• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

TikTok “aleat” i ekstremit të djathtë në Gjermani

by A R
13/02/2024 11:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekstremistët e djathtë përdorin platforma si TikTok për të bërë për vete miliona fëmijë e të rinj. Ata e dinë mirë, si t’i fshehin informacionet që të rinjtë t’i shohin ato si përmbajtje normale politike.

Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë është në mediat sociale më e suksesshme se çdo parti tjetër në Gjermani. Edhe organizata e të rinjve të kësaj partie, “Alternativa e Re” përçon në TikTok mesazhe të pafiltruara nacionaliste.

TikTok është platforma perfekte për ekstremistët e djathtë. Me shumë se 20 milionë ndjekës në Gjermani, shumica adoleshentë e të rinj janë në TikTok. Ndryshe nga sa mendojnë prindërit, fëmijët e të rinjtë nuk kanë nevojë t’i kërkojnë këto video, ato u shfaqen atyre vetë. Kjo platformë sociale tregon video që nëse klikohet, komentohet apo shikohet ajo vazhdon t’u shfaqet njerëzve. Të rinjtë që shpesh nuk e kuptojnë karakterin ekstremist të videos iu ofrohen rregullisht video të tilla.

Sipas ekspertëve influencuesit ekstremistë i përgatisin videot konform kulturës e kërkesave të kohës. Fjalimet e tyre në parlamente landesh shoqërohen me tone sarkazme. Mesazhet nuk ndryshohen nga verifikime faktesh të medias. Studiuesi i mediave, Daniel Hajok nga Universiteti i Erfurtit paralajmëron se “propaganda me destinacion të caktuar është vetëm njëra pjesë. Pasoja e kësaj është se gjithnjë e më shumë të rinj mësohen me përmbajtjet dhe gjuhën e ekstremistëve të djathtë, dhe njohin kështu në tërësi edhe partinë Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë.

Detajet e takim sekret të ekstremistëve të krahut të djathtë dhe partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë për të deportuar miliona emigrantë dhe minoritete kanë çuar në një rritje të marshimeve pro-demokracisë dhe protestave në qytete në të gjithë vendin.

Suksesi i AfD-së ka ngjallur shqetësim tek partitë kryesore të Gjermanisë, të cilat kanë frikë se mund të shënojë fitore tre zgjedhje shtetërore në Gjermaninë lindore në shtator, edhe pse sondazhet e fundit kanë treguar një rënie të lehtë në mbështetje. Kancelari gjerman Olaf Scholz e ka konsideruar këtë plan si “sulm ndaj demokracisë” si dhe ka përshëndetur protestat e organizuara, duke marrë vetë pjesë në to.

/a.r

Next Post
Historia e frashërlliut, që u nis me 40 burra nga Dangëllia, dhe ruajti Kongresin e Lushnjes

Historia e frashërlliut, që u nis me 40 burra nga Dangëllia, dhe ruajti Kongresin e Lushnjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

February 18, 2026
4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

February 18, 2026
Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

February 18, 2026
“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

February 18, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

February 18, 2026
Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

February 18, 2026
“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit  para trupës gjykuese në Hagë

“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë

February 18, 2026
U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

February 18, 2026
Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

February 18, 2026
2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In