• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

TIMS: Klemend Balili, nuk ka kaluar kufirin!

by Aalison Pearse Stevens
14/05/2016 11:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Transporteve të Sarandës, prej momentit që dha dorëheqjen paraditen e së enjtes, nuk dihet se ku është. Ai është shpallur në kërkim nga policia greke, me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës, pas bllokimit të një sasie prej gati 700 kg droge më 8 maj, në brigjet e Zakinthos. Fillimisht u arrestuan dy skafistë shqiptarë, të kapur në flagrancë, e më pas policia greke identifikoi si drejtuesin e tyre zyrtarin shqiptar. Edhe pse nuk konfirmohet se ndaj Klement Balilit pala jonë të ketë një urdhër ndalimi, një kontroll në shtëpinë e tij provoi largimin në drejtim të paditur të 44­-vjeçarit.

Mëngjesin e së premtes, efektivë të Komisariatit të Policisë në Sarandë, në bashkëpunim edhe me forcat e FNSH­së, të ardhura nga Tirana, kanë kryer kontroll në banesën e Klement Balilit, në fshatin Stjar, Bashkia Delvinë. Burime konfidenciale thanë se fillimisht policia u ka kërkuar familjarëve nëse ndodhej në banesë Klement Balili, ndërkohë që ka vijuar më tej kontrolli i banesës. Burimet thanë që në banesë ndodhej vetëm bashkëshortja e Klement Balilit dhe dy fëmijët e tij. Njëri prej vëllezërve të 44­vjeçarit tregoi dje se paraditen e së enjtes, i vëllai është larguar drejt Tiranës dhe që prej atëherë nuk kanë pasur më kontakte me të. Ndërkohë, edhe telefoni i Balilit gjatë ditës së djeshme rezultoi i fikur.

Nga ana e familjarëve të tij pyetjes se nëse drejtori i shkarkuar ishte larguar nga Shqipëria, iu përgjigjën se nuk kishin asnjë dijeni. Pas verifikimit në sistemin TIMS, nuk rezulton që ai të ketë lënë në rrugë zyrtare vendin. Që prej ditës së djeshme, në qytetin e Sarandës janë shtuar edhe dy furgonë me efektivë policie, raporton Panorama. Pas shpalljes në kërkim të Klement Balilit nga ana e policisë greke, ai shkoi në zyrë për të formuluar dorëheqjen. Më vonë, nga Tirana u mësua se për drejtorin e Transporteve në Sarandë ishte firmosur shkarkimi, me qëllim që autoritetet të jenë të lira të kryejnë veprimet. Vetë Balili i ka mohuar akuzat që rëndojnë ndaj tij, si drejtuesi i grupit që kalonte drogën nga Shqipëria në vendet e tjera të Europës.

Sipas tij, dosja penale e tij është e pastër dhe në Greqi, aty ku është lëshuar urdhri i ndalimit, nuk ka qenë që në vitin 2009. Por largimi i tij në mënyrë të paditur ka ngritur të tjera mistere. Një ditë më parë, Policia dhe Prokuroria u përplasën mes tyre në lidhje me hetimin e këtij rasti. Nga ana e Policisë së Shtetit u deklarua se hetimet po vazhdojnë në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare, ndërsa Prokuroria tha se nga përgjimet e kryera nuk ishte konstatuar emri i Klement Balilit. Për këtë arsye, pritet nga pala greke për të vepruar në këtë rast, edhe pse 44­vjeçari është zhdukur tashmë.

ma.me

 

Next Post

Obama: Shqetësim për praninë agresive ushtarake ruse në Baltik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

November 9, 2026
Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

November 9, 2026
Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

November 9, 2026
Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

November 9, 2026
Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

November 9, 2026
Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In