• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tifozët serbë fyejnë Kosovën e provokojnë UEFA-n

by Aalison Pearse Stevens
21/07/2016 13:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tifozët serbë të Cërvena Zvezdës nuk kanë të ndalur me fyerje e provokime ndaj Kosovës dhe UEFA-s. Ata të martën mbrëma, në ndeshjen kthyese të xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve ndërmjet ekipit vendas, Cërvena Zvezda dhe Valettas së Maltës, kanë shfaqur një koreografi, që sipas vetë medieve serbe, pritet të marrë goditjen e ashpër të UEFA-s.

Pak para ndeshjes së zhvilluar në Beograd, në tribunën veriore të stadiumit “Rajko Mitiq”, është parë një koreografi ku shkruhej me shkronja të mëdha “UEFA”. Shkronjat ishin të zeza, kurse hapësira rrethuese e kuqe, pra ngjyrat e flamurit shqiptar, pasi sipas tifozëve serbë, UEFA hapur po përkrah Kosovën dhe shqiptarët, transmeton Koha Ditore.

Midis fjalës “UE-FA” është krijuar edhe një imazh i një djaloshi që shkul një kryq nga kulmi i kishës, e që sipas serbëve, ka ndodhur diku në Kosovë më 2004.

Klubi serb Cërvena Zvezda nuk ka reaguar për incidentin në tribuna, ndërkohë mediet serbe, pos që kanë shpjeguar prapavijën e gjithë kësaj, kanë treguar se UEFA ka nisur hetimet për këtë dhe se pritet të ndëshkojë rëndë klubin dhe tifozët nga Beogradi.

Kjo në fakt, nuk është hera e parë që tifozët e këtij klubi, të njohur për qëndrime nacionaliste, fyejnë Kosovën dhe UEFA-n, por kjo është hera e parë që këtë e bëjnë në ndeshje zyrtare të një gare që e organizon vetë Shtëpia Evropiane e Futbollit.

Ndeshjen e së martës e fitoi Cërvena Zvezda 2:1 dhe me rezultat të përgjithshëm 4:2 u kualifikua në xhiron e tretë të Ligës së Kampionëve, ku do të ndeshet me kampionin e Bullgarisë, Ludogorets. (b.an)

Next Post

Lëvizje në drejtoritë e policisë Lezhë e Shkodër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rregullorja e censurës në Gjykatën e Posaçme

Rregullorja e censurës në Gjykatën e Posaçme

August 5, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Sikur të na drejtonin thjesht, aq sa meritonim?!

August 5, 2026
Nga Tirana te zonat e thella, harta e ndërtimeve pa leje që presin legalizimin

Nga Tirana te zonat e thella, harta e ndërtimeve pa leje që presin legalizimin

August 5, 2026
LDK kërkon postin e presidentit! Kurti insistoi se Kosovës i duhet një president konsensual

LDK kërkon postin e presidentit! Kurti insistoi se Kosovës i duhet një president konsensual

August 5, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

“Non grata”-at shqiptare në rajon duhet të jenë edhe politike

August 5, 2026
“Dëshmitari” nga Zupçi ndalet 48 orë, bëri deklarim të rremë për krimet në Zubin Potok

“Dëshmitari” nga Zupçi ndalet 48 orë, bëri deklarim të rremë për krimet në Zubin Potok

August 5, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Amerika po lëviz, por jo në një drejtim të vetëm

August 5, 2026
Puplat e Dumanit dhe heshtja ndaj Akuzave

Puplat e Dumanit dhe heshtja ndaj Akuzave

August 5, 2026
Arratiset nga spitali i Kosturit i burgosuri shqiptar, policia në alarm, blindohet edhe kufiri

Tmerr në Greqi/ 41-vjeçari shqiptar abuzoi me vajzën 9-vjeçare të partneres, e detyronte të flinte në krevat me të

August 5, 2026
Bollino apelon: Italia t’ia rikthejë solidaritetin me disa nga vaksinat e saj Shqipërisë

Rregullorja e GJKKO-së si paradhoma e një diktature

August 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com