Tifozët e Barcelonës janë shumë të hidhëruar me largimin e brazilianit Neymar
Sulmuesi brazilian, Neymar para disa ditësh pagoi klauzolën e tij prej 222 milionë eurove, për t’u transferuar në PSG.Kjo ka irrituar tifozët e Barcelonës, të cilët nuk pajtohen me këtë largim.
Madje në ndeshjen që u zhvillua ndaj Chapecoenses në kuadër të trofeut Joan Gamper, tifozët në Camp Nou kanë kërkuar vdekjen e tij.“Nuk na duhesh këtu, vdekje Neymarit”, thuhet të kenë thirrur tifozët katalunas, shkruan AS, përgatiti ”Express”. (b.an)