur ritmin fare, por kanë shënuar golin e dytë, me Çinarin, në minutën e 36-të. Pjesa e dytë ka qenë më e mirë për miqtë, të cilët kanë reaguar, duke mos pasur asgjë për të humbur.   Ata kanë goditur një shtyllë me anë të Pepës, i cili ka shënuar edhe gol në minutën e 87-të. Më herët, kur sulmet mallakastriote ishin intensifikuar ndjeshëm, ka ardhur edhe goli i tretë për Vllazninë. Çinari ka trefishuar shifrat, duke kompletuar dopietën e tij personale. Në fund të kohës së rregullt e ka gjetur golin edhe Hoxha, për miqtë, duke “flirtuar” me një përmbysje rrokamboleske, nëse do të shkonte deri te barazimi. Me këtë sukses, Vllaznia parakalon Bylisin, tashmë me 15 pikë, ndërsa ballshiotët mbeten të parafundit, me 12 pikë.

Ndërkohë Laçi i Armando Cungut është zhvllokuar ndaj Tërbunit, duke shënuar 4 gola dhe mos pësuar asnjë, si asnjëherë tjetër në këtë kampionat, ku edhe pse ka fituar, e ka bërë këtë duke “pickuar”. Dopietë e sulmuesit nigerian, Xhejms, i cili ngjitet tashmë në kuotën e 9 golave në këtë kampionat.   Rezultatin e ndeshjes në fjalë e ka zhbllokuar shkodrani Nimani dhe e ka “vulosur” shkodrani tjetër, Gocaj. Pukjanët kanë qenë të detyruar të luajnë me 10 lojtarë nga minuta e 36-të, kur lezhjani Danaj është ndëshkuar me karton të kuq. Pukjanët mbeten të fundit në renditje, me 11 pikë, duke e mbyllur 2015-ën si favoritët kryesore për t’u larguar nga Superiorja. Në duelin e të dëshpëruarve dhe të atyre që luftojnë për mbijetesë kanë triumfuar shkodranët./Telesport

Next Post

Pjesë të parimeve të Asociacionit nuk janë në pajtim me Kushtetutën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

November 8, 2026
Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

November 8, 2026
Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

November 8, 2026
101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

November 8, 2026
Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

November 8, 2026
Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

November 8, 2026
Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

Helmimi në Vlorë dyshohet se erdhi nga uji i kontaminuar, probleme në tubacione e depozita! U prekën edhe banorët e lagjes pranë kopshtit

November 8, 2026
Hakerët kinezë imituan ish-zyrtarët amerikanë për të vjedhur email-e nga ekspertët e IA-së -

Italia ngre alarmin për luftën hibride, hakerat prorusë publikojnë të dhënat private të ministrit Tajani!

November 8, 2026
VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

November 8, 2026
Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In