• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tinka Kurti ndan dhimbjen për të birin dhe krenarinë për sukseset e nipërve

by A R
06/03/2018 09:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në njërin krah ka nipin Paul. Një djalë i gjatë, i bukur, sa burrëror në karakter, aq i dashur dhe i përzemërt. Prania e tij është si ilaç mbi plagën e sapohapur të aktores së madhe Tinka Kurti. Pauli është djali i Zefit, dhe i ngjan.

Në krahun tjetër, i qëndron pranë aktorja e madhe Margarita Xhepa, ndërsa aktorja Rajmonda Bulku rri me të gjatë këtyre ditëve, duke u kujdesur si të jetë vajza e saj.

Zefi, djali i aktores Tinka Kurti ndërroi jetë një muaj më parë, nga një atak kardiak. Zemra e tij pushoi larg atdheut, në Kanada, ku kishte shkuar për të ndërtuar një jetë më të mirë, të edukonte dhe shkollonte fëmijët, e t’u falte një të ardhme të sigurt, ndërsa Shqipëria ende vuante traumën e tranzicionit poskomunist…, e aktorët e mëdhenj si Tinka Kurti i la pa asnjë shpërblim, pavarësisht kontributit të madh që dhanë për kinemanë, teatrin dhe kombin e tyre.

Tinka rrëfen se Paul, ai që i jepte gjyshes Tinkë përherë lajme të gëzuara, qëlloi ditën e 5 shkurtit që t’i jepte dhe lajmin më të hidhur në botë: “Po të jap lajm të hidhur nënë. Babai vdiq”, dëgjoi ajo zërin e nipit përtej telefonit. Nuk mund ta përballonte dhimbjen. Miq për kokë i qëndruan afër në atë javë.

Pasi mori këtë goditje në shpirt, më në fund vendosi të nisej për ta  përcjellë birin e saj të çmuar, pas udhëtimeve 14 orëshe me avion, ashtu e sëmurë, e me brinjë të lënduara nga një rrëzim i kohëve të fundit. Sepse është nënë e gjyshe, Tinka Kurti  u përpoq të mbahej e fortë, dhe kryezonja e madhështisë dhe e durimit i jepte ngushëllim gruas së djalit të saj të dashur dhe fëmijëve. Nënat pranojnmë ta mbajnë të gjithë peshën hidhërimit vetë. Zefi, djali i vetëm i Tinka Kurtit nuk është më. Çfarë Tinka tregonte me detaje, janë vetëm dhimbje, lëndim, që nuk e pa me sy në çastin e fundit të jetës. Që e priste të vinte në Shqipëri këtë pranverë. Që punoi aq fort të shkollonte dhe edukonte fëmijët dhe ata u bënë shumë të zotë. Por ja që nëna Tinkë, mendonte se i biri e meritonte t’u gëzohej arritjeve të fëmijëve, por s’mundi. E sheh Paulin në sy dhe arrin të buzëqesh falë pranisë së tij. “Është arkitekt”, thotë dhe tregon sesi fëmijët e Zefit, jo vetëm që kanë bërë shkolla prestigjioze në Amerikë, por kanë qenë edhe të suksesshëm në karrrierën e tyre. “Nipi i vogël ka marrë Medalje Ari, -thotë Tinka, -dhe është ky moment i rrallë që aktores ia sheh sytë e qeshur. “Ah ju gazetarët, merreni  me brinjët e mia, nuk shkruani për këta të rinj, për këto suksese.” Dua ta pyes më tepër, por më mbyllet goja para lotëve të saj…

Në një ekran, ku shpalosen fotot me kujtimet më të bukura të të birit,  syri të sheh aktoren Tinka Kurti shumë të re, e të lumtur, para 65 vjetësh, në çastin më të gëzuar të jetës së saj. Ka lindur Zef Kurti. E ndante lumturinë me bashkëshortin Palok Kurtin. Edhe ai iku herët nga jeta, dhe pesha e dhimbjes qëndron e gjitha mbi zemrën e Tinkës.  E madhja lumturi bën aq shumë kontrast me dhimbjen e tanishme. Si t’i flasësh, çfarë ta pyesësh, si ta ngushëllosh nënën Tinkë, kur lotët rrjedhin sa herë ajo ndesh realitetin e mbramë. Biri i saj i vetëm Zefi nuk është më. Nipi Paul është i vetmi njeri që i rikthen në fytyrë një buzëqeshje të pavetëdijshme Tinka Kurtit. Përfytyrimi i saj sillet nga fëmijëria e deri në burrërimin e djalit. Ndoshta kujton sesi ai nisi të ngjitej në skenë, duke luajtur si aktor me disa  shfaqje në  teatrin “Migjeni” të Shkodrës. Ndoshta emocionohet kur ai mori pjesë me rolin e Lekës në filmin “Udhëtim në pranverë” në vitin 1978. Ndoshta kujton bisedat e gjata, ku jeta e tij do të merrte një tjetër rrugë nga ajo e aktrimit dhe ajo e ka bekuar em lirinë e zgjedhjes. Eshtë krenuar me djalin sepse kishte një familje të plotë, dinjitoze dhe të bukur, se punonin  me ndershmëri. Një nënë me zemër të madhe si Tinka Kurti u gëzohet virtyteve të të birit dhe nuk luste gjë tjetër në botë veç jetës së gjatë… Ah, plagë mbi plagë erdhi kjo vdekje. Më 23 janar aktorja e madhe Tinka Kurti u shtrua në spital, për shkak se vuante nga një infeksion pulmonar, ku u zbuluan dhe pasojat e një rrëzimi, që kishin rezultuar me thyerjen e dy brinjëve. Dhe pas gjithë këtyre, dhimbja e trupit të saj i duket e vogël. Ngushëllimi për një nënë që humbet të birin mbase është i pamjaftueshëm, por  le të bëhet shenjë lehtësimi e gëzimi fakti që që të dy nipërit e saj, e nderojnë emrin e Shqipërisë, me sukseset dhe medaljet e tyre të arta. Nipërit e Tinka Kurtit janë pinjollët më të rinj të derës së kompozitorit të shquar Palok Kurti (1860-1920) dhe birit të tij Lec Kurti (1884-1948), kompozitorit dhe diplomatit të shquar shkodran.  Pema e jetës lulëzon kaq e bukur në familjen Kurti./Shqiptarja

Next Post
Mes shqiptarëve të Ukrainës

Mes shqiptarëve të Ukrainës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Makineri balte, shpifjesh, intimidimesh e shantazhesh

March 28, 2026
Kosova në prag të historisë, Gallapeni dhe Hoxha njëzëri: Ëndrra jonë është Botërori, tifozët na japin forcë

Kosova në prag të historisë, Gallapeni dhe Hoxha njëzëri: Ëndrra jonë është Botërori, tifozët na japin forcë

March 28, 2026
Lëkundjet e Vuçiçit në politikën e jashtme/ Ekspertët serbë: Çon në improvizime dhe rezultate të kufizuara

Lëkundjet e Vuçiçit në politikën e jashtme/ Ekspertët serbë: Çon në improvizime dhe rezultate të kufizuara

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In