• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alarm në Shqipëri! Më shumë vdekje sesa lindje, që nga koha e Zogut

by Java News
14/05/2018 14:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Të dhënat demografike po sinjalizojnë një situatë alarmante më shumë se ajo që pritej në zhvillimet e popullsisë në tremujorin e parë të vitit 2018.
Shtesa e natyrore për herë të parë ka hyrë në territor negativ të paktën qysh nga viti 1923 kur u bë censusi i parë zyrtarë i popullsisë, në kohën e Mbretit Zog.
Që nga ajo kohë popullsia Shqipërisë ka njohur vetëm rritje duke mos u ndalur edhe në kohën e luftës së dytë botërore, për të ndryshuar kah vetëm këtë vit.
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT për herë të pare vdekjet ishin me shumë se lindjet në tremujorin e parë të vitit. Gjatë tremujorit të parë 2018 lindën 5,669 persona dhe vdiqën 5,954, duke bërë që personat që u ndanë nga kjo jetë të ishin 285 më shumë se numri i foshnjave që erdhën në jetë.
Emigracioni i lartë dhe numri i pakët e lindjeve duket se kanë po e çojnë rënien e popullsisë në pikiatë më shumë se parashikimet.
Projeksionet e popullsisë 2011-2031 sipas skenarit të mesëm prisnin që shtesa natyre e popullsisë të ishte në nivel negativ në vitin 2023, ndërsa varianti optimist priste që shtesa natyrore të ishte negative në vitin 2028. Por zhvillimet reale tregojnë se në të vërtetë ecuria e popullsisë në këtë mënyrë nuk është parashikuar as nga varianti me pesimist i eksperteve të demografisë.
Popullsia e vendit është futur në një tranzicion të vështirë që në kohën e perandorisë ku datojnë të dhëna zyrtare për popullsinë.
Statistikat e para zyrtare të popullsisë për Shqipërinë ishin regjistrimi i vitit 1923, kur vendi kishte gjithsej 823,000 banorë. Rritja e popullsisë u përshpejtua nga shpallja e pavarësisë në vitet 1912-1944 në 0.7% në vit. Kjo ishte pjesërisht për shkak se Shqipëria kishte nivelin më të lartë të lindjeve dhe shkallën më të ulët të vdekjeve në Evropë në atë kohë. Pas Luftës së Dytë Botërore, politikat e rritjes së popullsisë të ndjekur nga qeveria komuniste dhe një jetëgjatësi e madhe, nxitën një rritje vjetore prej 2.5 për qind për 45 vitet e ardhshme . Pas viteve 1990, popullsia tregoi një rënie mesatare prej rreth 0.3 për qind në vit, shkaktuar nga emigrimi. Në regjistrimin e vitit 2001, popullsia u zvogëlua në 3.023.000 nga afërsisht 3.3 milion në vitin 1990. (shiko më poshtë grafikun e ecurisë së popullsisë 1950-2015)
Numri i lindjeve në tremujorin e parë 2018 rezulton 5.669, duke shënuar një rënie prej 18,0 %, krahasuar me tremujorin e parë 2017. Numri i vdekjeve në tremujorin e parë 2018 rezulton 5.954, duke shënuar një rënie prej 12,3 %, krahasuar me tremujorin e parë 2017, teksa shtesa natyrore shënoi rënie me 285 persona.
Shtesa natyrore e popullsisë në 2011 ku u bë censusi i fundit ishte 15,761 individë, teksa në 7 vite më pas përkeqësimi ka qenë shumë i lartë. Në vitin 1990 shtesa natyrore e popullsisë ishte mbi 63 mijë persona.
Nëse marrin në konsideratë emigracionin atëherë rënia e popullsisë në vendit tonë do të jetë më e shpejtë se të gjitha parashikimet edhe me pesimiste. Nëse kufijtë do të ishin të mbyllur për 20 vitet e ardhshme, numri i lindjeve do të ishte rritur edhe më shumë deri në vitin 2020 në krahasim me parashikimin nga skenari i rritjes së lartë pavarësisht nivelit të ulët të lindshmërisë.
Emigrimi i vazhdueshëm dhe lindjet e pakta do ta rëndojnë këtë efekt strukturor në kufizimin e rritjes natyrore në të ardhmen. Migrimi ndërkombëtar neto manifeston një tendencë të kundërt me rritjen natyrore.
Situata nuk duket optimiste edhe sipas OKB-së. Organizata e Kombeve të Bashkuara në parashikimin e saj për popullsinë shqiptare sipas normës së fertilitetit parashikonte në Variantin pesimist që në vitin 2100, popullsia e Shqipërisë do të jetë vetëm 860 mijë banorë. Ndërsa skenari normal parashikon që Shqipëria të popullohet me vetëm 1 milionë e 600 mijë banorë. Skenari optimist që parashikon emigracion zero dhe ecuri normale të normave të fertilitetit parashikon që popullsia e vendit deri në vitin 2100 të jetë 2 milionë e 800 mijë banorë, nga rreth 2,9 milionë që numërohen afërsisht aktualisht.
Next Post
Farmacistet anulojnë protestën, dakordësi për kontratat

Farmacistet anulojnë protestën, dakordësi për kontratat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

November 8, 2026
Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

November 8, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

“Shkak, informaliteti i lartë”- Tabaku kundër skemës së pensioneve: Shqipëria me nivelin më të ulët në rajon dhe indeksim prej 900 lekësh!

November 8, 2026
“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

November 8, 2026
Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

November 8, 2026
“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

November 8, 2026
I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

November 8, 2026
Prezantohet si politikan/ Shqiptari i preferuar i propagandës ruse, gazeta finlandeze zbulon historinë e tij!

Prezantohet si politikan/ Shqiptari i preferuar i propagandës ruse, gazeta finlandeze zbulon historinë e tij!

November 8, 2026
U arrestua pas denoncimit të nxënësve për ngacmim seksual në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në Gjykatë për masën e sigurisë!

U arrestua pas denoncimit të nxënësve për ngacmim seksual në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në Gjykatë për masën e sigurisë!

November 8, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, raportohet për të paktën 21 viktima!

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, raportohet për të paktën 21 viktima!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In