• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

TikTok/ Aplikacioni që po hetohet nga SHBA: I jep përparësi Kinës në të dhëna personale!!

by Java News
29/12/2019 10:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse ky artikull do të ishte një video TikTok, ajo do të kishte përfunduar tashmë dhe ju do të ishit duke qeshur, shkruan The Economist. Videot 15-sekondëshe janë edhe ato më të preferuarat në mesin e adoleshentëve. Ky aplikacion u shkarkua më shumë se 750 milionë herë në 12 muajt e fundit, më shumë se Facebook, i kombinuar së bashku me Instagram dhe WhatsApp. Duke lënë mënjanë argëtimin që këto video ofrojnë, TikTok ngre disa pyetje serioze, në lidhje me gjeopolitikën e të dhënave dhe me rreziqet e informacionit në internet dhe mbi të gjitha se kush i shikon më shumë ato që shfaqen online. TikTok bombardon përdoruesit me klipe të përsëritura dhe formon një zhanër të argëtimit shumë të pëlqyer në mesin e adoleshentëve. Pjesa më e madhe e videove janë krijuar pikërisht nga adoleshentët, duke qenë se teknikat e editimit janë të lehta për t’u përdorur edhe prej tyre. Aplikacioni fiton para nga reklamat dhe nga komisionet që merr nga këshillat dixhitale. Mund të ndodhë që një ditë ai të gjenerojë të ardhura edhe nga tregtia elektronike, njësoj si aplikacioni tjetër i ngjashëm kinez, Douyin.

Të dyja këto aplikacione janë në pronësi të ByteDance, një firmë me seli në Pekin dhe me vlerë të ardhurash që shkojnë në 75 miliardë dollarë amerikanë, më e lartë se ajo e çdo startup-i tjetër privat.

Kjo gjë prej kohësh ka shkaktuar probleme në Uashington. Më 1 nëntor, qeveria e Amerikës hapi një seancë dëgjimore mbi rishikimin e sigurisë kombëtare të përvetësimit të ByteDance nga Musical.ly (në 2017) një aplikacion i zhvilluar në Kinë, i cili më vonë u shndërrua në atë që ne të gjithë sot e njohim si TikTok.

Më 5 nëntor, kongresmenët amerikanë e kritikuan ashpër ByteDance për mosparaqitje në seancë. Mbikëqyrësit amerikanë argumentojnë se TikTok i jep qeverisë në Pekin mundësinë për të pasur akses në të dhënat e miliona amerikanëve dhe se ajo censuron ato përmbajtje të cilat regjimit kinez i duken si të papërshtatshme.

Nëse sanksionet e Amerikës mbi Huawei, prodhuesin e pajisjeve të telekomunikacionit, kanë të bëjnë me prishjen e zinxhirëve të furnizimit të pajisjeve elektronike, sulmi i saj ndaj ByteDance është një përpjekje për të mbajtur të ndarë informacionin mbi të dhënat e përdoruesve amerikanë nga ata kinezë.

ByteDance i ka hedhur poshtë të gjitha këto akuza, duke thënë se të dhënat e përdoruesve që nuk janë kinezë nuk ruhen në serverët kinezë, dhe se vendimet për atë që duhet t’u shfaqen përdoruesve amerikanë merren vetëm në Amerikë.

Nga ana e tij, Mark Zuckerberg nuk është aq i shqetësuar në lidhje me sovranitetin e të dhënave sesa për konkurrencën fortë nga ana e TikTok. Facebook po mundohet të përdorë të gjitha “armët” që ka në dispozicion kundër zhvillimit të mëtejshëm të upstart-eve që po rriten shumë shpejt. Në fund të vitit 2018, ai hodhi në treg aplikacionin Lasso, i cili u etiketua si kloni i TikTok-ut. Një zhvillues i pavarur së fundmi zbuloi një veçori të fshehur në kodin e Instagram që kopjon teknikat e editimit të TikTok-ut.

Mark Zuckerberg ka qenë shumë i shqetësuar kohët e fundit, sepse nëse mbrojtja e tij do të dështojë, kritikët e gjigantëve të teknologjisë do të duhet ta pranojnë se monopolet dixhitale nuk janë më aq të pamposhtur. Kritikët e Inteligjencës Artificiale po vëzhgojnë nga afër edhe aplikacionet kineze.

Ajo që përdoruesit shohin në Facebook dhe në rrjetet e tjera sociale perëndimore është pjesërisht si pasojë e atyre që shikojnë dhe që ndajnë miqtë e tyre. Shërbimi kryesor i TikTok, i quajtur “Për Ju”, përcaktohet vetëm nga algoritmi: ai shikon se çfarë shikojnë më shumë përdoruesit në këtë aplikacion dhe e përdor informacionin për të vendosur se cila duhet të jetë videoja e radhës që ai duhet të publikojë.

Të gjitha këto shqetësime nuk do të ekzistonin nëse TikTok do të ishte një trend në rënie, por ai nuk është. Një pjesë e madhe e suksesit të TikTok i detyrohet reklamimit të shpeshtë të shërbimeve rivale. Sipas disa vlerësimeve të fundit, ai shpenzoi ndoshta 1 miliard dollarë në reklamat e rrjeteve sociale në vitin 2018. Në të njëjtën kohë, shumë prej tyre që shkarkojnë TikTok lodhen nga shpeshtësia e transmetimit të videove të ndryshme. Ngadalësimi i rritjes së mëtejshme të këtij aplikacioni mund të mos i ndalojë politikanët amerikanë që të vazhdojnë të hetojnë ende mbi të. Ata mund të vendosnin edhe që të ndalojnë fare përdorimin e tij në Amerikë. Pa dyshim që z. Zuckerberg do t’i mbështeste ata. /Monitor/

*TikTok – është një aplikacion kinez për video në sistemet iOS dhe Android, i cili krijon video të shkurtra për të qeshur.

Next Post
Rike Roçi bën tatuazh në vendin intim: Ja kuptimi!

Rike Roçi bën tatuazh në vendin intim: Ja kuptimi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

Sondazhi: 80% e të anketuarve nuk i ndjekin as në media protestat e Berishës

April 20, 2026
“Cikli i Berishës është mbyllur”, sondazhi: 77% refuzojnë t’i bashkohen protestave të PD

“Cikli i Berishës është mbyllur”, sondazhi: 77% refuzojnë t’i bashkohen protestave të PD

April 20, 2026
“Berisha ka biznemenët dhe mediat njëlloj si Rama, shijon të njëjtin pushtet. I mjafton…”

“Berisha ka biznemenët dhe mediat njëlloj si Rama, shijon të njëjtin pushtet. I mjafton…”

April 20, 2026
Ministri i Jashtëm i Iranit: Shkeljet e armëpushimit nga SHBA, pengesë për procesin diplomatik

Ministri i Jashtëm i Iranit: Shkeljet e armëpushimit nga SHBA, pengesë për procesin diplomatik

April 20, 2026
Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

April 20, 2026
“Molotovi në protestë është armë!”/ Haxhiu: Berisha kërkon me çdo kusht viktima, si në 21 Janar!

“Molotovi në protestë është armë!”/ Haxhiu: Berisha kërkon me çdo kusht viktima, si në 21 Janar!

April 20, 2026
Sulmet me molotovë në protestën e PD, arrestohen 11 militantë të Berishës! Strategjia e Hitës ‘frenoi’ dhunën

“Po bëjmë luftë të fortë”, deputeti i Berishës: Intelektualët duhet të na bashkohen në protesta!

April 20, 2026
DETAJE / Lufta kundër korrupsionit, Departamenti i Drejtësisë në SHBA pret kreun e ri të SPAK

DETAJE / Lufta kundër korrupsionit, Departamenti i Drejtësisë në SHBA pret kreun e ri të SPAK

April 20, 2026
Spanja hap procesin e legalizimit masiv, mijëra emigrantë në radhë për të siguruar lejen e qëndrimit

Spanja hap procesin e legalizimit masiv, mijëra emigrantë në radhë për të siguruar lejen e qëndrimit

April 20, 2026
Martin Leka: PS e ka marrë seriozisht fushatën në Tiranë, PD e papërgatitur dhe pa kandidat

“Ndërhyrja e Policisë ndaj grupit të molotovëve, hap i duhur”, Leka: Gjetje interesante që…

April 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In