• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Tirana është kartolina e Shqipërisë Europiane”

by Java News
14/05/2018 14:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rrugë më të mira, trotuare, lulishte dhe një kënd lojërash për fëmijët, janë investimet e reja për banorëve të bllokut të banimit në Rr. “Foto Janku” në “Don Bosko”.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, inspektuan mbylljen e punimeve dhe vlerësuan transformimin që ka pësuar ky bllok banimi, përfshirë gjithë lagjen “Don Bosko”.

Veliaj tha se banorët kanë treguar bashkëpunim deri në përfundim të punës, ndërsa rezultati shihet nga të gjithë. “Me pak përpjekje, bashkëpunim dhe frymë njerëzore ndaj njeri-tjetrit mund të bëjmë gjëra që më parë ishin të pamundura. Mjafton të kujtojmë si ishte kjo hapësirë, për të kuptuar sa i rëndësishëm është bashkëpunimi për ta bërë qytetin më të jetueshëm për qytetarët, e veçanërisht fëmijët. Mbaj mend kur kemi ardhur këtu në fillim, njerëzit na thoshin: Mos na i hiqni makinat. Këtu ishte gropë septike, por thoshin aman makinat! Pse ky është qyteti i ëndrrave tona? Jo, qyteti i ëndrrave tona është ky komunitet, ky transformim”, tha ai.

Ky shesh rekreativ është pajisur edhe me një kënd lojërash për fëmijët sepse sipas kryebashkiakut Veliaj, fëmijët janë qytetarët më të rëndësishëm të qytetit. “A nuk na mësuan diçka fëmijët me historinë e mbjelljes së pemëve? Falë tyre mbollëm 122 mijë pemë sepse secili thoshte: dua të mbjell pemë për ditëlindje. Fëmijët po na mësojnë gjëra që ne të rriturit i kemi harruar, edhe për mënyrën se si e përdorim hapësirën publike. Sot në një qytet me 1 milionë vetë, 300 mijë janë fëmijë. A nuk e meritojnë ata 1/3 e hapësirës së qytetit? Kjo është arsyeja pse po ndërtojmë kënde lojërash në çdo lagje”, theksoi Veliaj.

Sipas tij, investimet e kryera, por edhe vëmendja e Bashkisë së Tiranës për të ndërhyrë aty ku ka probleme, ka mundësuar që për të tretin vit radhazi në “Don Bosko” të mos ketë më përmbytje. “Mbaj mend kur erdhëm në 2015-ën, drama më e madhe nuk ishte kjo ndërhyrje kapilare në nivelin fundor të lagjes, por Rr. “Don Bosko” që përmbytej çdo vit. Sot është viti i tretë që “Don Bosko” nuk përmbytet; pra, ndryshimi si dita me natën! Do të thotë që kur ne shqiptarët e mbajmë mendjen tek puna, nuk pengojmë e nuk i vëmë stërkëmbsha njeri tjerit, sot Don Bosko ka dalë në dritë”, tha kreu i bashkisë.

Veliaj theksoi se përfitimi për banorët nuk vjen vetëm në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke marrë një kënd çlodhës, por edhe duke iu shtuar vlera e pronave të tyre. “Shikoni  çfarë ka ndodhur me vlerën e apartamenteve në këtë lagje, ku këtu s’ka baltë, por ka asfalt, ku aty s’ka llucë, por kënd lojërash, ku atje nuk ka ferra, por stola, i shtohet vlera gjithë banesave. Po të shtrihemi e të shesim të gjithë përtokë, nuk vjen njeri të blejë shtëpi”, tha ai.

Veliaj theksoi se Tirana ofron sot mbi 22 tregje, ku çdo qytetar mund të shesë në mënyrë të civilizuar, pa qenë nevoja të zaptojë trotuaret. “A ka ndonjë qytet në botë që është civilizuar, që është zhvilluar, duke shitur përtokë? A janë zhvilluar Parisi, Roma, Athina, Barcelona, Stokholmi apo Oslo, se shtrihen të gjithë suedezët, norvegjezët, përtokë? Shikoni Indinë, shikoni Afrikën, nëse doni ta bëjmë qytetin ashtu, eja e bëjmë, por nuk më rezulton që njerëzit janë të lumtur Kalkuta. Ideja është që të bëjmë një qytet europian dhe tani që qeveria është në prag të negociatave me BE, Tirana është kartolina”, vijoi ai.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, falenderoi kryebashkiakun Veliaj për kujdesin dhe punën e bërë në këto tre vite për transformimin e kryeqytetit. “Jam shumë e lumtur që jemi këtu për një premtim të mbajtur. Besoj se jo vetëm në këtë bllok, që është tashmë një bllok model, por besoj që në gjithë Tiranën, po kryhen këto transformime. Jemi me fat që kemi një kryetar bashkie dhe një ekip fantastik të Bashkisë së Tiranës, që në këto tre vite, por edhe në vazhdim, do transformojë Tiranën në qytetin evropian ku ne synojmë”, deklaroi Manastirliu, e cila shtoi se Njësia Nr. 9 në kryeqytet është përfituese edhe e dy projekteve strategjike të Bashkisë së Tiranës dhe qeverisë shqiptare si sheshi “Skënderbej” dhe Bulevardi i Ri. Manastirliu theksoi se në kuadër të projektit të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore në të gjithë Shqipërinë këto katër vite, 14 qendra shëndetësore e ambulanca do të rehabilitohen këtë vit vetëm në Bashkinë e Tiranës.

Ndërkaq, kreu i Bashkisë së Tiranës përshëndeti edhe vendimin e qeverisë për të ndaluar përdorimin e qeseve në gjithë Shqipërinë, si një vendim që do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë te pastërtia dhe te kufizimi i përmbytjeve. “Pas dy muajsh, në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë do të anulohen me ligj qeset plastike. Problemi numër 1 i ndotjes në vend. Këtu ka njerëz që janë gjenerata e prindërve tanë dhe që e mbajnë mend kur bëhej pazari me rrjeta ose traste. Sot qese për çdo pako çamçakëzi. Vendimi i qeverisë shqiptare për të ndaluar me ligj qeset është ndoshta vendimi më historik në mbajtjen pastër të Tiranës dhe të atdheut tonë. Ndaj, dua që t’i lus të gjithë, ju lutem, përgatituni për këtë ndryshim”, u shpreh Veliaj.

Mandej, ai theksoi se investimet e bashkisë do të vazhdojnë në çdo lagje, për t’u siguruar që periudha e verës të shfrytëzohet në maksimum për realizimin e punimeve.

Next Post
Lindjet, vdekjet, martesat dhe divorcet: Analiza tronditëse në shifra e Shqipërisë së sotme

Alarm në Shqipëri! Më shumë vdekje sesa lindje, që nga koha e Zogut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Godoja (Pasardhësi) do shfaqet pas rrënimit!

May 24, 2026
“Mami i dha fund jetës”, historia tragjike e Elisabetës: Babai u detyrua ta falte motrën 9-muajshe…

“Mami i dha fund jetës”, historia tragjike e Elisabetës: Babai u detyrua ta falte motrën 9-muajshe…

May 24, 2026
Futet me gomone mes plazhit në Dhërmi, policia e ndëshkon me 500 mijë lekë gjobë dhe i bllokon mjetin

Futet me gomone mes plazhit në Dhërmi, policia e ndëshkon me 500 mijë lekë gjobë dhe i bllokon mjetin

May 24, 2026
30 maji, afati i fundit për pajisjen me POS/ Tatimet: Gjoba për bizneset që nuk zbatojnë detyrimin

30 maji, afati i fundit për pajisjen me POS/ Tatimet: Gjoba për bizneset që nuk zbatojnë detyrimin

May 24, 2026
Minat vazhdojnë të marrin jetë në Kosovë! 117 viktima nga minat pas përfundimit të luftës

Minat vazhdojnë të marrin jetë në Kosovë! 117 viktima nga minat pas përfundimit të luftës

May 24, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Pse zgjodha parimet para kompromisit? E ardhmja e të djathtës nuk mund të jetë peng e të shkuarës!

May 24, 2026
Tubimi pro Vuçiçit ndez përplasjen mes shqiptarëve në RMV! VLEN dhe BDI akuza të ndërsjella për ndikimin serb

Tubimi pro Vuçiçit ndez përplasjen mes shqiptarëve në RMV! VLEN dhe BDI akuza të ndërsjella për ndikimin serb

May 24, 2026
Çfarë doli nga ‘zgjedhjet’ e PD-së?

Çfarë doli nga ‘zgjedhjet’ e PD-së?

May 24, 2026
Raporti për Ballkanin Perëndimor/ Strategjia e re amerikane: Shqipëria në projektet strategjike, Kosova kyçe për sigurinë!

Raporti për Ballkanin Perëndimor/ Strategjia e re amerikane: Shqipëria në projektet strategjike, Kosova kyçe për sigurinë!

May 24, 2026
E ardhmja e Mourinhos në duart e zgjedhjeve, Real Madrid drejt votimeve vendimtare për presidencën

E ardhmja e Mourinhos në duart e zgjedhjeve, Real Madrid drejt votimeve vendimtare për presidencën

May 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In