• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tirana feston 105 vjetorin e pavarësisë, Veliaj: I shërbejmë për ta çuar akoma më përpara

by Java News
26/11/2017 10:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana përkujtoi sot 105 vjetorin e ngritjes së flamurit, ditë kur patriotët Refik dhe Hamit Toptani, iu bashkuan arkitektit të pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Qemalit në projektin që do sillte lindjen e shtetit shqiptar. Në sheshin para selisë së sotme të Kuvendit të Shqipërisë, aty ku 105 vite më parë burra dhe gra patriote tiranase ngritën flamurin tonë kombëtar, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi, prefektja, Suzana Jahollari, kreu i Këshillit të Qarkut, Aldrin Dalipi, përfaqësues të komuniteteve fetare, veteranë lufte dhe qytetarë të Tiranës, vendosën kurora me lule në monumentin që simbolizon këtë moment historik për qytetin.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar gjithë qytetarët e Tiranës për festën e pavarësisë së qytetit, duke theksuar se ky akt i atdhetarëve tiranas 105 vite më parë tregoi se Tirana ka qenë gjithmonë një qytet pararojë. “Në këtë ditë të bukur gëzuar festën e pavarësisë së Tiranës. Tirana gjithmonë ka qenë avangard. Me sa duket kjo qenka shkruar në histori. Tirana ka shpallur pavarësinë dy ditë përpara pavarësisë së Shqipërisë edhe për faktin që ishin zonat ende të pa pushtuara dhe të parrethuara nga armiqtë, zona e Elbasanit, zona e Tiranës, ndërkohë që armiqtë po i afroheshin Krujës e pastaj Durrësit e më pas Vlora”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ai u shpreh se ditë të tilla duhet të shërbejnë për të kuptuar se, ashtu si patriotë të qytetit të Tiranës 105 vite më parë morën përsipër të shpallnin pavarësinë e Tiranës, ashtu edhe sot qytetarë të saj duhet të shërbejnë për ta çuar Tiranën akoma më përpara në betejat e tjera me të cilat përballet sot njerëzimi, siç është varfëria. “Unë besoj që sot thirrja është të vazhdojë të jetë në avant – garde, edhe për pavarësi të tjera, për pavarësinë nga varfëria, nga injoranca dhe besoj që Tirana do të vijojë të jetë kryeqytet jo vetëm i Shqipërisë por edhe i gjithë shqiptarëve. Sapo u kthyem nga Brukseli ku kanë filluar përgatitjet për festën e Pavarësisë dhe më vjen mirë që kauza shqiptare sot është me fortë se kurrë dhe të gjitha burojnë nga energjia e Tiranës . Nëse kemi një kryeqytet që vazhdon me punë, një  kryeqytet që vazhdon me entuziazëm, që vazhdon me optimizëm, kjo reflektohet kudo”, shtoi Veliaj.

Kreu i qarkut Tiranë Aldrin Dalipi theksoi se kjo datë do të duhet të jetë një mësim për gjithë brezat që ne t’i kujtojmë ata dhe t’i vlerësojmë. “U urojmë gjithë qytetarëve festën e flamurit. Është një ditë e shënuar që na kujton që ky qytet në themelet e tij ka punën, pasionin forcën dhe kurajon e atyre burrave të cilët në datë 26 nëntor të 1912-s ngritën flamurin në Tiranë dhe iu bashkuan Ismail Qemalit në Vlorë, madje dhe në qeverinë e tij. Kjo do të duhet të jetë një mësim për gjithë brezat që ne t’i kujtojmë ata dhe t’i vlerësojmë. Tirana është ngritur mbi sakrificën, përkushtimin, mirësinë dhe fisnikërinë”, deklaroi Dalipi.

Prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari, vlerësoi sakrificat dhe vizionin e atyre të cilët kanë kontribuar për pavarësinë e Tiranës, ndërsa theksuan se Tirana mbetet pikë referimi për gjithë kombin. “Ne kujtojmë me nderim dhe përkulje burrat e Tiranës të cilët patën guximin, kurajon dhe vizionin që të parashikojnë të ardhmen. Sot Tirana është e bukur, sot Tirana jonë mbetet dhe do mbetet për gjithë kombin pikë referimi për t’u bërë më mirë”, tha Jahollari.  

a.ç

 

 

Next Post
E bënë debitor me dokumente false, i riu nga Tirana “çmendet” kur sheh faturën e telefonit

Largohet nga tregu një nga operatoret e telefonisë celulare në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse Mimozat vyshken kaq herët në Shqipëri?

Pse Mimozat vyshken kaq herët në Shqipëri?

March 30, 2026
Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djali im është vrarë në Durrës! E dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë

Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djali im është vrarë në Durrës! E dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë

March 30, 2026
Zgjidhet pasuesi i Prodës, Skënder Hita merr drejtimin e Policisë së Shtetit

Zgjidhet pasuesi i Prodës, Skënder Hita merr drejtimin e Policisë së Shtetit

March 30, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

March 30, 2026
Në pritje të ëmbël, Ajola Xoxa kërkon ndryshim të masave të sigurisë për të dalë jashtë shtetit

Në pritje të ëmbël, Ajola Xoxa kërkon ndryshim të masave të sigurisë për të dalë jashtë shtetit

March 30, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani konfirmon vdekjen e komandantit detar, Alireza Tangsiri

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani konfirmon vdekjen e komandantit detar, Alireza Tangsiri

March 30, 2026
Dita Botërore e Mjekëve, Rama: Kontributi juaj, thelbësor në avancimin e një shëndetësie që përmbush standardet europiane

Dita Botërore e Mjekëve, Rama: Kontributi juaj, thelbësor në avancimin e një shëndetësie që përmbush standardet europiane

March 30, 2026
Dronë nga Jemeni dhe Irani sulmojnë Izraelin, Houthi rrezikojnë bllokimin e Detit të Kuq

Dronë nga Jemeni dhe Irani sulmojnë Izraelin, Houthi rrezikojnë bllokimin e Detit të Kuq

March 30, 2026
Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

Kurti zbardh takimin me Macron: Integrimi, siguria dhe mbrojtja në fokus të bisedimeve

March 30, 2026
Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In