• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Tifozët e Bylisit kundër trukimeve, kërcënojnë për vetëgjyqësi

by A R
26/11/2015 12:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Situata te Bylisi është e nderë. Skuadra ballshiote nuk po e gjen dot veten as në fushën e vet, ndaj vijon të jetë e parafundit në klasifikimin e Superiores pas 12 javësh kampionat. Raporti me tifozët është konfliktual, tashmë, që pas ndeshjes së luajtur në Pukë, ku mallakastriotët u mundën me rezultatin 4-2. Mediat sportive në vend, specialistë të ndryshëm të futbollit, por edhe vetë tifozët e kësaj skuadre ngritën dyshime për trukim të rezultatit.

Edhe Komisioni i Etikës ka nisur një hetim për këtë gjë, kështu që pritet vendimi. Megjithatë, tifo-grupi “Bylinet” vijon të kërkojë përgjegjësi për çka ndodhi, duke mos e mbështetur skuadrën e zemrës në ndeshjen e javës së shkuar, ndaj Tiranës. Në një reagim të radhës, ata i konsiderojnë “servila dhe viktima” tifozët që ishin në stadium, duke paralajmëruar vetëgjyqësi për situatën e skuadrës së zemrës:

“Dëshirojmë t’i pyesim sinqerisht servilat dhe viktimat e sistemit, që ishin të pranishëm në stadium, se si u ndien pas turpit të radhës? Çfarë shije kishte turpi i radhës? Normalisht që jo të gjithë ishin të tillë ata që ishin në stadium, pasi pjesa tjetër ishte e përbërë nga disa 14-15 vjeçarë, të cilët ishin kontaktuar personalisht nga presidenti “i padokumentuar”, duke i hedhur kundër tifozërisë. Mesa u lajmëruam, disa bileta falas u shpërndanë nga një 20-vjeçar me arsim profesional saldator, që disa e njihnin dhe ky i fundit ishte kontaktuar personalisht, gjithashtu. Ne distancohemi kategorikisht nga ky organizim dhe e shpërfillim atë, pasi e kemi deklaruar hapur qëndrimin tonë: Bojkot deri në vendimin e Komisionit të Etikës dhe, nëse ky vendim vonon më shumë sesa koha normale, ne do të riorganizohemi dhe do të vetëgjykojmë situatën. Nëse vërtet mendojnë se i kanë gënjyer sportdashësit e vërtetë mallakastriotë dhe nëse, gjithashtu, mendojnë se i kanë nënshtruar e mund të bëjnë çfarëdo veprimi në dëm të ekipit, u themi: E kanë gabim! Së bashku jemi më të fortë”.

telesport.al

Next Post

Papa Françesku: Do shkoj në Afrikën Qëndrore edhe sikur të hidhem me parashutë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Momente paniku në Korçë! Automjeti godet karrocën me fëmijën e vogël

Momente paniku në Korçë! Automjeti godet karrocën me fëmijën e vogël

July 28, 2026
Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore, SHBA reagoi me bombardime

“Mund të shkatërrojmë ura dhe termocentrale brenda pak orësh”, Trump kërcënon sërish Iranin

July 28, 2026
Shqipëria ngjitet me shpejtësi drejt integrimit të BE-së, vetëm 0.1 pikë larg Malit të Zi!

Shqipëria ngjitet me shpejtësi drejt integrimit të BE-së, vetëm 0.1 pikë larg Malit të Zi!

July 28, 2026
Kush janë kandidatët për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së?

Kush janë kandidatët për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së?

July 28, 2026
E vërteta e baltës mbi Milot-Balldren

E vërteta e baltës mbi Milot-Balldren

July 28, 2026
Zelensky zbarkon në SHBA, çfarë pritet nga takimi me Trump për sanksionet ndaj Rusisë dhe kërkesat e reja të Ukrainës?

Zelensky zbarkon në SHBA, çfarë pritet nga takimi me Trump për sanksionet ndaj Rusisë dhe kërkesat e reja të Ukrainës?

July 28, 2026
Vrasja e efektivit në Maliq, Hoxha: Braçellari qitës me eksperiencë, janë bërë dhjetëra operacione për ta arrestuar

“E di çfarë e pret në Europë”, Hoxha zbulon ‘hallin’ e Ervin Matës pas vendimit në Brazil

July 28, 2026
Aksident tragjik në Portin e Durrësit, ndërron jetë në spital 62-vjeçari nga Kosova

Aksident tragjik në Portin e Durrësit, ndërron jetë në spital 62-vjeçari nga Kosova

July 28, 2026
Shkeljet në tenderë, GJKKO shpall dënimin për 6 zyrtarët e bashkisë Divjakë

Shkeljet në tenderë, GJKKO shpall dënimin për 6 zyrtarët e bashkisë Divjakë

July 28, 2026
Thellohet kriza Trump-Netanyahu, presidenti amerikan kritikon sërish kryeministrin izraelit për Iranin

Thellohet kriza Trump-Netanyahu, presidenti amerikan kritikon sërish kryeministrin izraelit për Iranin

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In