“Tifozat Kuq e Zi”: Do ta djegim Danimarkën
Kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë njërën prej ndeshjeve vendimtare për kualifikimet e ‘Euro 2016’, muajin e ardhshëm ndaj Danimarkës.
Për këtë janë të vetëdijshëm edhe tifozët shqiptarë “Tifozat Kuq e Zi”, të cilët duket të vendosur për ta ndjekur ndeshjen ‘nga vendi i ngjarjes’.
Ata i kanë postuar disa fotografi, ku i tregojnë biletat që i kanë siguruar për ta ndjekur ndeshjen në Kopenhagë, në shtator. Shqipëria dhe Danimarka kanë pikë të njëjta në tabelë, nga 10, dhe janë në kërkim të kualifikimit në këtë eveniment, i cili do të mbahet në Francë.











