Grupi i tifozëve të Partizan Beogradit, “Grobari-Varrmihësit”, kanë publikuar një foto para stadiumit të Elbasanit, “Elbasan Arena”.
Tre tifozë serbë shihen me stemën e tifozerisë së tyre e cila përmban elemente provokuese, ndërsa janë fotografuar duke ngritur tre gishta, transmeton indeksonline.
Fytyrat e tyre janë mbuluar nga mediat serbe, ndërsa këta tifozë kanë garantuar se do të jenë sot në stadium për të përkrahur kombëtaren serbe.
