Sytë e gjithë shqiptarëve janë kah “Elbasan Arena”, ku Shqipëria të enjten mbrëma do ta kërkojë fitoren kualifikues për Kampionatin Evropian kundër Serbisë.
Mijëra shqiptarë do të tubohen në Elbasan, por vetëm 12 mijë do të hyjnë në stadium, kurse të tjerët do ta shikojnë lojën përmes projektorëve.
Miliona shqiptarë tjerë do ta shikojnë ndeshjen e madhe përmes televizorëve, kurse në të gjitha qytetet e trojeve shqiptare janë bërë organizime për ta përcjell ndeshjen nëpër sheshet publike.
Shqipëria ka tifozë të zjarrtë. Sidomos viteve të fundit, ndërsa para vitit 2000, situata ishte krejt ndryshe.
Dashuria për Kombëtaren Kuq e Zi filloi t’i pushtoi zemrat e shqiptarëve gati menjëherë pas luftës në Kosovë.
Ndërsa, zanafilla e organizimit të tifozëve daton në vitin 2001. Sigurisht nuk e keni harruar ndeshjen emocionuese ndërmjet Gjermanisë dhe Shqipërisë, e zhvilluar në Leverkusen në vitin 2001. Golit të shënuar nga Bledar Kola iu kishin gëzuar plotë tifozë shqiptarë, midis Leverkusenit.
Jo të gjithë ata ishin bashkëkombës që jetonin e vepronin në Gjermani. Qindra nga ta ishin tubuar në Tiranë dhe në mënyrë të organizuar kishin udhëtuar drejt Gjermanisë me aeroplan.
Sponsorues i atij udhëtimi ishte kompania e njohur kosovare, “Eurokoha”, ndërsa pjesë e atij grupi tifozësh ishte edhe pronari i kompanisë, Remzi Ejupi, mbështetësi i madh i atij organizimi historik, shkruan Zëri. Edi Rama sot nuk e ka rastësisht plotgojën “Kombëtare Shqiptare”. As për ata se është kryeministër aktual i Shqipërisë dhe i takon të flet shumë për skuadrën. Rama kaherë ka qenë tifozë i zjarrtë i ekipit kuq e zi. Ai ishte në mesin qindra tifozëve që në vitin 2001 me aeroplanin e sponsorizuar nga “Eurokoha” kishin shkuar në Leverkusen për ta mbështet Shqipërinë ndaj Gjermanisë. Pjesë e atij grupi tifozësh të organizuar kishte edhe shumë figura të njohura në opinionin shqiptar.
Tradita po vazhdon. Ajo madje po përparon. Shqipëria sot ka fansat më të mirë në botë dhe gjithandej nëpër glob. Miliona shqiptarë sot Shqipërinë ditë e natë e këndojnë.